Morali i nenshtrimit

Morali i nenshtrimit
Problemi i mases se fajesise se administrates se larte te nje regjimi diktatorial nuk shtrohet vetem per shoqerine shqiptare. As nuk verehet qe shoqeria shqiptare te jape shenja te nje natyre me pak tolerante se ajo e vendeve te tjere, qe kane perjetuar nje te kaluar te afert po aq te mundimshme.

Pa llogaritur procesin e denazistifikimit, ne dhjetevjeçaret e fundit nje sere vendesh te Evropes Lindore e Perendimore (Spanje, Portugali), Azise, Afrikes dhe Amerikes Latine jane ndeshur me te njejtin problem, edhe pse jo te gjithe kane kaluar neper nje diktature komuniste. Dhe ne te gjitha keto vende eshte ngritur dhe vazhdon te ngrihet problemi i mases se pergjegjesise se administrates se larte te periudhave te erreta te historise se tyre.

Nese ne Shqiperi funksionare me nje te kaluar me se te dyshimte vazhdojne te jene publikisht dhe politikisht aktive, edhe njezet vjet pas shembjes se diktatures, kjo nuk shpjegohet vetem me vullnetin e keq te partive politike, qe i propozojne ne funksione kyçe te shtetit. Arsyet jane me te thella. Se pari numri i njerezve te implikuar ne veprime kriminale gjate regjimit komunist duhet te jete shume me madh se sa mendohet. Nje mundesi tjeter eshte ajo qe formuloi kohet e fundit presidenti i pare i Lituanise pas komuniste, V. Landsbergis. Ai mendon se ne ish vendet komuniste nuk u krijuan kushtet per nje proces te ngjashem me ate te Nurembergut sepse ne ato vende komunizmi nuk u mund asnjehere. Kjo ide nuk eshte e re, por kurre nuk eshte shprehur kaq qarte nga nje personalitet i nje rangu te tille.

Ne realitetin shqiptar, pa kundershtuar mundesite e mesiperme, duket se luan rol edhe nje lloj paqartesie dhe medyshjeje te nje pjese e rendesishme e shoqerise per masen e fajesise se administrates se larte te aparatit shtypes te diktatures komuniste, prirja per t’i cilesuar si zbatues te urdhrave te kastes me te larte te regjimit, faktit qe ajo e kishte vene te gjithe vendit ne sherbim te nje ideologjie sa utopike aq edhe te afte te pillte krim shteteror.

Qe ushtrimi i dhunes se skajshme buronte kryesisht prej vete natyres se regjimit, te shume vete le te nenkuptohet se roli i individeve mbetet tejet i kufizuar ne mundesite qe kishin per te shmangur me te keqen, se edhe po te ishin te ndergjegjshem per padrejtesine e akteve qe kryenin dhe pasojen e firmave qe hidhnin, kerrkush nuk kishte detyrimin te behej hero duke bishtnuar ligjet, urdhrat e vendimet.

Por as vdekja e diktatorit Hoxha, qe krijoi matricen brutale te atij regjimi, nuk e perligj gjendjen e krijuar, mosgjetjen e rrugeve per te na ndare perfundimisht nga e keqja. eshte njelloj sikur te thuash se me vdekjen e S. Milosheviçit Gjykata e Hages nuk ka me arsye te ekzistoje. Ne keto kushte hedhja poshte e Ligjit te lustracionit (Ligji nr. 10034, “Per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve) dhe miratimi i nje ligji qe kufizohet me ngritjen e nje Instituti Kujtese, vetem se perforcon idene e mesiperme, pra paqartesine e pergjithshme qe kemi per implikimin ne krim te shume ish funksionareve te aparatit te dhunes se regjimit komunist.

Ne te vertete askush nuk ka harruar se ne rrjedhe te dhjetevjeçareve nen diktature ishte normale te shihnim te shnderrohen ne kriminele e vrases te ligjshem jo vetem urdherdhenesit, por edhe njerez krejt te zakonshem, nepunes te perpikte, eter te cileve nuk u mungonte dhembshuria per te afermit e tyre. Ajo qe ndodhte ne mbledhjet e hapura apo te mbyllura, ne te cilat pjesemarresit kerkonin me histeri kryqezimin e atyre qe kishin rene preh e merise se diktatorit (mbledhje, qe thelb nuk ndryshojne nga ritualet kabalistike te Mesjetes), dikur tregohej goje me goje pa shkaktuar emocione te veçanta. Funksionare te larte apo anetare te thjeshte forumesh, qe sapo kishin votuar per shkaterrimin e dikujt, ndalonin ne dyqanin me te afert te blinin diçka per femijet e tyre pa u merakosur per ata femije qe kishin lene jetime e qe i priste edhe kalvari i tmerrshem i internimeve. Shkurt, edhe ne Shqiperine komuniste ndodhi ajo qe Hannah Arendt e ka cilesuar si te mesuarit (ambientimi) me te keqen, gjykimi i se keqes si diçka te zakonshme, rendomtesia, (ordinariteti) dhe bashkejetesa me krimin ne jeten e perditshme.

eshte fjala per nje ide qe beri histori dhe qe sundoi pothuaj per kater dhjetevjeçare shkencat sociale dhe politike. Dua te pandeh se thelbi i saj eshte pak a shume i njohur per te gjithe. Vete termi rendomtesi e se keqes, eshte nentitulli i librit qe H. Arendt i kushtoi procesit te A. Eichmannit (funksionarit nazist i ngarkuar me transportin e çifuteve drejt kampeve te perqendrimit dhe shfarosjes gjate L2B), i cili me 1960, ne saje te nje operacioni te sherbimeve te fshehta izraelite u suall per gjykim nga Argjentina ne Izrael.

Arendt, qe nderkohe kishte marre qytetarine amerikane, e ndoqi gjykimin e Eichmann-it per hesap te gazetes New York Times. Gjate procesit, funksionari i larte nazist nuk reshti se perserituri se ai “ishte nje nepunes qe kishte zbatuar urdhrat”. Duke e vezhguar tek fliste, filozofes Arendt iu duk se te ai ishte e huaj ndjenja e antisemitizmit dhe se ideologjia naziste nuk e kishte shnderruar ate ne nje individ te rrjedhur menderisht, te paafte te arsyetonte. Ne keto kushte ajo shkroi se shtazeria e nje regjimi, mund te mbeshtetet fare mire edhe te puna e zakonshme e funksionareve te zellshem, qe zbatojne me perpikeri urdhrat.

Rendesia e te kuptuarit te ketij procesi psikologjik duket se ka shtyre mjaft mendimtare te shquar te ketij shekulli qe jo vetem te reflektojne po edhe te eksperimentojne gjate per te njohur sjelljen e njeriut nen diktature, marredhenieve qe krijohen midis funksionareve te nje instance te caktuar dhe urdherdhenesve qe drejtojne punen e tyre, midis vullnetit te diktatoreve a te aparatit totalitar dhe mases se implikimit te ekzekutuesve ne zbatimin e vullnetit te tyre.

Siç eshte e njohur, ideja e funksionarit te nenshtruar u mbeshtet rreth dy vjet me vone (1964) nga psikologu amerikan S. Milgram ne nje eksperiment qe edhe sot cilesohet si me i famshmi ne historine e shkencave psikologjike (Nenshtrimi ndaj autoritetit). eshte fjala per detyren qe ai u ngarkoi disa vullnetareve, per te leshuar sasi te caktuara rryme elektrike, mbi disa individeve te tjere, te lidhur ne karrige, ne se keta te fundit nuk jepnin pergjigje te sakta per pyetjet qe u beheshin. Si te pareve ashtu edhe te dyteve u ishte shpjeguar se behej fjale per nje eksperiment shkencor. Megjithate kjo nuk i pengoi te paret te leshonin sasi vdekjeprurese rryme elektrike (natyrisht pa dijenine e tyre ishin marre masa qe aparatet te tregonin sasi te larta rryme ne rritje, por kjo te mos ndodhte realisht) mbi te dytet, thjesht sepse nje gje te tille ua kerkonin drejtuesit e eksperimentit. Ata ishin te bindur se po ndihmonin ne zhvillimin e shkences...

Perfundimi ishte mjaft domethenes: njerezit mund te kryejne akte te dhunshme edhe pa qene te shtyre nga urrejtja. Mjafton te kene bindjen se po zbatojne nje urdher. Disa vite me pas te njejtat perfundime duket se u konfirmuan edhe nga eksperimenti i psikologut Ph. Zimbardo, i njohur me emrin Standford prison experiment. Ai u kerkoi nje numri studentesh te mbylleshin ne bodrumin e nje ndertese, duke u dhene edhe detyra te veçanta; nderkohe qe disave u kerkoi te luanin rolin e te burgosurve te tjeret i veshi me uniforme dhe u kerkoi te benin gardianin. Brenda javes “gardianet” me uniforme nisen te ushtrojne nje dhune e terror te paimagjinueshem ndaj “te burgosurve”, sa Zimbardo u shtrengua te nderprese eksperimentin. Edhe me aq, provat ishin te gjitha aty: mjaftoi qe te vishnin nje uniforme e te ndodheshin ne nje mjedis te pazakonshem, qe edhe disa studente simpatike te shnderroheshin ne torturues te pameshirshem.

Pra edhe nje here dukej se gjithçka shpinte uje ne tezen e filozofes H. Arendt. Por pavaresisht nga perfundimet e ketyre eksperimenteve, qe kane patur jehone te madhe ne fushen e shkencave sociale e politike, kerkimet vazhdojne edhe sot e kesaj dite. Kohet e fundit m’u duk me interes nje studim permbledhes i J.F. Dortier, i cili flet per nje seri perfundimesh te reja, te cilat e vene fort ne dyshim tezen e mesiperme te H. Arendt-it. Ai permend botimet e historianeve angleze te tille si D. Cesarini, i cili duke rishqyrtuar ne menyre te imet biografine e A. Eichmann-it (2006) arrin ne perfundimin se pavaresisht nga ajo qe thoshte, funksionari nazist ishte nje antisemit i njohur, qe kishte marre iniciativa te cilat shkonin pertej zbatimit te thjeshte te urdhrave. Imazhi i nepunesit te rendomte qe zbatonte urdhrat ishte vetem nje vije strategjike mbrojtjeje ne gjyq. Dhe H. Arendt kishte rene ne gracken e tij.

Dortier thote nga ana e tij se mbase ajo i nxori pak si shpejt perfundimet e veta sepse ato i lejonin te formulonte nje teze te rendesishme: Sistemet diktatoriale jetojne nga pasiviteti i njerezve te zakonshem, ide qe ka plot te verteta brenda, por nje numer gjithnje ne rritje studiuesish jane te mendimit se qe regjimet shtypese dhe totalitare te qendrojne ne kembe kerkohet edhe diçka tjeter veç nenshtrimit pa kushte. Kerkohet qe aradha e nepunesve te ngarkuar per kryerjen e puneve te ndyra te ndjeje detyrim moral e politik per zbatimin e misionit ne fjale. Te bindurit nuk mjafton thote historiania L. Rees, eshte ideologjia qe kane perqafuar dhe mbrojne ajo qe i ben aktive keta njerez, qe motivon militantizmin e tyre per te mbajtur ne kembe diktaturat.

Dhe nje proces i tille ngjan te kete ndodhur si pikat e ujit ne te gjitha regjimet diktatoriale. André Glucksman eshte nje nga filozofet me te njohur te diteve tona qe i ka kushtuar studime te gjata pikave te perbashketa te ideologjise fashist e dhe asaj komuniste dhe qe ne fund te fundit nuk gjen shume ndryshime midis tyre. Te libri Kuzhinierja dhe njeri ngrenesi, refleksione mbi shtetin, marksizmin dhe kampet e perqendrimit (1975), liber qe pati nje jehone te jashtezakonshme, ai perpunon tezen se edhe diktaturat e modelit marksist ne kuadrin e luftes se klasave, pillnin klasen e tyre sunduese qe ishte Nomenklatura. Si i tille (per interesat e saj) marksizmi nuk prodhonte vetem paradokse shkencore, por edhe kampe perqendrimi, sikunder nazizmi.

Krimet e komunizmit ne Shqiperi, qe te nesermen e perfundimit te L2B ne asnje rast nuk del qe te jene kryer nga individe te semure menderisht, nga hordhi njerezish te egjer. E veçanta kryesore e autoreve te tyre ka qene motivimi politik. Por, ketu do te shtonim se per t’i kryer me me lehtesi krimet ata kishin nevoje te ndiheshin te ndryshem nga viktimat e tyre.

Nderkohe per te gjithe eshte e njohur se ndersa nazistet kishin urrejtje raciale per çifutet, i cilesonin ata “te ndryshem”, dhe kjo e legjitimonte dhunen ndaj tyre, ne nje vend komunist si Shqiperia ne syte e perfaqesuesve te regjimit “çifutet” ishin armiqte e klases. Ata shiheshin si nje shtrese e huaj, kontaminuese, e rrezikshme. Kjo menyre stigmatizmi ndihmonte ne shnderrimin e nje pjese te mire te funksionareve partiake dhe te aparatit te dhunes ne nje koloni teper virulente. Aktet qe ata kryenin duhen pare edhe si shenja besnikerie e nenshtrimi nga klanit politik ne fuqi. Per pasoje mizorite mbi ata “qe ishin kunder nesh” mbi “te ndryshmit” kryheshin gati me ekstazen e nje riti fetar, qe e afronte kriminelin me instancen siperore me diktatorin dhe moralin e tij.

Dhe me e keqja ishte se ne nje regjim te tille askush nuk gezonte imunitet te veçante qe ta mbronte nga damkosja si “armik”. Nese nje gjermani te dyshuar a dikujt tjeter nen okupacionin nazist i mjaftonte te gjente nje certifikate per te provuar origjinen jo çifute, ne Shqiperine komuniste nuk njihet as edhe nje rast qe nje individ i cilesuar si armik klase t’i kete shpetuar ndeshkimit. Megjithese E. Hoxha akuzoi midis te tjeresh K. Xoxen se “fshehurazi Partise” kishte denuar njerez te pafajshem, nuk njihet ende emri i ndonjerit prej ketyre te fundit qe te jete rehabilituar pas pushkatimit te Xoxes.

Qe ne çastin kur nje grup njerezish nuk cilesohet me se ben pjese te “ne”, thote psikologu H. eelzer (Ekzekutuesit, 2007), gjithçka (çdo mizori) behet e mundur.

Kete e deshmon me se miri edhe historia e re e Shqiperise ku u shqiptua nje numer tejet i jashtezakonshem ndeshkimesh, internimesh, ku u shkaterruan mijera vatra familjare dhe u kryen nje numer i madh ndeshkimesh dhe vrasjesh arbitrare. Dhe te gjitha keto ne shperpjesetim te plote me “fajet”. Prej ketu vjen perfundimi se militantizmi i ekzekutuesve kishte perparesi edhe ndaj vete ligjeve te epokes. Ligjet ne sirtar dhe veprat e shokut Enver mbi tavoline, citohet te kete thene nje nga kreret e Gjykates se Larte. Me tej, paradoksalisht, shume gjera kuptohen edhe nga ai fenomen qe shpesh here cilesohet si lufte brenda llojit; shkurt ndeshkimi i elementeve te nomenklatures se lare.

Nuk do te kishte aspak vlere te kerkosh ndeshkimin e udheheqesve te kohes per instalimin e regjimit komunist ne vend. Duhet pranuar se nje pjese e madhe te shqiptareve, fatkeqesisht ishin per nje zgjidhje te tille, por fakti qe nje numer funksionaresh te larte te nomenklatures, me kohe, u ndeshkuan politikisht eshte nje material qe vjen se brendshmi dhe qe ne menyren e vet delegjitimon vete regjimin. Ne thelb, per te mos patur shume iluzione, duhet thene se kemi te bejme me nje grup jo te vogel individesh, qe ishin per sistemin por qe ne rrethana te caktuara nuk miratonin mjetet qe perdorte ai, eshte fjala per individe (natyrisht jo te gjithe mund te klasifikohen si te tille), qe nuk i kishte zene hipnoza, qe nuk ishin prekur thelle nga virusi i histerise politike, ose qe ne rrethana te caktuara kishin mundur te dilnin prej saj pa modifikime te pakthyeshme te personalitetit.

Kjo perforcon mendimin se ekzekutori tip i regjimit nuk eshte thjesht ai nepunesi te i cili vepronte sindroma e nenshtrimit, por nje “i nenshtruar” i vullnetshem qe rregullonte hesapet e veta nepermjet krimeve qe kryente, nje funksionar te cilit i pervelonte nen lekure pasioni per te interpretuar gjithçka ne funksion te mbijeteses se kastes se regjimit, me te cilin ishte lidhur kordoni tij ombilikal. eshte fjala per ata funksionare qe organizonin futjen fshehurazi te armeve ne kisha, te funksionareve qe u dukej krejt normale te urdheronin arrestimin e nje grupi te rinjsh ne afersi te Kombinatit te Tekstileve ne Tirane dhe i akuzonin per tentative arratisjeje, te atij partiakut qe vendoste per denimin me vdekje te dikujt ende pa filluar gjykimi, te atij qe merrte iniciativa te pushkatonte pa gjyq, i sigurt se ky ishte vullneti i eproreve te tij, i gjykatesit te larte, logjika e te cilit dhunon vete arsyen njerezore me perligjjen qe i ben edhe sot pushkatimit e varjes se intelektualeve krejtesisht te pafajshem.

Ky tip funksionari, nepermjet zellit te tepruar, overdozes se urrejtjes dhe epshmerise per te interpretuar ligjin tej kufijve juridike, kerkonte te tregohej i ndryshem edhe nga vete koleget e tij. Ai kishte nevoje te ndihej pjese e nje komuniteti tjeter, e nje komuniteti me prane majes se piramides, per pasoje me i mbrojtur, me mundesi me te medha per te trasheguar tiparet e gjeneve te tij. Psikologe te ndryshem (A. Haslam, S. Reicher) vene ne dukje gjendjen e vazhdueshme te kercenimit qe ndjejne keta individe ne çastin e ushtrimit te dhunes. Te tjere flasin edhe per natyra sadomazokiste, pra per njerez qe kane nevoje te ndjejne dhunen e autoritetit qe kane mbi vete, por ne te njejten kohe, ekstazohen kur ushtrojne dhune mbi ate qe kane nen vete. Kjo tregon se nuk jemi fort larg idese se kjo kategori njerezish perfaqeson njerezit me te thyeshem, individet me moral me te dyshimte edhe te Shqiperise se asaj kohe.

Por nese kjo e fundit mbetet çeshtje e tyre e brendshme, realiteti shqiptar ngjan si i devijuar e i dale krejt shinash tek nuk gjen vullnetin e duhur politik te hedhe tej moralin e tyre. Para nje gjendjeje te tille nuk mund te mos i japesh te drejte Ardian Vehbiut kur thote se nje shoqeri qe e mban krimin e djeshem te ndrydhur ne pavetedije eshte shoqeri e semure, shoqeri neurotike, shoqeri qe vazhdon te vuaje pasojat e krimit te djeshem e qe nuk gjen dot ne vetvete energji per t’ia kushtuar se sotmes.

*Shkrimtar dhe publicist

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama