Mjeket sa shume mund per te arritur majat

Mjeket, sa shume mund per te arritur majat
Mjekësia kërkon 44 për qind orë studimi më tepër në krahasim me shkencat e komunikimit. Të diplomohesh në lëndët shoqërore ose ekonomike është më e lehtë se të diplomohesh në disiplina më teknike.

Studimi te 15 mijë studentë në Mbretërinë e Bashkuar: Mjekësia kërkon 44 për qind orë studimi më tepër në krahasim me shkencat e komunikimit. Të diplomohesh në lëndët shoqërore ose ekonomike është më e lehtë se të diplomohesh në disiplina më teknike, si p.sh. mjekësia dhe veterinaria. Kjo është diçka e ditur, por tani nga Mbretëria e Bashkuar na vjen një studim, i cili na e konfirmon këtë thënie. Disa studiues britanikë kanë realizuar një sondazh dhe kanë arritur në përfundimin se studentëve, të cilët studiojnë në fusha të ndryshme, u nevojiten orare të ndryshme studimi. Në vend është hapur debati: Është e drejtë që më vonë diplomat të kenë të njëjtën vlerë. Numrat na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë. Studiuesit kanë evidentuar se studentëve, të cilët studiojnë për Mjekësi, u nevojiten 35,2 orë në javë për t’u diplomuar mirë në këtë fushë, ndërsa 23,3 orë janë të mjaftueshme për të përfunduar studimet për diplomën në Gjuhë-Letërsi, Histori dhe Filozofi.

Ndërsa te shkencat e komunikimit do të mjaftonin 19,9 orë në javë, që është 44 për qind më pak në krahasim me mjekët e ardhshëm. Në klasifikimin e pesë disiplinave më të vështira hyjnë edhe Veterinaria (duhet të studiojnë të paktën 33,2 orë në javë), Arkitektura (31,8), disiplinat, të cilat lidhen me mjekësinë, si p.sh., Farmacia (31,2) dhe Inxhinieria (29,9). Në klasifikim janë edhe studime të tjera si në fushën e medias, ekonomisë (21,7) dhe studimeve shoqërore (22,8). Studimi është i realizuar te 15 mijë studentë dhe janë marrë parasysh orët që ata kanë kaluar duke lexuar në auditorë, shtëpi ose biblioteka. Studentët e degëve shoqërore lexojnë më tepër dhe janë ata që i braktisin më tepër orët e leksionit. Ndërsa ata që studiojnë për shkenca, nëse nuk janë të pranishëm nëpër leksione, mësimi do t’u bëhet më i vështirë.

Suksesi i arritur

Formimi i njeriut dhe shoqërisë së suksesshme është një çështje e vjetër. Nëse sukses do të thotë të kesh të arritura në jetë, atëherë shtrohet pyetje se cila është rruga që na shpie deri te suksesi? Me siguri se çdokush s’mund të jetë i suksesshëm. Shoqëria përbëhet edhe nga njerëz të dështuar, të cilët duhet t’ua shtrijnë dorën atyre që ecin përpara, që ngrihen lart në shkallaren shoqërore. Por problemi është të rritet numri i njerëzve të suksesshëm, të arrihet kuota e shumësisë së suksesshme që do t’ia zgjasë dorën pakicës dështake dhe kështu të bëhet balancimi dhe funksionalizimi i shoqërisë. Rruga e suksesit është si ajo thënia latine “per aspera ad astra” (nëpër therra deri në yje!). Pra sukseset nuk arrihen hë për hë, ato kërkojnë punë të vazhdueshme. Njeriu i suksesshëm nuk shfaqet ad hoc, ai gatuhet përgjatë jetës dhe formon tiparet një e nga një.

Ky njeri jetën e kupton si përvojë kënaqësidhënëse, zgjedh profesionin në përputhje me tiparet e veta. Ai ka familje të lumtur, është komunikues i mirë, nuk heziton që të japë lëvdata dhe kritika me vend, ka integritet, ka rrjetë të miqve të mirëfilltë, ka mentorë jetikë, është tip hulumtues, kërkon fakte, mendon thellë, mëson në gabimet e të tjerëve, e përmirëson veten dhe di të relaksohet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama