Monumenti i Pavaresise do prodhohet ne Austri kushton 450.000 euro

Monumenti i Pavaresise do prodhohet ne Austri, kushton 450.000 euro
Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë do të kushtojë në total rreth 450 mijë euro dhe është vendosur se ai do të prodhohet në Austri pasi në vendin tonë nuk është e pamundur për shkak të teknikave dhe materialeve specifike të tij.

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima thekson: “Ky monument kërkon teknologji të precizionit të lartë dhe teknologjitë e derdhjes në Shqipëri janë gati primitive. Këtu kemi të bëjmë me struktura çeliku dhe veshja e monumentit me kombinim të pllakve të bronzit special. Duke i shtuar këtu edhe ndriçimin special dhe regjistrimin e deklaratës së pavarësisë me djegie me lazer, janë teknika këto të cilat në Shqipëri nuk ekzistojnë”.

Ndaj edhe u vendos që ao të realizohej i gjithi jashtë vendit dhe vetëm montimi i tij do të mund të bëhet në vend nga kompania e cila po e prodhon atë. Një pamundësi prodhimi në vend kjo e cila rrit edhe koston e monumentit. Z. Shima bën me dije se vetëm për prodhimi i tij kushton 353 mijë euro, pa përfshirë këtu 35 mijë euro do të shkojnë për 2 arkitektet si shpërblim për punën e tyre krijuese dhe gjithçka duhet për bazamentin e tij në momentin e montimit.

Përmasat e monumentit nuk do të jenë ato që u shpallën në fillim. Shima thotë se do të jetë 6.4 metër i lartë dhe rreth 5.5 metër gjerësi, përfshirë këtu edhe hapësirën që do të jetë në mes të dy strukturave të të njëjtit monument. Ai mban firmën e arkitektit shqiptar nga Kosova, Visar Obrija dhe arkitektit gjerman Kai Roman Kiklas dhe sikundër është vendosur tanimë, do të qëndrojë në Parkun Rinia të kryeqytetit. Drejtori i GKA-së, Rubens Shima siguron se më 28 nëntorin që shënon edhe 100-vjetorin e pavarësimit, monumenti i 100-vjetorit do të jetë pjesë e kryeqytetit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama