Moore nxin bluzat e bardha amerikane

Moore, nxin bluzat e bardha amerikane

“Sigurisht në këtë sektor kaq kompleks keni boshllëqe, por që zvogëlohen përpara faktit që në Amerikë vdes nëse nuk ke para për të paguar. Më prezantoni një bashkëqytetarin tuaj që ka mbetur në mes të rrugës sepse spitali ku nuk ka mundur të paguajë i ka marrë në këmbin shtëpinë. E vërteta është që nuk keni asnjë, kundrejt një numri shumë të madh tek ne”, - tha regjisori amerikan gjatë një konference për shtyp për mediat italiane.

Filmi më i fundit i Moore “Sicko” prej ditës së djeshme po shfaqet në të gjitha kinematë e vendit fqinj. Një denoncim i drejtpërdrejtë dhe i dokumentuar mbi sistemin shëndetësor amerikan. Në të tregohet se si 45 milionë të varfër lihen në mëshirë të fatit vetëm sepse nuk kanë një librezë sigurimi, por edhe nëse e kanë duhet të përballen me sjelljen gati kriminale të shoqërive të mëdha që vendosin nëse dhe kur do të kurohen.

Marre nga : gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama