Morali ne Shqiperi frymezim komedie

Morali ne Shqiperi, frymezim komedie

Kjo vepër e shkruar nga vetë regjisori Gongo, vjen nga të paktat vepra shqiptare në teatër dhe do të ngjisë në skenë aktorë të njohur të teatrit, si Sokol Angjeli, Neritan Liçaj dhe Eva Alikaj. Një komedi që trajton temën e vështirësive në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. “Shtëpia pa dritare” flet për dramën e një heroi të heshtur që quhet Neritan. I ndershëm, aq sa ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare, të cilën do ta japë me qira për të siguruar disa të ardhura më shumë. Pa dritare, sepse beson se ligji nuk duhet shkelur. Por, ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë, do t’i duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me të…Biznesmenë, trafikantë, bankierë, tatimorë dhe një grua që nuk është aq e ndershme sa ai…

Ky është subjekti nëpër të cilin tirret komedia e regjisorit Saimir Gongo, që vjen premierë për publikun e Teatrit Kombëtar më 20 dhe 21 dhjetor, në kuadër të aktivitetit “Lexime shqipe” .

Kjo vepër e shkruar nga vetë regjisori Gongo, vjen nga të paktat vepra shqiptare në teatër dhe do të ngjisë në skenë aktorë të njohur të teatrit, si Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Gerti Ferra, Ergys Çekrezi, Enkel Gurakuqi, Indrit Çobani. Ajo çka vihet re është prania e aktores Eva Alikaj, e cila  numëron rolin e dytë për këtë vit në skenën e Teatrit pas “Hamlet Makina”, duke shënuar edhe rikthimin si aktore e Teatrit Kombëtar.

Një komedi që trajton temën e vështirësive në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme. Shfaqja fokusohet në luftën e përditshme të heroit të paemër, qytetarit të thjeshtë, për të cilin askush nuk flet. Flitet për politikanë dhe politika, për të ardhmen europiane të vendit dhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballemi, luftën për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e pa dhe të paguara, për gjithçka dhe të gjithë. Një gjë e vogël pastaj është harruar në këtë furtunë informacioni: Njeriu i thjeshtë dhe shqetësimet e përditshme të tij.

Kjo komedi sipas autorit vjen si një provokim dhe mjaft befasuese. Spektatori nuk e pret atë që do të ndodhë, prandaj edhe çdo akt i komedisë përcjell emocion.

Një komedi që trajton temën e vështirësive në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. Për luftën e përditshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë.

Protagonistit, ndonëse është i rregullt dhe i sinqertë, do t’i duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me të. Ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka njëzet e katër vite që zhvillohet në vendin tonë. A do ia dalë mbanë?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama