Dëshira për seks
Nga një kërkim i bërë nga fabrikanti i kondomeve (Durex) është konstatuar që holandezët kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht 91 herë në vit. Holandezët zinin vendin e nëntë në listën botërore. Në vendin e parë ishin francezët të cilët kishin marrëdhënie seksuale 141 herë në vit. Më pas vijonin amerikanët me 138 herë dhe në vendin e tretë ishin rusët me 131 herë në vit.
Në një kohë kur kafshët kryejnë aktin vetëm për t’u shumuar, seksi është për njerëzit edhe një formë argëtimi. Për njerëzit akti seksual është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për të pasur një lidhje të fortë dhe të shëndetshme me partnerin. Njeriu ka disa periudha në jetën e tij ku dëshira për seks shtohet apo pakësohet. Zakonisht këto periudha kanë formën e dallgëve, pra edhe nëse ndonjëherë nuk do të keni dëshirë për të pasur marrëdhënie mos u mërzisni pasi do te jetë një situatë e përkohshme. Nevoja seksuale midis partnerëve nuk ecën gjithnjë paralelisht. Kjo gjë mund të sjellë probleme në lidhjen e tyre.
Mos u besoni të afërmve apo shokëve të cilët ju thonë që kanë të paktën 3 herë në javë marrëdhënie me partnerin e tyre. Nga kërkime të ndryshme që janë zhvilluar është konstatuar që njerëzit kryejnë më rrallë aktin seksual se sa u tregojnë njerëzve të tjerë. Kështu rreth 40% e burrave midis moshës 18 dhe 45 vjeç kryejnë më pak se një herë ne 2 javë aktin seksual. Kini kujdes nga monotonia në shtrat.
Problemet
Rreziku më i madh në një marrëdhënie të gjatë seksuale është mërzitja dhe monotonia në shtrat. Monotonia si dhe irritimet e vogla të përditshme të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në një situatë të tillë është mirë të krijohet diçka e re. Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë është kreativiteti i cili e mban lidhjen sa më të freskët. Faktorë të tjerë të cilët influencojnë negativisht dëshirën për të pasur marrëdhënie seksuale janë tek femrat: frika për marrjen e ndonjë sëmundjeje gjatë aktit seksual, përdorimi i ilaçit kundër mbetjes shtatzënë (anti-conception). Disa lloje të tilla ilaçesh përbëhen nga një sasi e madhe progestoroni i cili ul dëshirën për të pasur marrëdhënie. Ndërkohë që tek burrat faktorët negativë janë: tensioni për të kryer aktin seksual sa më suksesshëm si dhe përdorimi i tejkaluar i alkoholit. Seksologët amerikanë Masters dhe Johnson konstatuan që 47% e femrave pas lindjes, të paktën për një periudhë prej 3 muajsh kanë pak dëshirë për të pasur marrëdhënie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar së kryeri aktin seksual.
Puna ime më ndau nga njeriu që doja
Karen tregon se si një histori shumë e bukur dashuria mori fund për shkak të punën së saj. Historia mes Karenit dhe Luisit nisi që kur ata ishin në gjimnaz dhe u kurorëzua pas 7 vjetësh në martesë. Jeta në çift u bë e vështirë ekonomikisht ndaj ajo nisi të punonte.”Stresi i punës kishte shumë ndikim në marrëdhënien tonë, unë nuk e shihja asnjëherë në fundjavë dhe gjatë ditës nuk takoheshim kurrë”, thotë Karen. Për të ishte shumë rëndësishme që ata te qëndronin më shumë bashkë pasi marrëdhënia e tyre po fillonte të bëhej shumë e largët. Luisit i pëlqente shumë të dilte natën dhe ndonjëherë e shoqëronte edhe bashkëshortja e tij por kjo nuk mjaftonte. ”Unë doja të qëndroja vetëm me të,doja ta ndieja pranë vetës”, shprehet Karen. Megjithëse e donim shumë njëri tjetrin stresi i punës dhe fakti që ajo na mbante larg njëri tjetrit çonte në zënka dhe diskutime pafund. Pavarësisht dashurisë së tyre dhe dëshirës për të jetuar gjatë më njëri tjetrin Luisi dhe Karen vendosën të ndahen.”Ne donim të qëndronim pranë njëri tjetrit por nuk ishim asnjëherë bashkë ndaj dhe e morëm një vendim të tillë,edhe pse e di që nuk ishte i duhuri”, përfundon Karen.
Imazhet erotike eksitojnë trurin e femrës po aq sa edhe hormonet
Kur një femër thotë “ti më ndez”, mund te jetë truri i saj që po flet po aq sa edhe hormonet. Një studim i ri tregon se shikimi i imazheve erotike çon në shtimin e valëve elektrike të trurit të femrës, duke ”ndezur” trurin e saj. Kërkuesit konstatuan se aktiviteti elektrik i trurit të femrave shton shpejtësinë e tij në më shumë se 20 për qind nëse shihen imazhe erotike. Kërkuesi Andrey Anokhin shprehet se kjo i habiti shumë pasi nuk ishte dyshuar më parë për këtë. ”Ne besonim se nëse shihnin si imazhe të kënaqshme dhe të trazuara mund t’i shkaktonte një përgjigje të shpejtë,por në fakt skenat erotike kishin padyshim përgjigjen më të fortë”,shprehet ai. Zakonisht burrat ndjejnë materialin erotik më shumë se femrat,ndaj dhe pritej që femrat të ishin më pak të ndikuar ndaj tyre ndaj dhe ky kërkim doli më rezultativ nga sa pritej. Por krijohet varësi nga pornoja? Në studimin e botuar kërkuesit vendosën elektroda në skalpin (lëkurë e kokës)e 264 femrave për të matur aktivitetin e trurit të femrave duke shfaqur seri me slajde të 55 ngjyra të ndryshme. Rezultatet treguan se gjatë shikimit të figurave erotike truri i tyre prodhonte përgjigje elektrike që nuk kishte të krahasuar më shikimin e ndonjë imazhi tjetër që kishin të bënin më seksin por që nuk përmbanin skena erotike.