Mjalti lule basani dhe hudhra sherojne ulceren ne bark

Mjalti, lule basani dhe hudhra sherojne ulceren ne bark
Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat, që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjetikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Mjalti

Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Lule basani

Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.

Hudhra

Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Mjekësia popullore

Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit. Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen tableta, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.

Cfare eshte ulcera dhe si shkaktohet ajo?

Me termin ulcere kuptojme nje demtim te mukozes dhe submukozes gastrike ose duodenale (pjesa poshte stomakut, fillimi i zorres se holle) qe shkakton gerryerje te thelle te ketyre shtresave nepermjet procesit te saj inflamator, aktiv. Shpeshhere, ky acarim arrin deri ne pjesen muskulore te stomakut apo duedenit. Ulcerat zakonisht kane natyre kronike dhe perseritese. Pergjithesisht, mukoza demtohet mbi 5 centimetra dhe thellesia deri ne submukoze. Ulcerat duedenale (afer zorres se holle) dhe ato gastrike (te stomakut) kane mjaft tipare te perbashketa ne drejtim te patogjenezes, diagnozes dhe trajtimit. Ashtu sikurse kane edhe shume elemente te ndryshem qe i dallojne midis tyre. Ulcerat duodenale zhvillohen me shpesh ne 95 per qind te rasteve ne segmentin e pare duodenal. Kurse ulcerat gastrike lokalizohen zakonisht ne kendin e stomakut kryesisht nga ana e kubatures se vogel.

Faktoret kryesore favorizojne shfaqjen e ketyre ulcerave

Tashme jane bere shume te qarte se cilet jane keta faktore te cilet ndikojne ne shfaqjen e semundjes. Nje nga me te rendesishmet eshte H-pylori (helikobakterpilori, lloj bakteri), si dhe perdorimi i preparateve anti-flamatore si aspirina dhe medikamentet per kurimin e reumatizmes. Por krahas ketyre shkaktareve, nje rol tjeter ka edhe predispozicioni gjenetik. Eshte vene re shpeshti e madhe e pranise te semundjes ulceroze te personat e shumices se familjes apo te se njejtes linje trashegimie gjenetike.

Simptomat kryesore qe shfaqen te nje pacient?

Shenja kryesore e ulceres eshte dhimbja. Kjo dhimbje shfaqet ne varesi te lokalizimit te ulceres, por mund te shfaqet edhe direkt mbas ushqimit qe eshte karakteristike tek ulcerat e stomakut. Por mund te shfaqet edhe dy ore pas ushqimit, e cila eshte karakteristike e ulceres se duodenit. Dhimbja eshte e forte, e cila zakonisht perhapet edhe ne kurriz mbrapa, ku ne pergjithesi e zgjon te semurin nga gjumi, rreth ores dy apo tre te nates. Kjo perkon me pikun me te madh te acarimit te aciditetit te stomakut. Krahas dhimbjes vijne edhe shenjat e tjera, ku te semuret kane urth, djegie te stomakut, gromesira, kthim te lengjeve ne goje. Po keshtu te semuret mund te kene te vjella, dhe kjo eshte me tipike ne ulceren kur eshte me aciditet, por vihet re nje stenoze nese ka gjithmone nxjerrje te ushqimit.

Keshillat kryesore per sa i perket mjekimit?

Ajo qe eshte e rendesishme pas shfaqjes se ketyre simptomave eshte vizita te mjeku specialist. Mjekimi qe duhet te merret eshte per zhdukjen e H-pylorit (bakter). Mjekim qe eshte futur prej 20 vjetesh ne vendin tone dhe ka dhene shume rezultat. I semuri duhet te ndiqet per nje vit, here pas here duhet te marre mjekim sepse ka plot raste qe ndodh riaktivizim i ulceres. Kjo per vete faktin se mikrobi eshte riaktivizues dhe mund te perseritet. Krahas mjekimit tipik per ulceren rendesi duhet t'i kushtohet i atyre faktoreve dytesore si duhani, stresi etj. Po keshtu, keshillohet qe keta persona te mos perdorin preparatet te cilat jane te demshme per stomakun. Keshtu nuk keshillohet perdorimi i aspirines, medikamenteve reumatizmale dhe nese keto te fundit jane te domosdoshem duhet te perdoren me nje shoqerues per te ndaluar dhimbjet e stomakut. Ose keshillohen forma te ndryshme si injeksione xhel etj.


Simptomat

Shenja kryesore e ulceres eshte dhimbja
Dhimbja shfaqet edhe 2 ore pas ushqimit
Dhimbja e forte perhapet edhe ne kurriz
Krizat zgjojne te semurin nga gjumi
Te semuret kane urth
Po keshtu djegie te stomakut,
Gromesira ose kthim te lengjeve ne goje
Mund te kene te vjella

Keshillat

Vizita te mjeku specialist
Eliminim te duhanit dhe stresit
Te mos perdorin preparatet e demshme per stomakun
Jo aspirine dhe medikamenteve reumatizmale
Te eliminohen ushqimet pikante
Jo perdorim te pijeve me gaz
Nuk duhet te perdoren ushqimet djegese
Marrje e medikamenteve rregullisht

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama