Mjeshtri vjedh 170.000 dollare nga parkingjet me oremates

Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës

"Kurrë më parë nuk kam marrë më shumë para gjatë një kontrolli shtëpiak", ka thënë për gazetën Washington Post udhëheqësi policor Sharam Fard nga Alexandria në Virginia.

Policia e ka gjetur “minierën e arit” të 61-vjeçarit William Fell pas përcjelljes së tij që prej janarit të këtij viti. Disa tonë të monedhave janë gjetur të shpërndara nëpër enë të ndryshme në shtëpi. Plaçkitësi i parkingjeve me orëmatës është arrestuar më 15 prill.

Punëtori i bashkisë së qytetit, i cili me këtë punë është marrë gjatë 17 viteve të fundit dhe ka jetuar vetëm, nuk ka vendosur asnjë cent në llogarinë e tij bankare, e as nuk i ka shpenzuar paratë e vjedhura.

Shefat e Fellit kishin filluar të dyshojnë në të pasi që përkundër shtrenjtimit të parkimit kishte më pak të hyra.

Policia kishte filluar ta përcjellë dhe kishte vendosur një kamerë në kamionin e tij. Mjeshtri i parkingjeve me orëmatës ka pranuar se kishte zbrazur në mes të një deri në 24 parkingje me orë çdo ditë. Në secilën makinë gjendeshin rreth 80 dollarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama