Monogamia sakrifice apo zgjedhje e jetes?

Monogamia: sakrifice apo zgjedhje e jetes?
Kur dy njerez vendosin te formojne nje cift te qendrueshem, gjeja e pare qe te shkon ne mendje eshte te harroni aventurat. Premtimi i besnikerise reciprokeeshte pikenisja ne jeten e ciftit. Qe sot e tutje eshte vetem ai/ajo. Per te hyre ne nje lidhje monogame eshte nje proces natyral dhe i deshiruar apo nje detyre e cila duhet te jete keshtu?

Te kesh vetem nje partner do te thote te heqesh dore, te besh sakrifice? Historia ka treguar se ne qyteterimin e dikurshem ,martesa me shume gra ishte e lejueshme, ndersa sot denohet me ligj dhe moralisht. Pikerisht ne kete rast zeri i femres degjohet: perse meshkujt duhet te kene shume gra, ndersa femrat jo? Por eshte dhe e vertet qe natyra na jep shembuj te ndryshem. Pjesa me e madhe e kafsheve bejne nje jete poligamie, por ka dhe specie te cilat jane besnike deri ne vdekje. Kthehemi ne kulturen tone. Ne ditet e sotme ka sense monogamia kur cifte perfundojne ne tradheti?

Nese te dy palet do te ishin dakort atehere nuk do te ishte "natyrale", te kesh shume partnere ashtu sikur ke shume miq? Mendohet se poligamia eshte absolutisht normale, duke marre ketu parasysh kulturen myslymane e cila lejon qe burri te marra me shume se nje grua. Ne kundershtim me kete shoqeria qe mendon se dashuria eshte nje ndjenje e rralle dhe e vyer nuk mund te bashkohet me kete koncept. Dashuria eshte e vetme, ndersa te kesh shume partnere perfundon duke jetuar shume lidhje dhe pa ndjenja. Gjithashtu eshte per tu konsideruar xhelozia dhe tradhetia.

Poligamia do te anullonte fjalen tradheti, keshtuqe edhe xhelozia nuk do te kishte arsye te ekzistonte. Tashme shoqeria ka evoluar shume, dhe nese nje cift kerkon te jetoje lidhjen e tyre ne liri mund te vendose te beje qetesisht duke rene dakort qe te kene me shume se nje partnere. Por ceshtja eshte nese lidhja me shume partnere quhet liri, lidhja me nje cift quhet skllaveri?  Mund ta perfundojme se monogamia, eskluziviteti i nje lidhjeje eshte nje gje shume e bukur dhe e mrekullueshme kur eshte spontane. Gjithesesi cdo cift ben zgjedhjet e veta, mjafton qe te dy te jene dakord dhe asnjeri  mos te vuaj per zgjedhjet e tjetrit. Ju si mendoni?



IkubInfo

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama