Në mënyrë automatike. "Në fakt, sa më i madh të jetë numri i hapësirave të trurit, ku kërkohet të punohet njëkohësisht, aq më e madhe është vështirësia e mësimit. Zakoni dhe veprimet automatike të ndihmojnë të reduktosh hapësirat cerebrale të përfshira. Pra, nëse po ngasim një makinë dhe dikush na pret rrugën, shtypim menjëherë frenat, nuk shohim manualin e drejtimit".
Të bësh verën?
Përgjigjet specialisti
"Është shumë e vështirë. Vera nuk bëhet më si dikur. Sot, ta prodhosh vetë verën është një proces i vështirë, që kërkon përdorimin e makinerive. Personi që merret me këtë "zanat", duhet të ketë njohuri mbi këtë fushë dhe është shumë e vështirë që kjo të arrihet në shtatë ditë, siç janë fazat e zbutjes dhe fermentimit, etj.".
Të bëhesh kuzhinier i sushit?
Përgjigjet ekspertja e kulturës dhe e kuzhinës japoneze, Nahako Hamaguchi
"Për t‘u bërë kuzhinierë, në traditën japoneze nevojiten të paktën dhjetë vjet. Në katër të parat, ‘studenti‘ nuk mund të presë as peshkun. Por sot, gjërat kanë ndryshuar dhe për t‘u bërë një kuzhinier profesionist, nevojiten vetëm tre vjet. Në Japoni nuk ekziston një kuzhinier që di të gatuajë gjithçka: janë specialistët e sushit, ata të skuqjes së produkteve të tjera. Nuk është e pamundur të mësosh të gatuash sushin në kushtet e shtëpisë. Në raste ekstreme, kam dhënë kurs edhe për dy ditë".
Profesionistët. "Në fillim, mësohet të gatuhet orizi, më pas të zgjidhet dhe të pritet peshku. Ditën e dytë bëhet praktikë dhe i përkushtohesh tërësisht përgatitjes së sushit. Me një kurs shumë intensiv, përgatitja e sushit mund të mësohet në nivel profesional, por duke pasur edhe pak informacion më parë mbi artin e kuzhinës".
Të bësh një piruetë të përsosur?
Përgjigjet drejtoresha artistike e shkollës së baletit
Profesoreshë, sipas jush, a është e mundur që në shtatë ditë të mësosh një piruetë të përkryer, lëvizjen e vazhdueshme që balerinët bëjnë duke u rrotulluar mbi një këmbë të vetme? Ekuilibri. "Jo, duhen vite të tëra praktikë. Është një problem ekuilibri: pikërisht sepse pirueti mbështetet mbi njërën këmbë, kërkon një qëndrueshmëri dhe një gatishmëri fizike që arrihet vetëm përmes një studimi të gjatë. Pasi arrihet qëndrueshmëria, kërkohet koordinim mes kokës, krahëve dhe këmbëve. Siguria e realizimit të piruetit vjen pas dy ose tre vjetësh, edhe pse ende nuk mund të shihet cilësia. Për baletin klasik, nevojiten dhjetë vite studim, për të arritur përsosmërinë. Ndërsa në baletin modern, mund të mjaftojnë dy ose tre vjet. Për shtatë ditë, mund të mësohet një hedhje e vockël".
Të fluturosh me parashutë?
Përgjigjet instruktori i parashutës
"Nëse kushtet meteorologjike janë të përshtatshme dhe kemi gjithmonë në dispozicion një instruktor. Për shtatë ditë, mund të arrihet një rezultat i mirë. Në ndryshmin nga deltaplani, që kërkon më shumë kohë për t‘u mësuar, sepse është më i lodhshëm (peshon 25 kg), parashuta peshon vetëm 5 kg: në fakt, të dyja duhen transportuar mbi një kodër, nga ku më pas mund të hidhesh. Është më e thjeshtë të fluturosh me parashutë, nëse njihet forca e erës, me windsurf ose kitesurf. Nga pikëpamja teorike, më të vështira për t‘u mësuar janë meteorologjia, aerodinamika dhe teknika e pilotimit".
Të rrisësh pula?
Përgjigjet specialisti i pularisë
"Varet. Pula është shumë delikate. Duhet të njohësh mirë një patologji të sajën, sepse brenda pak ditësh, e gjithë puna mund të shkojë dëm. Duhet të këshilloheni shpesh me veterinerin, me qëllim që të mos marrë ndonjë ftohje të lehtë. Dihet që në ambiente të mbyllura, sëmundjet përhapen me lehtësi në pak kohë".I nxehti. "Më pas, janë problemet që lidhen me temperaturën. Pulat kanë nevojë për ndryshimin e temperaturave dhe shumë faktorë varen prej ambientit se ku rriten, në mal ose në fushë. Pra për një javë, mund të mësosh të rrisësh vetëm një pulë, jo shumë njëkohësisht".
Të bësh një mobilie?
Përgjigjet mjeshtri i studios së artit "Bloforme"
"Mundet dhe pa probleme. Shoqata jonë e ka bërë prej kohësh". Përdoruesit. "Kemi një kurs specifik për të verbrit dhe të gjithë pjesëmarrësit arrijnë të bëjnë mobilie, falë një kursi bazë që zgjat 30 ose 40 orë. Kursi përfundon për një muaj, por e kemi ngjeshur dhe mund të bëhet për shtatë ditë. Nuk është e nevojshme të blejmë aparatura të kushtueshme".
Të heqësh një dhëmb?
Përgjigjet një stomatologe
"Dhëmbët kanë rrënjë të ndryshme. Është më e thjeshtë të heqësh një inciziv (dhëmbët frontalë) i cili ka vetëm një rrënjë, sesa një molar (dhëmballë) me disa rrënjë". Anestezia. "Duhet të dish të bësh lëvizjet e duhura për çdo dhëmb. Mbi dhëmb nuk duhet ushtruar forcë, sepse gjatë heqjes rrezikon të thyhet ose të mos dalë, duke krijuar më pas infeksione. Praktika jonë nis duke mësuar që të bëjmë anestezi. Vetëm pasi kemi fituar përvojë, mund të marrim në dorë pincat, duke pasur parasysh parimet teorike: nuk mund të tërhiqen rrënjët në drejtimin ku kanë më shumë rezistencë. Në shtatë ditë mund të mësosh të heqësh dhëmbët me një rrënjë".
Gazeta: Shqip