Keshtu, pas disa kontakteve shoqatat shqiptare, te ndihmuara nga konsullata shqiptare ne Milano rane ne kontakt me mjekun Del Buono te klinikes “Gaslinit” ne Xhenova. Pasi eshte pajisur me vize ne kohe rekord nga ambasada italiane, e ema e femijes bashke me te eshte nisur drejt vendit fqinj. Operacioni ka qene shume i veshtire per shkak te rrezikut qe perbente per organet e foshnjes maja e paramandes. Por operacioni perfundoi me sukses. “Historia eshte humane dhe prekese, aq me teper ne prag te festave te fundvitit ku te gjithe kemi nevoje te degjojme lajme te mira”, u shpreh doktor Del Buono, drejtor i qendres “Gaslini”, qe mori persiper edhe operacionin e veshtire.