“Kudo që është ai jam dhe unë, e ndjek në çdo vend. Lidhja jonë nuk është një mister edhe pse deri tani kemi evituar në maksimum paparacët” deklaroi Katarina. 20- vjeçarja ish- misi i Malit të Zi, tregon se e ka njohur kryeministrin në maj të 2009. “ Isha vetëm 18 vjeç dhe Silvio sapo ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Që pas skandalit Noemi jemi bashkë dhe unë nuk e kam kërcënuar asnjëherë, janë të tjera ato që e kanë bërë”, tregon Katrina.
“E çmendur dhe e rrezikshme”
Nikol Mineti, Barbara Fagoli dhe Imane Fadil, në telefonatat e përgjuara nga prokuroria e Milanos e kanë përshkruar Katrinën si një vajzë të çmendur dhe të rrezikshme. Sipas tyre Katrina bashkë me motrën e saj më të madhe mbanë nënë kontroll Kryeministrin e Italisë.
“ Këto vajza kanë folur vetëm nga zilia, do të donin të ishin në vendin tim por nuk mund të jenë, kjo është dhe arsyeja që nuk kanë lënë gjë pa thënë për mua dhe familjen e time. Nuk e kam kërcënuar kurrë Silvion dhe kurrë nuk do ta bëjë sepse mbi të gjitha nuk kam nevojë”, kështu iu është përgjigjur Katrina komenteve të rivaleve të saj.