Monika Stafa Rastesisht spikere

Monika Stafa: Rastësisht spikere
Ka krijuar imazhin vetë në ekran dhe zor se mund ta ngatërrosh me të tjera. Është Monika Stafa. Spikerja e parë e Top Channel-it, nuk i është ndarë asnjëherë karriges informative të këtij televizioni. Por ajo nuk është thjeshtë personi që lexon lajmet, pasioni për gazetarin ka bërë që Monika të ideoj dhe të realizojë një sërë dokumentarësh historikë. Jo rastësisht historik pasi vetë Stafa është diplomuar në degën e historisë. Në një intervistë për Sh2-in, ajo rrëfen dashurin për profesionin dhe vullnetin për të mos u dorëzuar kurrë në rrugën drejtë së përkryerës. Të qenit femër nuk e ndalon atë të jetë e ndrojtur në këtë profesion por përkundrazi.



Monika, jeni spikerja e parë e Top Channel dhe për kaq kohë i ke qëndruar besnik këtij ekrani, çfarë të mban aty?
Kjo i përket historisë së këtij grupi mediatik gjigant por që natyrisht nuk duhet neglizhuar. Si atëherë dhe tani kam të njëjtën ndjesi, të ndjerit kënaqësi në punën time dhe nuk i dalloj dot kohët përveçse ato më dallohen nga vitet. Kjo është një punë që e dua dhe kjo është shumë e rëndësishme nëse gjithë kohën e sheh vetën në një sfide të tillë. Asnjëherë nuk pendohem për zgjedhjet e mia. I kam bërë dhe do i bëja edhe sot. E gjithë puna ime është një rrugë e gjatë drejt përkryerjes, që do të thotë se, nuk do ketë asnjëherë fund në arritjet e mia. Sepse, vetë përkryerja është një proces që duhet ta kuptosh për ta menduar e jo më të gjesh rrugën e duhur drejt saj.


Keni filluar si spikere e më pas gazetare apo, anasjelltas?
Unë e kam dashur televizionin që e vogël. Më tërhiqte bota e tij e bukur dhe argëtuese. Por asnjëherë se kisha menduar që do thithesha nga informacioni. Përthihem e ngujohem krejt tanimë nga kjo botë e cila më duket se është ajo që të sjell të ardhmen në vizionin tënd. Kam filluar si gazetare në redaksinë e lajmeve nga bota. Të bëhesha spikere ka qenë një rastësi që qëlloi në shenjë për mua.


Gazetaria është profesion apo pasion për ju ?
Këto dy përcaktime janë shumë afër njëra tjetrës, por në Shqipërinë tonë krejt të vogël abuzohet shumë kollaj. S'kam shumë dëshirë të flas për gjëra që këtu ende s'perceptohen dot. Njerëz që e bëjnë punën ashtu si ju e cilësuat( me këto dy komponentë), janë "specie" të rralla në treg megjithëse impaktin e bëjnë. Misioni i gazetarisë për mua është i shenjtë ashtu si dhe i mjekut. Ai ka komponentë të tjerë e cila brenda si dashuria, pasioni e vërteta dhe liria. Unë jam e lumtur që i kam të katërta. Të tjerat s'kanë rëndësi. Suksesin e gjykon publiku. Ai mat kuotën e vlerësimit për mua për punën tone si gazetare të vërtetë.


Keni mbaruar studimet për histori, ju ka ndihmuar kjo shkollë për të qenë një gazetare e mirë?
Ka qenë një "yll" i rëndësishëm në formimin tim. Por natyrisht edhe eksperienca në televizion ka qenë një hallkë e fortë e në zinxhiri të gjatë.


Keni realizuar një sërë dokumentaresh me tema historike, ç'farë të shtyn të hulumtosh në libra apo arkiva?
E si do mund të mos lexoja ? Unë se kuptoj se si një gazetar të jetë i tille pa u formuar me libra të mirë. Ndryshe nuk do besoja se do të kisha të bëja me një gazetari që rrjedh dije dhe mendim. Sado i keqpërdorur dhe abuzues të ketë qenë në këto vite ky lloj profesioni padyshim që kërkon të jesh i formuar, ndryshe nuk do guxoja të mendoj se si arrijnë ta bëjnë.


Pas një sërë punësh të mira që keni bërë, cila është ajo më cilësorja, apo ajo që ka kërkuar më shumë mund dhe që iu ka "lodhur"?
Nuk do i dalloja. Tek të gjitha do kërkoj cilësinë dhe saktësinë ndoshta deri në bezdi me kolege të mi, por unë kështu jam ndryshe nuk do isha e bindur për kryerjen e saj me sukses. Jam e bindur se me punë arrihet gjithçka. Unë i besoj fjalës se "Puna të bën të lirë", por natyrisht jo në atë konotacion që doktrina e Fyhrerit e përdori në mesin e viteve '30.


Spikeret për hir të profilit, kanë një qëndrim statik përpara ekranit, nuk duhet të reagojnë, qoftë kur japin një lajm të hidhur apo një të gëzuar. Sa të vështirë e keni pasur ju për të qëndruar brenda këtyre rregullave?
E di që ka rregulla të tilla, por janë të vjetruara tashmë. Në shkollat e Evropës ndeshur pra me eksperiencë ndërkombëtare, kjo lloj panorame është reformuar. Është shumë e rëndësishme që spikeri të ta sjell lajmin në tryeze me besueshmëri dhe pa ngjyresa, të ta flasë shtruar dhe me qetësi për të bërë,të mendosh pas kësaj, pastaj gjendja emocionale varet nga konteksti i lajmit plotësisht. Ritmi i dhënies së lajmit është shumë i rëndësishëm por dhe kjo varet nga përmbajtja e lajmit e cila nuk mund të jetë e njëjtë me atë që ndodh në Shkodër ( përmbytjet), më atë që ndodh në Tiranë, me nisjen e një aventure të madhe si Big Brother.


Cili ka qenë lajmi më i hidhur që keni transmetuar ndonjë herë në karrierën tuaj?
Shumë lajme të hidhura kemi transmetuar. Çdo orë e çdo ditë Shqipëria ka lajme të tilla sepse për fat të keq lajmi i keq është për gazetarinë siç thonë britaniket lajm " i mirë". Nuk ka dallim duke filluar nga ato dhjetëra fëmijë në Haiti që po nxjerrin forcat e shpëtimit nga gërmadhat e deri tek vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i saj, para disa ditësh në Itali. Të dy këta bashkatdhetarë tanë.


Po ai më i bukuri, apo i veçanti?
Po më i bukuri është ai kur flitet për një arritje të vendit tim apo disa malësorë që kanë vendosur të punojnë në qytetin e tyre me nismën për të dhënë një kontribut edhe si qytetarë që mendojnë për këtë vend.


Keni përfunduar studimet në degën e historisë dhe po vazhdoni më tej doktoraturën, sipas syrit tuaj, në çfarë gjendje është historia shqiptare, është e mirë shkruar ajo?
Jo, historia e Shqipërisë nuk është shkruar mirë. Ajo duhet të rishkruhet dhe rivlerësohet. Por kjo do një dëshirë të mirë edhe të historianeve të të dy brezave. Por këtu ngec pak problemi sepse pajtimi i këtyre brezave krejt të mësuar me doktrina të ndryshme është një sipërmarrje që kërkon, nuk e ekzagjeroj po të them revolucion.


Çfarë i duhet shtuar dhe çfarë i duhet hequr?
Ka shumë për të hequr dhe akoma dhe shumë për shtuar. Unë po mundohem në punën time të sjell ca piketa ku mund të përqëndrohen palët, por nevoja radikale është pashmangshme.


Çfarë orë të gjen në punë dhe kur e lë atë?
Kjo është pyetje që si kam gjetur asnjëherë një përgjigje të saktë. Pa mendohuni pak !


Sa e realizuar ndihet Monika në këtë pikë ku është, në punë, në familje, shoqëri...?
Gjërat po të ishin të realizuar quhen të kryera dhe unë nuk thashë se kam kryer gjë.


Po të qenit prind çfarë do të thotë për ju, sa i mungon fëmijës tënd për shkak të orëve të gjata në punë?
Është i kontrolluar prej meje tërësisht edhe kur ai mendon se nuk më sheh dot njeri. Syri i nënës është një sy jashtëkohor dhe si i tillë e ka shqisën e të parit edhe përtej asaj çka ndodh në realitet.


Çfarë do të thotë për Monikën të jesh një femër e pavarur, a je ti e tillë?/strong>
Askush nuk është i pavarur me gjithë gjendjet tona sporadike të ndjera, si të tilla. Gjithsecili nga ne nuk ka ardhur i veçuar në këtë botë, por në një komunitet që fillon së pari me bërthamën e këtij komuniteti që janë prindërit, e që më pas hapet e zhvillohet me "habitatin" ku ti rritesh. Njeriu ka shumë personalitete brenda vetes. Është shumë e rëndësishme ta zhvillosh atë në rrugën e duhur, pavarësia është një fjalë e madhe për aq sa unë e kuptoj dhe shumëplanëshe. Më vjen mirë për aq sa unë kam.


Sa e vështirë është të jesh femër gazetare dhe për më tepër e suksesshme. A gjenden hapësirat apo është femra që nuk kërkon mjaftueshëm?
Nuk ka vështirësi në arritjen e një qëllimi. Por vetëm këmbëngulje për ta arrit atë punë që ti do. Asgjë s'ka të pamundur, të tjerat janë vajtime për mos realizimin e objektivave që i ke venë vetes dhe që për mua janë humbje e vazhdueshme kohe.


Do mbeten gjithmonë femrat në dorë të dytë në këtë profesion...?
Nuk janë femrat në dorën e dytë në këtë profesion. Situata e vajtimit të gjendjes shpesh herë sjell konfirmimin e saj. Dhe unë nuk e konfirmoj atë. Femrat po punojnë madje fort në këtë profesion, vetëm një gjë është për tu evidentuar: dora e parë apo e dytë ka vetëm një çmim i cili ngrihet apo ulet nga puna dhe rendimenti që ti ke.


Ka ndonjë gjë të veçantë për sa i përket historisë që nuk e keni mësuar në shkollë por e keni mësuar rastësisht gjatë punës suaj duke parë në arkiva?
Unë kërkoj shumë. Dhe nuk rresht së plotësuari kuriozitetin tim. Jam e tillë dhe këtë ma ka evidentuar dhe babi im i shtrenjtë edhe kur isha fëmijë. Por them se është një element shumë i rëndësishëm në punën time. Reflektimi i dijeve të mia vjen si rezultat i përqasjes së shumë burimeve të cilat i gjej jo vetëm brenda vendit. Informacioni dhe dija janë fjalë të mëdha që duan dhe përkushtime të mëdha.


Keni thënë ndonjë herë që "nuk mundem më" do e braktisë këtë profesion?
Të duket ndonjëherë sikur rrezohesh, por unë kam këmbëngulje shumë të egër. Është një çudi vërtetë por ia kam dedikuar pikërisht atyre gjërave që dua.


Si e organizoni një ditë pushim, si është koha juaj e lirë?
Argëtohem me çfarëdo të bukur që më del para. Film, shaka, libër, det, diell, rërë, gjithçka që lidhet me gjë që nuk ka të bëjë me rrathë tokësorë.


Mikeshat e tua më të mira janë gazetare, punojnë në media apo jo?
Brenda dhe jashtë, njeriu ka miq. E rëndësishme është që i kam. Pak, shumë pak por kam.


Në qoftë se nuk do të ishit Monika gazetare, çfarë do të ishit?
Ah, babi në atë kohë më sjell lajmin se do të vishja përparësen e bardhë. Nuk e di pse e kish këtë dëshirë kur vetë ai më stimulonte që herët në fëmijëri më shpjegime të thella ( për moshën time), mbi ngjarje që tani çuditem pse zgjatej kaq shumë. Kur e pata pyetur më vonë më pati thënë se nuk kisha ndonjë arsye të veçantë por ti po e bën atë në një mënyrë tjetër. Kjo e fundit më pëlqeu shumë.


Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Nuk e kam forcën e urrejtjes, por unë mbaj qëndrime. Dhe e kam shumë të vështirë t'u kthehem.

Nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama