Moda e sivjetme verore Eros romantike dhe ekzotike

Moda e sivjetme verore: Eros, romantike dhe ekzotike
“Givenchy” ka ofruar kombinezone seksi ne variantin elegant te mendafshte me ngjyra neutrale. Me nje kombinim te tille rrine mire edhe stolite e zgjedhura me kujdes. Feminiliteti i fustaneve te medha, pamja seksi e kombinezoneve apo dimive “casual chic”, te ju mbetet qe te zgjidhni se çfare porosie doni te dergoni, meqe moda verore 2010 ofron nje laramani te madhe ngjyrash, imagjinate te madhe ne modele dhe llojllojshmeri te qepjeve, me te cilat nuk mund te gaboni. Shtepia e modes “Etro” preferon kombinezone me dizajne lara-lara, prandaj nese percaktoheni per nje te tille, mos e teproni me stoli, ne menyre qe te mos dukeni sikur punoni ne cirk. “Givenchy” ka ofruar kombinezone seksi ne variantin elegant te mendafshte me ngjyra neutrale. Me nje kombinim te tille rrine mire edhe stolite e zgjedhura me kujdes.

Tunikat lara-lara te te gjitha kombinimet

Vera e sivjetme eshte e paparamendueshme pa tunikat e gjera, ku me te preferuarat jane ato me dizajne lara-lara me ngjyra te theksuara. Barten me te gjitha kombinacionet.

E kaltra e tirkizit eshte ngjyra e veres

Nga e kaltra e safirit e deri te nuanca mavi, te gjitha nuancat e se kaltres jane te pranishme ne koleksionet per pranvere/vere te vitit 2010. Por, sidomos eshte theksuar nuanca e tirkizit. Ne mode jane edhe çantat me ngjyra te ndryshme.

Nallanet jane kthyer perseri

Platformat jane ne mode edhe kete sezon, e pas nje mungese te gjate, ‘in’ jane edhe nallanet.

E kuqja dhe e arta per ato qe kane vetebesim te larte

Ngjyra e theksuar e kuqe eshte per femrat qe kane vetebesim te larte. E njejta gje mund te thuhet edhe per ngjyren e arte, e cila mund te kombinohet, ne çante, apo edhe ne kepuce, ku edhe stolite duhet te jene te se njejtes ngjyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama