Sipas një kërkimi të Millenial Branding, 4/5 e të rinjve i kanë bërë “friend” kolegët e tyre në Facebook dhe mesatarja e miqve në rrjetin social është 700. Duke parë këtë numër të lartë kontaktesh bëhet pothuajse e pamundur të ruash informacionet personale.
“Ata që kanë filluar të përdorin Facebook që në gjimnaz, vazhdojnë ta përdorin edhe kur fillojnë punën. Sidomos meshkujt duhet të kenë kujdes sepse më shumë se gjysma e tyre i publikojnë online të gjitha gjërat që bëjnë dhe mund të vijë dita që nga kjo të lindin probleme”, shprehet Dan Schawbel për MSNBC.