Moody’s Shqiperia progres por mbetet ende shume larg

Moody’s: Shqiperia, progres por mbetet ende shume larg
Moody’s në një raport për Shqipërin bën të ditur se garancia e kreditimit vlerësohet me B1. Në këtë vlerësim të korporatës për vlerësimin e kapitalit global dhe vlerësimin e kreditimit, thuhet se ky vlerësim ka ardhur nga reflektimi i forcës së vogël ekonomike, institucionale dhe qeverisëse. Rreziku për ekonominë shqiptare, thuhet në raportin e Moody’s është mesatar.

“Shqipëria ka bërë progres domethënës në rritjen ekonomike dhe forcimin e institucioneve që prej viteve 1990, megjithëse mbeten ende në nivele shumë të ulëta”, thekson raporti.

Moody’s vlerëson se vendi ynë ishte elastik ndaj krizës financiare por ajo ka probleme me rritjen ekonomike. “Në një kohë kur ekonomia e saj relativisht e mori veten nga kriza financiare globale, për zhvillimin ekonomik ka nevojë ende për përpjekje”, nënvizohet në raport. Nivelet kryesore të vlerësimit të kreditimit janë: Aaa, Aa, A, Baa, Ba (B1 nivel me të cilin vlerësohet Shqipëri), B dhe Caa. SHBA që pas krizës së borxhit publik u ul nga Aaa në Aa+. Aktualisht në nivelin më të lartë të besimit për kreditim mbete Britania e Madhe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama