Mjekesia cfare pritet per 2011-n?

Mjekesia, cfare pritet per 2011-n?
Mes risive që do të kenë impaktin më të madh mbi mjekësinë këtë vit të ri renditen ilaçet e reja që do të luftojnë melanomën dhe tumoret e prostatës.

Viti 2011 mendohet se do të jetë viti kur sistemi imunitar mund të fitojë betejën kundër kancerit. Me sa duket po, sipas një liste të hartuar nga ekspertët amerikanë të avangardës amerikane për studimet mjekësore, siç është “Cleveland Clinic”. Në renditjen e saj janë futur dy ilaçe të reja imunoterapikë, kundër melanomës së përparuar dhe tumorit të prostatës mes risive që do të kenë impaktin më të madh mbi mjekësinë e vitit që sapo ka nisur.

Zbulime të rëndësishme

Ata që kanë hartuar listën e dhjetë risive në mjekësi, ashtu si çdo vit, kanë qenë rreth 70 specialistët e panelit i përbërë nga mjekët dhe kërkuesit më të mirë të Cleveland Clinic. Nëse vendi i parë i dedikohet Alzheimerit dhe një përbërësi radioaktiv që na lejon të arrijmë imazhe molekulare nga truri për të mbërritur te një diagnostikim i hershëm i sëmundjes, vendi i dytë dhe i tretë flet për luftën ndaj tumoreve që konsideroheshin të pashpresë.

Ilaçi për melanomën

Është një nga zbulimet e para që pritet të bëjë bujë të madhe. E para është antitrupi monoklonal ipilimumab, i vlerësuar në vitin që sapo u mbyll si terapia e parë prej 30 vjetësh në këtë fushë, në gjendje të përmirësojë mbijetesën e të sëmurëve në fazë të avancuar. Ajo vepron duke zhbllokuar në nivel molekular disa limfocite (qelizat T) të sistemit imunitar, duke i vendosur në veprim për të luftuar tumorin. Në shumë vende ilaçi nuk është në përdorim të gjerë.

Prostata, vaksina që e kuron

Risia e dytë e listuar nga ekspertët e Cleveland Clinic është vaksina e parë terapeutike e aprovuar nga agjencia rregullatore amerikane (FDA) kundër tumorit të prostatës. Provenge, ky është emri i ilaçit që vepron duke shkaktuar përgjigjen e sistemit imunitar kundër kancerit dhe ka treguar se redukton me 24 për qind vdekshmërinë te pacientët që janë prekur nga kjo sëmundje në organizëm.

Terapitë antihepatit

Në dhjetëshen e vitit që sapo ka ardhur renditen edhe dy ilaçe të reja për të kuruar hepatitin C. Është një mikrokapsulë që do t’i lejojë pediatrit të bëjnë vëzhgime endoskopike nga aparati tretës me më pak siklete për fëmijët e vegjël, duke zbuluar herët ulcerat, polipet apo zonat e gjakosura. Po flitet shumë edhe për një mjekim për sklerozën e shumëfishtë, një test për astmën, një teknikë të re kirurgjikale për të kuruar obezët dhe teknologji të reja për të monitoruar në distancë personat që rrezikojnë të goditen nga infarkti.

Bilanci për vitin që sapo u mbyll është bërë nga “American Society of Oncology” (ASCO), i cili ka hartuar listën vjetore të hapave kryesorë që janë bërë në zbulimet kundër kancerit, ose më mirë të rezultateve që kanë pasur më shumë imapkt mbi kurimin e pacientëve. Në raportin e vitit 2010 janë cituar 35 studime domethënëse, 12 prej të cilave konsiderohen si shumë të rëndësishme. Nga këta të fundit, plot katër i përkasin kurës së tumoreve të konsideruara si shumë të “vështira”, si ai i mushkërive te të moshuarit, ata në stad të avancuar në pankreas, në vezore apo melanoma. Mjekimet me rreze radioaktive lejojnë reduktimin e rrezikut të përsëritjes së tumorit të gjirit, me një cikël seancash trejavore nga pesë që është standardi. Po ashtu, janë vënë në dukje terapitë e zhvilluara për të sëmurët e prekur nga melanoma dhe tumori në mushkëri apo ato kundër tumorit të prostatës.

Në listë nuk përmenden vetëm ilaçet. Një vend i veçantë i rezervohet edhe cilësisë së jetës së pacientëve gjatë kohës që kryejnë kimioterapi: aty përmendet një studim për rëndësinë e kurave kundër depresionit e dhimbjeve dhe një tjetër mbi shqetësimet e gjumit që prekin tre të katërtat e personave që janë në trajtim. Në zgjedhjen e ASCO nuk mund të mos përmendeshin edhe kërkimet mbi personat e shëruar nga një tumor në moshë të vogël: sa më shumë dihet për rreziqet e lidhura me sëmundjen dhe terapitë e përballura që fëmijë, aq më shumë mund të ndryshosh stilin e jetesës dhe të ruhesh kur rritesh.

Në fund, por jo nga rëndësia, një vend i kushtohet edhe ilaçit për kurimin e AIDS. Quhet Truvada dhe duket se marrja e tij në mënyrë periodike mund të reduktojë ndjeshëm mundësinë për t’u infektuar nga virusi HIV në subjektet që rrezikojnë shumë. Për fat të keq, është shumë i kushtueshëm dhe historia e luftës ndaj AIDS është mbushur me shpresa që janë venitur mjaft shpejt, por sipas shkencëtarëve, Truvada që tani do të përballet me teste të reja, mund të mos i ulë pritshmëritë.

Kura u zbulua nga Anthony S. Fauci dhe nga grupi i tij i kërkimit në “National Institutes of Health”, ndërsa u financua nga fondacioni bamirës i Melinda dhe Bill Gates. I njëjti fondacion ka financuar një ilaç tjetër të fuqishëm për të luftuar meningjitin në Afrikë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama