Kjo vepër monumentale e krijuar nga skulptorët shqiptarë u ndërtua e gjitha me bronxë ndërsa sheshi i saj dhe harku që lidh të dy faqet e historisë në një të vetmen është janë ndërtuar me strukturë betoni. Ndërsa në të dy anët e kësaj strukture gjenden figura në basoreliev që tregojnë luftën për secilën kohë. Monumenti është nga të vetmit që ika shpëtuar prishjes apo shkatërrimit gjatë një periudhe tranzicioni që po shkon deri në 20 vjet. Monumenti është i vizitueshëm dhe ngjall një admirim tek turistët. Po sjell vetëm faktin se rreth 60 pedagogë dhe student të Universitetit Berlin dy vjet më parë ndërsa udhëtonim për në qytetin ilir Amantia,nda;luan për të bërë foto duke shprehur habinë e tyre që në një zone me një infrastrukturë të dëmtuar gjendej anës rrugës një monument bronzi i lartë .Pamjet e tij gjenden sot deri në universitetin e Berlinit.
Mirëpo dëmtimi i monumentit duhet parë në një këndvështrim tjetër. Specialistë të kësaj fushe kanë një detyrë të kontrollojnë këtë monument si dhe të marrin masa që çarjet apo dëmtimin të mund të mbyllen .Monumenti i rezistoi edhe kohës, prandaj ai duhet të mirëmbahet sidomos lulishtja e tij e cila duhet rrethuar dhe duke mos lejuar makina apo mjetet të tjera të rënda pranë monumentit. Ky monument aktualisht është edhe një atraksion i veçantë me dëshimin e të cilës lidhen dy luftëra të lebrëve në periudha të ndryshme kohore.
2.
Ura e Drashovicës është marrë edhe si një pikë referimi për krahinë e Labërisë.Tre urat që kap ky trekëndësh, përmban urën e Drashovicës.Vetëm 30m ndanë urën nga lapidari që u ngrit në përkujtim të dy luftrave në histori të Shqipërisë që kanë një kurorë lidhje-lavdinë.Cafrë përfaqëson ky monumënt që gjendet në rrugën e Labërisë.?
Drashovicë 5 qershor 1920
Luftimet në Drashovicë filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet garnizoni nga ceta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një kapiten.
Urdhri për çetat ishte :Sulmoni llogoret”.
U shtruan gunat mbi telat me gjemba kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u doërzua.
Kapetan kishne Saline,
Të keq trimn, vetullazine
Majave vreshtave ryne
Me bomb' ne mes e godinë
Tha : Ne tel corra kercine,
Për të mos trembur shokërin
Atje to Hani ne gryke / te ura ne Drashovice, / Që1lon topi Italisë / Ka nijet qe ta vithise /Komision' e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdan / Italia me Junane / Te keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
Drashovicë 1943
Petrit A. Velaj(Në vitet e luftës së dytë botërore)libri Nje dritare burgu shkruan:
Ne betejen e Drashovices, shtator 1943 moren pjese si forcat partizane ashtu edhe luftetaret e Ballit Kombetar. Me kujtohet se ne komunikatat e huaja atehere thuhej: "Ne luften e Drashovices, luftuan si "te kuqte" dhe "te bardhet". Partizanet perfaqesoheshin nga Hysni Kapo. Vendluftimin e kishin mbi kodrat tej lumit te Shushices, ne rreze te katundit Kropisht. Forcat e Ballit Kombetar ishin mbi Qafat e Vodices, Mazhar, Lapardha. Ato komandoheshin nga Tasim Murati, Feim Celua, Hasan Hyso, Neki Selami etj. Sinjalin e pare e dha i riu Hekuran Xhindi, bashke me dy te tjere, te cilet prene telat me gjemba qe rrethonin kazermat dhe depot e municioneve. Gjurmet e tyre u diktuan nga nazistet dhe keshtu krisen bataret e para qe ushtuan ne tere luginen e lumit te Shushices.Qe ne oret e para te luftimeve u hap lajmi se Hysni Kapoja ishte plagosur ne kembe dhe e terhoqen me mushke duke e cuar ne rreze te maleve ne fshatin Lapardha, sic kam degjuar ne shtepine e Like Kalemit. Ne kete beteje, si vellezer, partizane e balliste luftuan kunder bishes naziste. Mbaj mend nje kenge popullore qe eshte ngritur e kenduar qysh ne ato vite:
ndezen lufte me gjermane,
Drashovice e ura mbane,
c'bere moj pac belane,
krisi batare e pare,
mben' shehit ata asllane,
tok e zune istikamne,
edhe gjakun tok e dhane!
Kjo ishte kenga e te famshmit Mato Hasani qe babai me thoshte se ai kishte ngritur edhe kengen e Luftes se Vlores me 1920, ate me titull "Nuk e bejme kabull na" dhe e ka kenduar ne sheshin e Flamurit, kur mbaroi lufta.Beteja e Drashovices, per njezet nete e dite, shenoi pamje te gjalla te nje lufte te rrepte. Duke ndenjur ne pozicione a gjate luftimeve ne brigjet e Shushices, na silleshin nder mend lufterat e baballareve tane, po ne keto kodra e brigje kunder nje armiku tjeter, imperializmit italian. Kjo na jepte edhe force, edhe zemer per te luftuar edhe me me guxim kunder gjermaneve. Beteja ishte e pergjakshme. Gjermanet, me armatime e municione te shumta rezistuan shume, por te zotet e vatanit, me ngulm ne llogore qendruan e s'u prapsen. Vecse, kur nazisteve u erdhen fuqi te tjera per ndihme nga Gjirokastra atehere forcat tona u terhoqen maleve. Gjermanet ishin te armatosur gjer ne dhembe. Ata kishin vene nen thonjte e tyre tere Evropen. Keshtu qe lufterat tona mund te ishin vetem te pjesshme dhe goditese.