Mjeket e operojne dhe i lene 16 objekte brenda ne trup

Mjeket e operojne dhe i lene 16 objekte brenda ne trup
Familja e një pacienti në Gjermani, që humbi jetën pas një operacioni për shkak se mjekët i kishin lënë 16 objekte të ndryshme në trup, ka hedhur në gjyq spitalin dhe kërkon 100 mijë euro kompensim. Dirk Schroeder, 74 vjeç, vuajti dhimbje të tmerrshme pas operacionit për kancerin e prostatës. Mjekët i kishin thënë se do jetonte edhe së paku gjashtë vite. Por brenda pak muajsh ai u kthye në spital, pasi një infermiere e shokuar e vizitoi në shtëpi dhe pa se nga plaga e tij po dilte një garzë.

Kirurgët i hoqën atij nga trupi 16 objektet, mes tyre gjilpëra, stika pastrimi, fasha, kompresa madje edhe një maskë kirurgjie. U deshën dy operacione që të hiqeshin të gjitha këto objekte. Spitali tha se objektet kanë hyrë pas operacionit, por nuk specifikoi nëse kishin ndërmend faktin se ai mund t’i ketë gëlltitur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama