Mendojeni stilin si të bërit diçka tuajën, personale, dhe me këtë ti bindni të tjerët që stili juaj është fantastik. Kur mendoni për stilin mendoni gjithashtu që të jetë i përshtatshëm për çdo kohë (i përhershëm) dhe me klas, pavarësisht nga çfarë ndodh rreth jush. Kur mendoni për modën, ju mendoni të bëni atë që bëjnë të gjithë, dhe e bindni veten që kjo është fantastike. Stili është një paraqitje më afatgjatë e atij që ju jeni në të vërtetë, ndërsa moda është e përbërë nga tendenca të ndryshme që vijnë e ikin ashtu si stinët. Pra si ta krijojmë këtë stil të përhershëm?
Merrni parasysh stilin tuaj të jetesës
Të visheni si modeli i muajit i revistës së modës që blini ju apo jua detyron ta blini gruaja juaj, nuk është shumë e përshtatshme, përveç rastit kur ju jeni nga ata shumë pak shqiptarë që kaloni më shumë kohë në jahtin tuaj privat, në vilën tuaj në bregdet, me mbrëmje në festa luksoze, ose nëse ju quheni Xhejms Bond. Është thuajse qesharake që të dilni i veshur me kostum përveçse kur është diçka që të duhet në punë, ose nëse jeta që ti bën është e mbushur me ngjarje të atilla ku një veshje e tillë konsiderohet e përshtatshme.
Mendo gjithmonë se ku do të jesh pas një viti. Imagjino se mënyra si vishesh tani mund të ndikojë tek njerëzit që do doje ti kesh pranë në të ardhmen. E beson apo jo, njerëzit e gjykojnë njëri-tjetrin nga pamja se si duken. Kjo do të ndikojë në dyert që do të të hapen më vonë në jetë.
Nëse do që të të marrin me një sy profesionalisti, mund të jetë e përshtatshme të vishesh serioz më shpesh. Kjo nuk do të thotë që duhet të vishesh përherë me kostum, por mjafton që të jesh i sofistikuar dhe me një pamje prej “zotnie”. Për shembull një këmishë kostumi, një kollare që bie në sy, dhe një palë pantallona të drejta kostumi për një pamje më të shkujdesur.
Më sipër është fotoja e një djali me pantallona të gjera – jo të gjithë mund të veshin pantallona të tilla, por nëse kombinohen në mënyrën e duhur, mund të ngjajnë me të vërtetë shumë bukur. I shkujdesur dhe natyral, me një stil që bie në sy.
Nëse jeni qejfli i madh festash, duhet të visheni si PËR FESTË kudo që shkoni. Për shembull një xhaketë e bardhë sportive do të bënte çdo djalë të dukej i sigurt dhe i zgjuar. Nëse nuk ndjehesh i zgjuar, pa merak, gocave të Tiranës do u duhet ca kohë sa ta kuptojnëp… deri atëherë, ti do kesh ikur në një festë tjetër të bllokut.
Pasi ta kesh kosideruar stilin tënd të jetesës dhe tipin e njerëzve që do të bësh për vete (qofshin këta shefa, goca shefash, vjehrri i ardhshëm, kolegia e zyrës, shoqet e motrës, etj), frymëzohuni nga pamjet që mund të merrni borxh. Je i lejuar të vjedhësh nga të gjithë, që nga Xhoni Dip (të kemi thënë 100 herë që lexohet “Dep”) e deri te Timo Flloko. Nëse ju pëlqen një stil i caktuar, kjo ndodh sepse kjo pamje përfaqëson një pjesë tënden. Nëse të pëlqejnë stile të ndryshme, mëso të krijosh një garderobë që të shprehë karakterin tënd me një variacion për evenimente të ndryshme – thjesht sigurohu që të ketë stilin tënd personal.
Ja disa shembuj të meshkjve me stil. Mund të vjedhësh disa nga këto stile pa merak, modelet e revistave, për këtë punë i bëjnë fotot. Vetëm, kujdes! Shikoni çfarë i bën ata me kaq “stil”:
A vishet Xhoni Dep sipas tendencave të fundit të modës? Sigurisht që jo, ai është gjithmoë vetvetja dhe ka firmën e tij në stilin e tij të veçantë.
Ja tek është dhe Tomi Li me mikun e tij Kris Angel. Ai është një tip i veçantë i cili jeton në realitetin e tij. Ai tregon me këtë veshje fëmijën brenda vetes me nje kapele të verdhë. Dhe xhinset e tij janë të çuditshme. Të dy ata duken të egër dhe të gatshëm për rock and roll.
Shumë vajza e adhurojnë Orlando Blum. Mos ha inat me ato, se s’është luftë që fitohet. Përpiqu që tua hedhsëh atyre duke u bërë pak si.. Blum. “Nuk është e thënë të jesh z. Dhëndri Perfekt gjatë gjithë kohës, si Dejvid Bekam…” thotë një vajzë në një blog. Ai fiton pikë për faktin se nuk vesh atlete gjatë gjithë kohës si shumica e djemve. Vidheni këtë pamje me një t-shirt, pulovër, dhe një xhaketë sportive.
Tani që mësove tërë këto gjëra, me vrap te butiku më i parë për të rinovuar pamjen, dhe pastaj… o burra në Bllok!
“Kur e flak paranë nga dritarja, ajo hyn përsëri nga dera”
Karl Lagerfeld është mjeshtri i ri-shpikjeve, pasi ka rishpikur vetveten dhe markat e tij në mënyrë të vazhdueshme. Momentalisht është drejtor krijues i Chanel, Fendi dhe markës që mban emrin e tij. Më parë ka dizenjuar për Chloe dhe ka krijuar një linjë për H&M.
Rregullat e veshjes në vende të ndryshme
Ka vende që kanë një kod veshjeje që duhet respektuar. Në Europë, Amerikë dhe Australi, veshja nuk paraqet problem. Atje sido që të jesh veshur, edhe në mënyrë ekstravagante, njerëzit maksimumi do të të shohin me vetull ngritur. Por, ka vende ku për veshjen mund të hash burg ose të gjobitesh. Në Senegal duhet të mbulosh këmbët. Nëse i lë zbuluar, mund të bëhesh pre e burrave senegalezë. Këmbët në Senegal konsiderohen më seksi edhe se gjinjtë. Prandaj, vishni këpucë, jo sandale. Problem është veshja dhe në El Salvador. Mbulohuni! Brazili nuk paraqet probleme për veshje seksi, por, mos u surprizoni nëse burrat ju ngacmojnë. Nëse nuk doni të tërhiqni vëmendjen vishni xhinse dhe bluzë normale. Në Indokinë merrni një çantë për këpucët. Atje, herë pas here në vende të ndryshme ju detyrojnë ti hiqni ato. Në Dubai, sikurse në disa vende të tjera arabe duhet të merrni shall për kokën.