Fikja e ajrit të kondicionuar – Ndonëse është e vërtetë që ajri i kondicionuar rrit lehtësisht konsumin e makinës, rritja është aq e vogël, sa që nuk ia vlen të “pëllcasësh” në një ditë të nxehtë gushti me xhamat hapur.
Mbushja e makinës kur është fresk – Sipas një teorie, mbushja e makinës në mëngjes herët apo në darkë vonë, atëherë kur është fresk, ul konsumin e karburantit. E vërteta është se benzina ruhet në një temperaturë të caktuar nëntokë, prandaj temperatura e ambientit nuk ka asnjë ndikim.
Rritja e presionit të gomave – Është diçka e mirë që të udhëtojmë gjithmonë me presion të lartë në goma, sepse kjo rrit jetëgjatësinë e vetë gomave, por në të vërtetë, nuk ka asnjë lloj ndikimi mbi konsumin.
Shtimi i substancave në karburant – Ekziston një teori se shtimi i disa substancave në serbator ul konsumin. Sipas Agjensisë Amerikane të Mbrojtjes së Konsumatorëve, është njësoj sikur të hedhësh paratë në kosh. Ndërsa impakti është shumë i vogël, këto substanca dëmtojnë motorin nëse përdoren gjatë.
Ndërrimi i filtrit të ajrit – Është diçka e mirë që makinës t’i bëhen vazhdimisht riparimet e nevojshme, midis të cilave edhe në filtrin e ajrit, por kjo nuk sjell ndonjë ulje të konsumit të karburantit. Makinat e njëjta, me filtra të rinj ose të vjetër shpenzojnë njësoj.
Mbatja ndezur e motorit gjatë furnizimit – Janë të shumtë ata që mendojnë se konsumohet më pak karbutant duke mbajtur ndezur motorin gjatë furnizimit, por makinat e sotme janë në gjendje mos shpenzojnë makinë gjatë nisjes.