Moda Obama mberrin ne Shqiperi

Moda Obama mberrin ne Shqiperi
Tashme Blackberry eshte nje realitet i biznesit ne Europen perendimore, por se fundi kjo teknologji prej te merkures eshte ne dispozicion edhe te perdoruesve shqiptare. Nje nga kompanite celulare ne vend prezantoi sot Blackberry-n, programin qe mundeson perdorimin e te gjitha opsioneve te telefonit celular me te njejtin emer. Ky telefon i pajisur me programin Blackberry eshte nje minikompjuter per nga permasa, por jo per nga funksionaliteti. “Blackberry eshte teknologjia e famshme lider ne bote per telefonat celulare “Smart”, qe ka revolucionalizuar menyren e komunikimit te klienteve personal dhe te biznesit.

Ka e-mail ne kohe reale, organizues personal, kalendar dhe shume opsione te tjera”, deklaron Haris Broumidis, drejtor i “Vodafone Albania”. Por cfare risie pritet te sjelle per biznesin shqiptar ky program? “Nje biznesmen nepermjet ketij telefoni mund te kete zyren ne doren e tij. Nuk ka rendesi nese perdoruesi eshte ne rruge, ne plazh, apo duke perdorur sherbimin roaming, Blackberry ofron akses te kombinuar me levizshmeri, lidhje te sigurte dhe transferim materialesh, mundesi per te bere ofertat e biznesit ne rrjet, prenotime, etj. Ne kete menyre kursehet shume kohe dhe kjo per biznesin do te thote me shume produktivitet”, sqaron Broumidis. Blackberry eshte gjithashtu nje element me shume qe bashkon Shqiperine me tregun e zhvilluar te teknologjive te Perendimit. Nje hallke integrimi qe nis nga pellemba e dores.



Top Channel

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama