Monet shitet me 84 mln euro

'Monet' shitet me 84 mln euro

Pesë piktura të impresionistit të njohur francez, Claude Monet u blenë për 84 milionë euro, brenda një ore në shtëpinë e ankandeve "Sotheby’s" në Londër. Piktura më e shtrenjtë ishte "La veduta del Canal Grande a Venezia”, që u shit për 31 milionë euro.

Në këtë ankand morën pjesë 35 koleksionistë nga e gjithë bota, por më aktivët ishin aziatikët dhe rusët. Në të gjithë këtë ankand u shitën vepra impresioniste, moderne dhe surealiste, për një total prej 247 milionë eurosh, rekord për tregun londinez. Ankandi 271-vjeçar shet vepra arti nga 35 shtete të botës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama