Molla trajton pese semundjet kryesore

Molla trajton pese semundjet kryesore
Ka shije freskuese, është vakt ideal për cilëndo pjesë të ditës. Molla, pos këtyre sjell me vete edhe pesë dobi të fshehta për organizmin tuaj.

Ushqim i ngadalshëm

Molla është e pasur me fibra. I nevojitet shumë përtypje, që nuk rastis edhe me ushqimet e tjera, prandaj organizmit i ofron rastin që të ndërpresë kur është i ngopur. Është ushqim ideal grimcues, shtypjen e gjakut e mban stabil e po ashtu edhe nivelin e sheqerit e mban nën kontroll.

Merret frymë më lehtë

Nënat e fëmijëve të cilat gjatë kohës sa ishin shtatzënë kanë konsumuar nga një mollë në ditë janë më pak të rrezikuar se do të preken nga sëmundja e astmës. Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se kjo pemë mbron edhe mushkëritë e të rriturve, nga infeksionet e ndryshme dhe nga kanceri.

Parandalon kolesterolin

Falë polifenolit, mollët mund të ulin kolesterolin e keq në gjak. Për të pasur një efekt maksimal, mollët nuk duhet qëruar – lëvorja posedon gjashtë herë më shumë efekt antioksidues.

Lufta kundër kancerit

Shkencëtarët italianë kanë lajmëruar se disa komponentë që gjenden në mollë, kur e konsumoni të tërën (pa fara), ndikon në qeliza, forcimin e tyre. Njerëzit të cilët brenda ditës konsumojnë edhe më shumë se një mollë janë shumë pak të rrezikuar nga sëmundja e kancerit.

Kthjellon mendjen

Me siguri që kthjellon mendjen ngase shton prodhimin e acetilholinës, substancës e cila dërgon porositë mes qelizave nervore. Shkencëtarët nga universiteti në Masaçusets kanë zbuluar se molla po ashtu zvogëlon rrezikun edhe nga sëmundja e Alzhaimerit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama