E pertej kesaj eshte nje personalitet boteror qe ka themeluar shkolla baleti ne Japoni, por edhe themelues i te parit konkurs nderkombetar te baletit ne Meksike. E keta nxenes, por edhe pedagoget s'mund te mos e konsiderojne fat pranine e tij ne Tirane.
Drejtoresha e shkolles, Blerina Arbana, tregon: "Gjykoj se prania e Evgeni Vallukin ketu do te lere gjurme ne historikun e shkolles sone. Ishte e nevojshme te leviznim pak. Ballafaqimi tekniko-artistik i stafit tim me metodika pune te tilla eshte nje domosdoshmeri qe garanton ecurine me pulsin e kohes".
E nga ana e tij, Evgeni Vallukin shprehet: "Ndjehem i emocionuar nga mberritja dhe pritja ne token shqiptare dhe nga pritja e ngrohte qe me bene ketu. Kete lloj emocioni e percjellin vetem artistet e medhenj. E duke e lene menjane ate, ju premtoj pune dhe vetem pune. Suksesin e shoh ne syte tuaj".
Nga Gazeta Koha Jone