Monumenti i Ismail Qemalit do te vendoset ne skele

Monumenti i Ismail Qemalit do te vendoset ne skele
MONUMENTI I ISMAIL QEMALIT

Skulptori Zeqir Alizoti  në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare solli në hollin e teatrit “Petro Marko” tre variantet e monumentit të Ismail Qemalit,themeluesit të shtetit shqiptar. . Monumenti i skulptorit do të financohet nga bashkia Vlorë dhe do të vendoset në një nga sheshet kryesore të qytetit të Flamurit.

Varianti i parë:Skulptori ka gdhendur plakun e Vlorës në këmbë me një vështrim në thellësi të shekujve .Në njërën dorë mbanë xhaketën dhe në dorën tjetër por të përkulur  mbanë mesazhin. Një pamje ballore mjaftë e gjetur e cila të tërheq dhe të ngjall emocion.Mesazhi i skulptorit është i qartë.Varianti i dytë:Plaku i Vlorës,paraqitet bust  cka do të thotë vetëm fytyra.Një këndvështrim nga ku skulptori ka preferuar të flasi me daltën e tij me shprehjet dhe figurën e I.Qemalit.Pas gjendet flamuri.Varianti i tretë.Ismail Qemali është në pozicionin ulur në një kolltuk. Njërën dorë e ka ngritur deri në masën e fytyrës. Mendimi i tij shprehet me thellësinë e shikimit. Në të tre variantet skulptori ka menduar edhe për flamurin.Ai shfaqet dukshëm pas figurës të plakut të Vlorës

Skulptori Z.Alizoti ka paraqitur edhe sheshin ku do të vendoset monumenti i Ismail Qemalit. Skulptori ka bërë zgjedhjen e tij.Varianti i  vendosjes  se monumentit në Skelë .Ky është edhe varianti që është miratuar. Në sheshin përpara universitetit të Vlorës në shpinën  e tij monumenti do të ketë fushë pamje nga deti. Nga gjykimet, që do të bëjnë qytetarët do të zgjedhin  një nga tre variantet, që ka  punuar skulptori  Z.Alizoti për  monumentin  që do të vendoset në sheshin e Skelës.

THEMELUESI I SHTETIT PA ASNJË MONUMENT

Ismail Qemali është themeluesi i shtetit por deri më sot nuk ka një monument të tij .Ismail Qemali dhe patriotët  e tjerë shqiptarë u   përjetësuan në një monument në qëndrën e sheshit historik të Flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë. Aty është vepra me dinamike, një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë. Një masiv bronzi ,17 m e lartë,përfunduar në 28 nëntor 1972.

Në të njëjtin vend ku është  Lulishtja “I.Qemali”, është varri i patriotit I.Qemali,o belisku me luftëtarin e lirisë.N dërtuar në vitin1932.Në këtë zonë kanë ekzistuar disa shtëpi,por u prishën me vendim të bashkisë së Vlorë në vitin ’32,për të ndërtuar lulishten “I.Qemali”.Ka qenë një interesim i kryebashkiakut të Vlorës Ali Asllanit. Eshtrat e plakut të Vlorës u sollën nga Kanina,ku ishte varrosur në 1919 sëbashku me dy kryeministrat e tjerë në kopshtin e teqesë së Kaninës dhe tyrben e kësaj teqeja,që është shpallur monument për kohën dhe rëndësinë e saj. Nga shtëpitë e  fisit të Vlorajve,f is me degët e tij një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi :shtëpia e Xhemil Beut,Syrja Beut,Eqrem Vlorës.Tek shtëpia e Xhemilit,është pritur në jetë ardhja e engjëllit shqiptar Ismail Qemali. Këtë ta thonë historianët,por edhe kujtimet e E.B Vlorës.

Monumenti i skulptorit Zeqir Alizoti,do të jetë i pari ku figura e patriot të shquar të përjetësohet në një monument të vetën në sheshin e Skelës .Lidhja që krijohet këtu është edhe historike.Duke qenë se në sheshin e Flamurit gjendet pjesa kryesore e kompleksit muzeal në Skelë gjendet muzeu kombëtar i Pavarësisë,selia e Qeverisë së parë të I.Qemalit. Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike,që ruan vështrimi e asaj kohe. Materialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me Kryeminsitër I.Qemalin.Ajo gjendet në rrugën Vlorë-Skelë,afër detit,por pamja e saj,fytyra e saj vështron nga hapësira e  detit, kryesisht nga gjiri i Vlorës. Eqrem bej Vlora,një pinjoll i shquar i  familjes të ndritshme shqiptare e ka përshkruar në këtë mënyrë këtë vajtjen e I.Qemalit në këtë ndërtesë:”Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra,vecse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit,por zuri në Skelë atë vilën e vogël,por shumë të këndshme të karantinës,që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësisë…”

Kryeminsitri I.Qemali

Kryeminstri Ismail Qemali punoi 40 vjet në administratë deputet,vali.17 vjeç ishte përkthyes në Ministrinë e Jashtme,guvernator në Varna,Tripoli.U internua nga perandoria osmane në Anadoll në një mungesë prej 7 vjetësh.1900 arratiset në Greqi me një anije angleze.Kryeminstri kishte 9 fëmijë.6 djem, 3 vajza.Në  zyrën e kryeminstrit  nw muzeune Skelws është një foto e tij me 6 djemtë e tij.
 
Skulptori Alizoti ,puna në fonderinë e tij

Skulptori Z.Alizoti është mare gjatë me punimin e figurës së Ismail Qemalit.Kur e pyeta gjashtë muaj më parë se cilat ishin veprat e tij krijuese ai më shpjegoi se po përgatiste vepra të llojit  monumente për dy figura të shquara si Ismail Qemalin dhe Zenel Gjolekën prijësin e tradhtuar ,monumenti i këtij të fundit do të jetë të veçantë ai do të  ngrijë në bonz  prijësin në kalë. Dhe ky monument do të ketë vend në një nga sheshet e qytetit të Flamurit. Figurën  e plakut të Vlorës ,skulptori ka vite që e bluan në mëndje ,një ditë derdhi në fonderinë e tij,tre maketet e vogla të cilët do të sjellin një ndër të përzgjedhurat për tu vendosur  definitivisht në Skelë. Është puna e këtij skulptori për vizitorët e 100 vjetorit që do të zbresin në qytetin e Flamurit do të kenë mundësi të marrin një portrete të plakut të Vlorës ,punuar në shamot derdhur në fonderinë e tij ,mirëpo e vendosur  në kornizë druri.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama