Mohikani i fundit ne Fukushima

'Mohikani i fundit' ne Fukushima
Që prej 11 marsit, kur një tërmet shkatërrimtar goditi Japoninë dhe dëmtoi rëndë një central bërthamor, të gjithë janë evakuar në një rreze deri 40 kilometra nga reaktorët e Fukushimës. Megjithatë, një 75-vjeçar i quajtur Kunio Shiga, fitoi papritmas titujt e parë të gazetave duke u shndërruar në “Mohikanin e fundit” të Fukushimës, njeriun e vetëm që vazhdon të jetojë brenda kësaj zone të pasigurtë.

Banor në një lokalitet të veçuar, ai jeton i vetëm dhe asnjë prej fqinjëve nuk u kujtua që përpara se të shpërngulej në panik, të kontrollonte se çfarë po bënte i moshuari. Ai e kishte të pamundur të ecte për një kohë të gjatë dhe u zbulua krejt rastësisht nga një gazetar. Pa energji elektrike, Shiga i kishte mbijetuar të ftohtit falë batanijeve që i mbeteshin në shtëpi, ndërsa rezervat ushqimore i kishin shteruar, prandaj u gjet në një gjendje shoku dhe tepër i urritur. Për fatin e mirë të 75-vjeçarit, gazetari “trokiti” në derën e tij përpara se të ishte tepër vonë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama