Mollet kurojne inflamacionet e zorreve

Mollet kurojne inflamacionet e zorreve
Mollët përveçse të shijshme, janë edhe të shëndetshme. Këtë e konfirmon edhe një shprehje popullore: një mollë në ditë e mban  doktorin larg. Nëse në të kaluarën i kemi vlerësuar aftësinë e jashtëzakonshme për “shtimin” e jetës, sot mund të themi me plot bindje se molla u rekomandohet veçanërisht personave që vuajnë nga fryrjet e zorrëve, koliti ulceroz dhe sëmundje të tjera autoimune.

Molla është shumë e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera materiale të nevojshme për trupin e njeriut. Këto përmbajtje e bëjnë atë mjaft të vlefshme edhe për kurimin e një sërë sëmundjesh. Mund konsumohet si frutë e gjallë ose në gjendje të konservuar. Duhet ngrënë gjithmonë me temperaturën e mjedisit dhe pa i hequr lëkurën. Molla është e pasur me lëndë të ndryshme kimike. Në rast se konsumohet e qëruar, do të humbiste një pjesë të madhe të vlerave të saj ushqyese e kuruese. Sasia e vitaminës C në lëkurën e mollës është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj. Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Petkina që përmban molla luan rolin e një sfungjeri në stomak. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë. Edhe për njerëzit e shëndetshëm është i këshillueshëm përdorimi i mollëve. Cilësitë e mollës janë konfirmuar edhe nga një studim, publikuar nga revista “Journal of Leukocyte Biology”, vepër e studiuesve të “Montana State University”.

Polifenolet e lëkurës shtensionojnë zorrët

Lëkura e mollës është e pasur me polifenole. Tashmë gjithnjë e më shumë studime po tregojnë aftësinë që kanë këto molekula për të bashkëvepruar me aktivitetin e sistemit imunitar. Këto molekula janë shumë të rëndësishme dhe prania e tyre në gjak luan një rol kyç në sistemin imunitar, i cili është i aftë t’i luftojë më mirë sëmundjet ose substancat e huaja. Ndonjëherë, në rastin e sëmundjeve autoimune si koliti ose sëmundja e Krohnit, këto qeliza fillojnë të reagojnë në mënyrë të pashpjegueshme e të nxisin përgjigjen imunitare edhe në mungesë të një rreziku të vërtetë, kjo çon në dëmtimin e indeve përreth.
Falë mollëve, edhe koliti mund të shërohet

Për të testuar dobinë e polifenoleve në zorrë studiuesit amerikanë kanë përdorur disa kavie të prekura nga koliti. Fillimisht, studiuesit i ndanë minjtë në dy grupe, duke i dhënë të parit disa qetësues të padëmshëm, ndërsa grupit tjetër një përzierje polifenoli të marrë nga lëkurat e mollës. Pas injektimeve të ndryshme u vërejt se minjtë që kishin marrë polifenol nuk kishin zhvilluar kolit. Por jo vetëm kaq, edhe te minjtë që mungonin limfocitet T, marrja e polifenoleve të mollës i kishte mbrojtur gjallesat nga koliti duke bllokuar prodhimin e molekulave inflamatore.

Për t’u shëruar na ndihmojnë edhe fibrat e tyre

Përfitimet e mollës në zorrë nuk mbarojnë këtu. Mes përbërësve kryesorë të kësaj frute, përveç antioksidantëve ajo është e pasur edhe me fibra. Të pranishme si në pjesën e tulit ashtu edhe në lëvozhgën e mollës fibrat favorizojnë një mirëfunksionim të transitit intestinal dhe vlejnë si për tretjen e ngadaltë ashtu edhe për të luftimin e fenomenit të diarresë. Por jo vetëm kaq. Fibrat kontribuojnë edhe për të krijuar ndjesinë tipike të ngopjes. Molla është e këshillueshme të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, pasi ndihmon në pastrimin e gjakut. Për të luftuar gripin, kollën, ngjirjen e zërit, sasinë e lartë të kolesterolit në gjak, nxjerrjen e gurëve të veshkave, apo kurimin e sëmundjeve të tilla si reumatizma, pleqëria e parakohshme e shumë të tjera rekomandohet molla. Një këshillë: mollët duhen larë me kujdes para se të konsumohen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama