Prestigjiozja "The Sun" pas zgjedhjes së lojtarëve më të mirë të "Euro 2016", ka zgjedhur për çdo skuadër edhe se kush lojtar ka të dashurën ose bashkëshorten më të bukur.
Për kombëtaren Shqiptare "The Sun" ka zgjedhur gruan e Lorik Canës, e cila është ish-mbajtësja e kurorës së "Miss Universe", Monika Erkoli.
Ashtu si kuqezinjtë në fushë edhe Monika përballet me konkurrencë të fortë në grupin A, ku Franca përfaqësohet nga e dashura e mbrojtësit Sagna, Ludvine Kadri, kurse për Zvicrën është zgjedhur e dashura e Valon Berhamit, Elena Bonzanni, dhe Rumania me Sabrina Chirches bashkëshorten e Vlad Chirches.