Mjedisi flitet shume por Shqiperia po degradon perdite

Mjedisi, flitet shume, por Shqiperia po degradon perdite
Për specialistët e njohur të mjedisit dhe aktivistët, realiteti i sotëm i Shqipërisë ka shumë elementë. Është e vërtetë se politika në dukje tregon interes dhe madje miratohen ligje, por më i vërtetë është akoma fakti se vendi ynë po degradon për ditë. Dhe, ndërsa të dy kampet politike bëjnë llogari të pafundme dhe sidomos premtime gati stratosferike, për mjedisin flitet shumë pa bazë...

Për profesorin e biologjisë dhe aktivistin Spase Shumka: “Lëvizjes mjedisore i mungojnë mjetet intelektuale. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë të mjeteve intelektuale, duke filluar nga studimet juridike në analizat gjeo-territoriale, argumentet shkencore të përafrimit të ekosistemeve, letërsinë etj., politikat mjedisore dhe lëvizja në vetvete do ta zgjeronte ndjeshëm seriozitetin dhe ndikimin në vendimmarrje”. Kurse për Lavdosh Ferrunin, një nga emrat më të spikatur të protestave mjedisore, por edhe një oponencë e përhershme e çështjeve mjedisore, situata ka nevojë për realitete të tjera.

Ai shprehet për ‘JAVA’ se:“ Mendoj se artikulimi i politikanëve për mjedisin nuk mungon, madje ka ardhur duke u shtuar. Politikanët kanë kuptuar se elektorati ka ndjeshmëri për mjedisin, madje nga disa sondazhe çështja e mjedisit është në top listën e prioriteteve të qytetarëve. Ndërsa artikulimi politik nuk mungon, ndërsa edhe fletoret zyrtare me ligje të aprovuar për mjedisin shtohen, mjedisi në Shqipëri po degradon çdo ditë, pasi vendimmarrja e ka shikuar dhe e shikon çështjen e mjedisit dhe ligjet për mjedisin si pjesë dekori, që mund të bëhet edhe pa të, dhe jo si pjesë integrale rigorozisht e detyrueshme në vendimmarrje”. Të bindesh për fjalët e dy aktivistëve të mjafton të konsiderosh faktet. Kështu, p.sh. Plani i Përgjithshëm Kombëtar, detyrim ligjor sipas ligjit për Planifikimin e Territorit i vitit 2009, duhej të kish përfunduar qysh më 2011.

Apo historia me TEC-in e Vlorës, ku taksapaguesve shqiptar u ikën 100 milion euro, ndërsa u shkatërrua një nga ekosistemet më të bukura të Gjirit të Vlorës, leja për super TEC-in me qymyr në Porto Romano, nga ku u shpalos dhe ideja e Berishës e superfuqisë energjitike, e deri te centrali bërthamor dhe të tjera, të bëjnë të kuptosh se këtu mjedisi konsiderohet si një fushë, për të cilin flitet me shumë profanitet nga politikanët. Të dy specialistët e mjedisit, kanë vendosur pikat mbi i për shumë probleme, që lidhen sot me mjedisin...
 
Ligje aprovohen çdo ditë por ambienti po shkatërrohet

Flet për “JAVA” Lavdosh Feruni, ambjentalist i njohur dhe aktivist i çështjeve mjedisore. Si e shikon ai heshtjen reale të politikës në ditët tona për mjedisin dhe përballjen e çështjeve të ndryshme me realitetet në vend. Për militantin e njohur të mjedisit, nuk është e vërtetë që politika nuk e kthen vështrimin te mjedisi, por e vërtetë është që politika është e pasinqertë në lidhje me të...
 
-Si e shikoni heshtjen e politikës në këtë fushatë për mjedisin?

“Besoj që heshtja e politikës në trajtimin e çështjeve mjedisore në këtë prag fushate elektorale vjen si pasoj e valës mbytëse gjeneruar brenda vetë politikës. Nëse riformatimi politik i sapo konturuar do të shkoj në rrjedhë normale dhe nuk do ketë turbullira të tjera mbytëse që mund të shkaktohen nga vakumi në KQZ apo turbullira të tjera artificiale do të kemi një axhendë mjedisore më të theksuar në këtë fushatë krahasuar me çdo fushatë tjetër elektorale. Ndërsa maxhoranca do tentoj ta ruaj heshtjen për çështjet mjedisore, opozita do ta thyhej këtë heshtje. Për shembull, me nxjerrjen e dekretit të Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së mbajtjes së referendumit, kërkuar nga mbi 50 mijë firmëtarë për ndalimin e importit të mbetjeve më 22 Dhjetor të këtij viti, maxhoranca e sotme nuk bëri asnjë koment, kurse Partia Socialiste u prononcua qartë publikisht se do bëj realitet kërkesën e firmëtarëve të referendumit nëpërmjet amendimit të neneve që bëjnë të mundur importin e mbetjeve në ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Nuk mund të heshtet për plehrat shtresëzimet e të cilave vazhdojnë të shtohen në ambient të hapur kudo në Shqipëri, në çdo përrua, në çdo lum e në dhjetëra kilometra bregdet; së paku do flitet për ndotjen e madhe të ajrit e ndotjen vizive prej plehrave të pa përpunuara e më pak ose aspak për ndotjen e madhe, jo aq të dallueshme, që po i bëhet damarëve ujor të vendit, ndotje që mund të rezultoj dramatike brenda një harku kohor vetëm disavjeçar.

Nuk mund të heshtet (por edhe mund të heshtet) për ndotjen e ajrit, që normalisht pritet të shtohet me shtimin e makinave të vjetra në qarkullim, si rrjedhojë e përgjysmimit të taksës për makinat e vjetra, e sidomos në Tiranë, ku një tjetër vendimmarrje antimjedisore e maxhorancës parashikon dendësimin e qytetit me ndërtime të reja. Nuk mund të heshtet për degradimin e pyjeve e si rrjedhojë erozionin gjigand, shoqëruar me rrëshqitje masive dhe përmbytje sistematike. Ajo që padrejtësisht mund të heshtet është çështja e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale, e cila shihet shumë gabimisht nga politika Shqiptare, si diçka që i përket së ardhmes së largët dhe se i përket qeverive të vendeve të mëdha”.
 
-A mendoni se mjedisi gjithmonë e më pak zë vend në artikulimet e politikanëve?

“ Mendoj se artikulimi i politikanëve për mjedisin nuk mungon, madje ka ardhur duke u shtuar. Politikanët kanë kuptuar se elektorati ka ndjeshmëri për mjedisin, madje nga disa sondazhe çështja e mjedisit është në top listën e prioriteteve të qytetarëve. Ndërsa artikulimi politik nuk mungon, ndërsa edhe fletoret zyrtare me ligje të aprovuar për mjedisin shtohen, mjedisi në Shqipëri po degradon çdo ditë, pasi vendimmarrja e ka shikuar dhe e shikon çështjen e mjedisit dhe ligjet për mjedisin si pjesë dekori, që mund të bëhet edhe pa të, dhe jo si pjesë integrale rigorozisht e detyrueshme në vendimmarrje. Për shembull flitet pa pushim për energjinë e rinovueshme rreth 400 HEC-eve, që ka piketuar Qeveria, por të ndërtosh, HEC në Valbonë, në një zonë me status të mbrojtur, apo hedhja e mijëra ton beton për të ndërtuar HEC-e në kanionet e famshme të Bënjës apo të Osumit, jo vetëm që nuk është e lejueshme por është dhe kriminale. Flitet pa pushim për riciklim të mbetjeve, por të hedhësh mbetjet e mbetjeve (llumrat, skoriet, substancat toksike teknologjike) në lum e në det është egërsisht antimjedisore”.
 
-Çfarë i mungon lëvizjes mjedisore në vend, që të bëhej një faktor që do të ndikonte në politikëbërje?

“Lëvizja mjedisore në Shqipëri është vetëm 10 vjeçare. Ajo u duk si e tillë pikërisht në vitin 2003 me fushatën “Shqipëria pa-OMGJ”, mori hov me “Grupimin e Reagimit Qytetar” kundër ndërtimit të inceneratorit të plehrave në Kashar, kryesisht bazuar në import plehrash nga Italia; shpërtheu nga “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës” për shmangien e parkut energjitik në Vlorë dhe arriti një fitore të madhe me aprovimin së fundmi të referendumit kërkuar nga “Aleanca kundër Importit të Plehrave”. Të gjitha këto fushata janë grupime ad hoc më shumë të disa qytetarëve të ndjeshëm për çështjet e caktuara e të motivuar për të bërë diçka për t’i kundërshtuar vendimmarrjet e mbrapshta, se sa nisma të organizatave mjedisore të mirëfillta. 

A kanë ndikuar në politikëbërje këto lëvizje? Besoj se po, për sa kohë që të gjitha këto lëvizje dolën nga sallat e mbyllura e siguruan mbështetje qytetare e forcë reaguese. Por kjo lëvizje mjedisore në vend mbetet spontane dhe e pa strukturuar. Ajo që i mungon Shqipërisë është një organizatë tip “Greenpeace – Albania”, që të udhëheq lëvizjet mjedisore në vend, natyrisht edhe në sinkron me organizatat simotra të vendeve të tjera.

Lëvizja mjedisore në Shqipëri është “kapur” nga REC (Qendra Rajonale Mjedisore), që prej 20 vitesh thith thuaj gjithë fondet për mjedisin nga donacionet e huaja. REC është organizatë e deklaruar non-partizan, që përkthehet se REC nuk e prish asnjëherë me Qeverinë, dhe që shpërndan fonde të vogla nëpër organizata që gjithashtu duhet të kenë qëndrim non-partizan, kryesisht orientuar për trainime, seminare, ndonjë publikim, sensibilizim, apo edhe e shumta ndonjë mbjellje pemësh në bashkëpunim me shkolla e me njësi vendore. Donatorët e kanë gjetur këtë rrugë konforte për të kanalizuar buxhetet e tyre caktuar për Shqipërinë në një organizatë që ka kapacitete për të menaxhuar fonde, pavarësisht nga impakti në vendimmarrjen e vendit”.
 
-A mendoni se do te ndryshoje diçka pas 23 Qershorit ne lidhje me politikat reale te mjedisit ne vend?

“Mendoj se pas 23 Qershorit do të ketë ndryshim pozitiv të konsiderueshëm në politikat mjedisore në vend. Opozita që pritet të marrë pushtetin ka potenciale njerëzore që kanë treguar në karrierën e tyre përgjegjshmëri dhe profesionalizëm. Partia Socialiste, duke qenë në Opozitë ka mbështetur reagimet qytetare për mjedisin. Edi Rama, si kryeministër i ardhshëm, nuk mund të shmang reminishencat e një artisti, që së pari t’i zbukuroj faqen vendit, duke hequr plehrat hedhur kudo rrugëve e luginave të vendit.  Shumë e rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm në vend është bërja e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, i cili është detyrim ligjor sipas ligjit për Planifikimin e Territorit i vitit 2009 dhe që duhej të kish përfunduar qysh më 2011. Shqipëria i ka pasur mundësitë të eci mbi një plan kombëtar zhvillimi, por Qeveria ka zgjedhur të ecë me guida klienteliste. 

Për shembull, në fushën e energjisë; ndërtoi TEC-in e Vlorës, që u vodhi taksapaguesve shqiptar 100 milion euro dhe shkatërroi një nga ekosistemet më të bukura të Gjirit të Vlorës, më pas dha lejen mjedisore për super TEC me qymyr në Porto Romano, ku lindi dhe ideja kryeministrore e superfuqisë energjitike, më pas inicioi idenë e ndërtimit të centralit bërthamor në Shkodër dhe përfundoi me privatizim të 4 HEC-eve mbi Mat e Bistricë, duke injoruar në çdo rast vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe vlerësimin strategjik mjedisor.

Bërja e këtij plani të Përgjithshëm Kombëtar të munguar, me pjesëmarrje të gjerë të publikut dhe ekspertizë të kualifikuar, për të cilën është shprehur qartë PS, jep garanci se Shqipëria do të orientohet realisht drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, që nënkupton mbrojtje të pasurive natyrore të vendit. Kështu, për shembull, me ndalimin e importit të mbetjeve i pritet rruga e nisur për transferimin e industrive ndotëse të vendeve të tjera drejt territorit Shqiptar.

Pas 23 Qershorit pritet të ketë afrim më të shpejtë me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe kjo veç të tjerash do të ketë kritere më të forta për standardet mjedisore në Shqipëri.

Koha sot nuk është si në vitet 60 në botë, kur mjedisi mbrohej nga “të gjelbrit” dhe  Qeveritë drejtonin duke ndotur. Sot Qeveritë që drejtojnë duhet të jenë “të gjelbra”. Përgjegjësitë janë shumë të  mëdha edhe si rrjedhojë e fenomenit të ndryshimit të klimës.

Nuk ka rrugë tjetër”.  -Si e shikoni heshtjen e politikës në këtë fushatë për mjedisin?
“Besoj që heshtja e politikës në trajtimin e çështjeve mjedisore në këtë prag fushate elektorale vjen si pasoj e valës mbytëse gjeneruar brenda vetë politikës. Nëse riformatimi politik i sapo konturuar do të shkoj në rrjedhë normale dhe nuk do ketë turbullira të tjera mbytëse që mund të shkaktohen nga vakumi në KQZ apo turbullira të tjera artificiale do të kemi një axhendë mjedisore më të theksuar në këtë fushatë krahasuar me çdo fushatë tjetër elektorale. Ndërsa maxhoranca do tentoj ta ruaj heshtjen për çështjet mjedisore, opozita do ta thyhej këtë heshtje.

Për shembull, me nxjerrjen e dekretit të Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së mbajtjes së referendumit, kërkuar nga mbi 50 mijë firmëtarë për ndalimin e importit të mbetjeve më 22 Dhjetor të këtij viti, maxhoranca e sotme nuk bëri asnjë koment, kurse Partia Socialiste u prononcua qartë publikisht se do bëj realitet kërkesën e firmëtarëve të referendumit nëpërmjet amendimit të neneve që bëjnë të mundur importin e mbetjeve në ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Nuk mund të heshtet për plehrat shtresëzimet e të cilave vazhdojnë të shtohen në ambient të hapur kudo në Shqipëri, në çdo përrua, në çdo lum e në dhjetëra kilometra bregdet; së paku do flitet për ndotjen e madhe të ajrit e ndotjen vizive prej plehrave të pa përpunuara e më pak ose aspak për ndotjen e madhe, jo aq të dallueshme, që po i bëhet damarëve ujor të vendit, ndotje që mund të rezultoj dramatike brenda një harku kohor vetëm disavjeçar.

Nuk mund të heshtet (por edhe mund të heshtet) për ndotjen e ajrit, që normalisht pritet të shtohet me shtimin e makinave të vjetra në qarkullim, si rrjedhojë e përgjysmimit të taksës për makinat e vjetra, e sidomos në Tiranë, ku një tjetër vendimmarrje antimjedisore e maxhorancës parashikon dendësimin e qytetit me ndërtime të reja. Nuk mund të heshtet për degradimin e pyjeve e si rrjedhojë erozionin gjigand, shoqëruar me rrëshqitje masive dhe përmbytje sistematike. Ajo që padrejtësisht mund të heshtet është çështja e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale, e cila shihet shumë gabimisht nga politika Shqiptare, si diçka që i përket së ardhmes së largët dhe se i përket qeverive të vendeve të mëdha”.
 
-A mendoni se mjedisi gjithmonë e më pak zë vend në artikulimet e politikanëve?

“ Mendoj se artikulimi i politikanëve për mjedisin nuk mungon, madje ka ardhur duke u shtuar. Politikanët kanë kuptuar se elektorati ka ndjeshmëri për mjedisin, madje nga disa sondazhe çështja e mjedisit është në top listën e prioriteteve të qytetarëve. Ndërsa artikulimi politik nuk mungon, ndërsa edhe fletoret zyrtare me ligje të aprovuar për mjedisin shtohen, mjedisi në Shqipëri po degradon çdo ditë, pasi vendimmarrja e ka shikuar dhe e shikon çështjen e mjedisit dhe ligjet për mjedisin si pjesë dekori, që mund të bëhet edhe pa të, dhe jo si pjesë integrale rigorozisht e detyrueshme në vendimmarrje. Për shembull flitet pa pushim për energjinë e rinovueshme rreth 400 HEC-eve, që ka piketuar Qeveria, por të ndërtosh, HEC në Valbonë, në një zonë me status të mbrojtur, apo hedhja e mijëra ton beton për të ndërtuar HEC-e në kanionet e famshme të Bënjës apo të Osumit, jo vetëm që nuk është e lejueshme por është dhe kriminale. Flitet pa pushim për riciklim të mbetjeve, por të hedhësh mbetjet e mbetjeve (llumrat, skoriet, substancat toksike teknologjike) në lum e në det është egërsisht antimjedisore”.
 
-Çfarë i mungon lëvizjes mjedisore në vend, që të bëhej një faktor që do të ndikonte në politikëbërje?

“Lëvizja mjedisore në Shqipëri është vetëm 10 vjeçare. Ajo u duk si e tillë pikërisht në vitin 2003 me fushatën “Shqipëria pa-OMGJ”, mori hov me “Grupimin e Reagimit Qytetar” kundër ndërtimit të inceneratorit të plehrave në Kashar, kryesisht bazuar në import plehrash nga Italia; shpërtheu nga “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës” për shmangien e parkut energjitik në Vlorë dhe arriti një fitore të madhe me aprovimin së fundmi të referendumit kërkuar nga “Aleanca kundër Importit të Plehrave”. Të gjitha këto fushata janë grupime ad hoc më shumë të disa qytetarëve të ndjeshëm për çështjet e caktuara e të motivuar për të bërë diçka për t’i kundërshtuar vendimmarrjet e mbrapshta, se sa nisma të organizatave mjedisore të mirëfillta. 

A kanë ndikuar në politikëbërje këto lëvizje? Besoj se po, për sa kohë që të gjitha këto lëvizje dolën nga sallat e mbyllura e siguruan mbështetje qytetare e forcë reaguese. Por kjo lëvizje mjedisore në vend mbetet spontane dhe e pa strukturuar. Ajo që i mungon Shqipërisë është një organizatë tip “Greenpeace – Albania”, që të udhëheq lëvizjet mjedisore në vend, natyrisht edhe në sinkron me organizatat simotra të vendeve të tjera.

Lëvizja mjedisore në Shqipëri është “kapur” nga REC (Qendra Rajonale Mjedisore), që prej 20 vitesh thith thuaj gjithë fondet për mjedisin nga donacionet e huaja. REC është organizatë e deklaruar non-partizan, që përkthehet se REC nuk e prish asnjëherë me Qeverinë, dhe që shpërndan fonde të vogla nëpër organizata që gjithashtu duhet të kenë qëndrim non-partizan, kryesisht orientuar për trainime, seminare, ndonjë publikim, sensibilizim, apo edhe e shumta ndonjë mbjellje pemësh në bashkëpunim me shkolla e me njësi vendore. Donatorët e kanë gjetur këtë rrugë konforte për të kanalizuar buxhetet e tyre caktuar për Shqipërinë në një organizatë që ka kapacitete për të menaxhuar fonde, pavarësisht nga impakti në vendimmarrjen e vendit”.
 
-A mendoni se do te ndryshoje diçka pas 23 Qershorit ne lidhje me politikat reale te mjedisit ne vend?

“Mendoj se pas 23 Qershorit do të ketë ndryshim pozitiv të konsiderueshëm në politikat mjedisore në vend. Opozita që pritet të marrë pushtetin ka potenciale njerëzore që kanë treguar në karrierën e tyre përgjegjshmëri dhe profesionalizëm. Partia Socialiste, duke qenë në Opozitë ka mbështetur reagimet qytetare për mjedisin. Edi Rama, si kryeministër i ardhshëm, nuk mund të shmang reminishencat e një artisti, që së pari t’i zbukuroj faqen vendit, duke hequr plehrat hedhur kudo rrugëve e luginave të vendit.  Shumë e rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm në vend është bërja e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, i cili është detyrim ligjor sipas ligjit për Planifikimin e Territorit i vitit 2009 dhe që duhej të kish përfunduar qysh më 2011.

Shqipëria i ka pasur mundësitë të eci mbi një plan kombëtar zhvillimi, por Qeveria ka zgjedhur të ecë me guida klienteliste.  Për shembull, në fushën e energjisë; ndërtoi TEC-in e Vlorës, që u vodhi taksapaguesve shqiptar 100 milion euro dhe shkatërroi një nga ekosistemet më të bukura të Gjirit të Vlorës, më pas dha lejen mjedisore për super TEC me qymyr në Porto Romano, ku lindi dhe ideja kryeministrore e superfuqisë energjitike, më pas inicioi idenë e ndërtimit të centralit bërthamor në Shkodër dhe përfundoi me privatizim të 4 HEC-eve mbi Mat e Bistricë, duke injoruar në çdo rast vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe vlerësimin strategjik mjedisor.

Bërja e këtij plani të Përgjithshëm Kombëtar të munguar, me pjesëmarrje të gjerë të publikut dhe ekspertizë të kualifikuar, për të cilën është shprehur qartë PS, jep garanci se Shqipëria do të orientohet realisht drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, që nënkupton mbrojtje të pasurive natyrore të vendit. Kështu, për shembull, me ndalimin e importit të mbetjeve i pritet rruga e nisur për transferimin e industrive ndotëse të vendeve të tjera drejt territorit Shqiptar.

Pas 23 Qershorit pritet të ketë afrim më të shpejtë me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe kjo veç të tjerash do të ketë kritere më të forta për standardet mjedisore në Shqipëri.

Koha sot nuk është si në vitet 60 në botë, kur mjedisi mbrohej nga “të gjelbrit” dhe  Qeveritë drejtonin duke ndotur. Sot Qeveritë që drejtojnë duhet të jenë “të gjelbra”. Përgjegjësitë janë shumë të  mëdha edhe si rrjedhojë e fenomenit të ndryshimit të klimës. Nuk ka rrugë tjetër”.
 
 
 
 
Lëvizjes mjedisore i mungojnë mjetet intelektuale
Flet për JAVA, prof. Spase Shumka, pedagog i Biologjisë në Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe aktivist i njohur mjedisi

Si e shikoni heshtjen e politikës në këtë fushatë për mjedisin?


“Prej më shumë se dhjetë dekada, shqetësimet mjedisore kanë qenë pjesë e axhendës politike amerikane dhe evropiane. Që në fund të shekullit të 19-të, Kongresi amerikan ka debatuar në lidhje me përdorimin e duhur të tokave bujqësore, pyjeve dhe habitateve natyrore duke kaluar në sisteme të integruara të mbrojtjes. Ndërkohë me industrializimin dhe keqpërdorimin e globalizmit, ndikimet mjedisore janë rritur ndjeshëm dhe politikat mjedisore e kanë zgjeruar gamën e vet.

Për të kuptuar faktorët tipikë, që ndikojnë heshtje e politikës dhe politikat mjedisore në vendin tonë, kërkohet që të shqyrtohen katër aspekte thelbësore. Aspekti i parë lidhet me shndërrimin e mundësive politike në kornizë mjedisore. Mund të thuhet që ndryshimet në dy dekadat e fundit dhe sidomos detyrimet e proceseve integruese në BE dhe konventa të ndryshme ku ne jemi palë, kanë themeluar kornizë, e cila teorikisht është e kënaqshme. Nga ana tjetër, bazuar në mjaft përvoja të tjera mundësitë politike mund të ketë edhe një efekt të drejtpërdrejtë mbi mjedisin dhe një efekt të tërthortë nëpërmjet lehtësimit të lëvizjes mjedisore, që për fat të keq në vendin tonë është e topitur.

Komponenti i dytë fokusohet në mobilizimin dhe aktivitetet e lëvizjes mjedisore, duke përfshirë formimin e organizatave të reja, gjë që ka ndodhur, ndërkohë që efektet janë larg nevojës së mjedisit dhe natyrës sonë.  Së treti dinamika kulturore përbën element të rëndësishëm ku mbulimet e medias dhe përkushtimet e elitës dhe publikut të gjerë për mjedisin janë serioze duke përforcuar lëvizjen mjedisore dhe politikat e mjedisit. Mendoj se shoqëria jonë për arsye historike dhe konceptuale është larg këtij dimensioni. Një gazetari mjedisore e fuqishme do të përbënte një pasuri të vërtetë. Së fundi, politika mjedisore është ndikuar thellësisht nga kushtet e mjedisi natyror, politikat e qeverisë dhe sidomos në përdorimin e burimeve ujore dhe pyjore, etj. Së bashku, këto katër fusha të ushtrojë ndikimet kritike dhe tipike mbi dinamikën e politikave mjedisore dhe pasqyrimin e tyre në politikat partiake”.
 
A mendoni se mjedisi gjithmonë e më pak zë vend në artikulimet e politikanëve?

“Në këndvështrimin e parë dhe të koperturës, mund të konstatohet lehtësisht se forcat politike punojnë pak për të formësuar politika efikase mjedisore, ndërkohë që fokusi është tek dimensionet socio-ekonomike që duhet të pasqyrojnë interesa të caktuara politike apo ekonomike. Në tërësinë e vet origjina sociale e problemeve mjedisore është një kyç për të kuptuar aspektet e politikës mjedisore në vendin tonë dhe të ndikimit të politikës në tërësi në  lëvizjen mjedisore. Bazuar në analiza të ndryshme duket se politika aktuale në vendin tonë është e kufizuar në këtë dimension duke mos iu përgjigjur”.
 
Çfarë i mungon lëvizjes mjedisore në vend, që të bëhej një faktor që do të ndikonte në politikbërje?

“Aktualisht mendoj se lëvizjes mjedisore i mungojnë mjetet intelektuale. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë të mjeteve intelektuale, duke filluar nga studimet juridike në analizat gjeo-territoriale, argumentet shkencore të përafrimit të ekosistemeve, letërsinë etj., politikat mjedisore dhe lëvizja në vetvete do ta zgjeronte ndjeshëm seriozitetin dhe ndikimin në vendimmarrje.

Element tjetër i rëndësishëm në këtë kuadër do të ishte qasja sipas modernizimit ekologjik. Përafrimi teorik bazohet në rolin e zhvillimit teknologjik, ekonomik, zgjerimin dhe rritjen e qeverisjes mjedisore duke ndikuar në zbutjen e problemeve mjedisore. Në këtë perspektivë, zhvillimi ekonomik dhe adaptimet në teknologji çojnë drejt situatave të balancuara zhvillim-mjedis dhe natyrë.

Procesi i modernizimit të çon në zhvillimin e teknologjive më të përparuara dhe një zbutje të mjaft ‘teknikave’ shumë ndotëse të prodhimit drejt metodave më pak ndotëse. Kur flasim për këtë aspekt kemi parasysh edhe zhvillimet në bujqësi, teknikat e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, teknikat e ruajtjes dhe administrimit dhe shfrytëzimin e burimeve ekologjike”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama