Koncepti i arkeologjise kontekstuale ishte i huaj per Institutin e Arkeologjise. Vrojtimi konkret fillimisht u keqinterpretua si nje lloj agjenture dhe per pasoje u arrestua nje ekip qe punonte ne terren. Kerkimi mjedisor per te kuptuar historine e lagunes se Butrintit u perceptua si eksentrik. U miratua perdorimi i ndijimit te larget per te survejuar rrenojat, por terheqja e te dhenave dhe arkivimi i materialit ishte nje mister per ekipin e Institutit te Arkeologjise. Ekzistonin dallime themelore ne planin e germimeve te kerkimit. Ne esence, te dhenat historike ishin nje standard rreth te cilit ishte ndertuar modeli nacionalist para se te levizej edhe nje cope dheu. Ne terren, arkeologet mbikqyrnin punetoret ne vend te studenteve ose arkeologeve profesioniste. Kontekstet arkeologjike liheshin pas dore dhe dokumentacioni i kufizuar bazohej ne vezhgimet e arkeologut kryesor (“autori” ne protokoll) dhe ndonje vizatim shoqerues i planimetrise, skulptures ose objekteve te artit te bera sipas tradites se arteve te bukura. Por qe prej vitit 2000, rrethanat jane permiresuar mjaft, meqenese misioni i kerkimit ka marre rolin e mesimit te nje brezi te ri studentesh shqiptare per hapat e pare rudimentare te arkeologjise moderne ne terren. Kerkimi ne shkalle te gjere dhe mesimdhenia kane ecur se bashku.
Bukuria e jashtezakonshme e vendit ose mundesia per te ndermarre kerkime madhore arkeologjike nuk mund te fshihte sfidat e perditshme qe hasnin komunitetet, te ndergjegjshme per dizavantazhet ne krahasim, per shembull, me Greqine fqinje. Varferia poshteruese e Shqiperise ne fillim te viteve 1990 ishte me te vertete shokuese. Pothuajse 20 vjet pas fundit te sundimit komunist, rrethanat ekonomike po permiresohen vazhdimisht fale remitancave nga mbi nje milion emigrante shqiptare si dhe nje kombinimi te pakenaqshem te ndihmes dhe kriminalitetit. Projekti i Fondacionit Butrinti filloi ne kete periudhe te varferise se skajshme kur fitimi mesatar ishte pak me shume se 2-3 dollare ne dite. Qe nga fillimi njerezit e autorizuar te Fondacionit Butrinti synonin qe te kryenin me shume se sa nje mision shkencor.
Administratoret shpresonin se mund te mbronin dhe te konservonin jo vetem vete qendren arkeologjike, por edhe mjedisin e saj magjik, homerik. Pas vizites se presidentit te Bankes Boterore ne tetor 1995, u krijua nje program per te zgjeruar dhe mbrojtur qendren arkeologjike. Peizazhi i pazhvilluar i lagunes ne te cilen ndodhet Butrinti eshte nje metafore per historine e koheve te fundit te Shqiperise. Qe prej vitit 1991, ky rajon mjaft i papopulluar eshte kercenuar nga zhvillime te pakontrolluara drejt krijimit te turizmit masiv. Regjistrimi si qender e Trashegimise Boterore te UNESCO-se ne 1992, e vetmja ne Shqiperi, pa dyshim i inkurajoi zhvilluesit kombetare dhe nderkombetare, sepse ketu kishte nje indeks te vleres nderkombetare qe do t’i jepte identitet cdo fshati turistik qe do te ndertohej rreth tij, pavaresisht se BE dhe Banka Boterore po e nxitnin Shqiperine qe te mos konkurronte ne kete treg ne renie, po ne vend te tij te zhvillonte turizmin kulturor dhe ekologjik bazuar ne burimet e saj mjaft te pademtuara.
Ne nje mbledhje ne Tirane ne Maj 1996, u paraqiten gjashte propozime per fshatra turistike me nje total prej 25 mije shtreterish (si dhe porte jahtesh, supermarkete, fusha golfi dhe fusha per helikopter), megjithese askush nuk e shqyrtoi se ku do mund te gjendej financimi per infrastrukturen mbeshtetese. Me krijimin fillestar te fshatit turistik Torcello afer Ksamilit, direkt ne veri te Butrintit, zhvillimi substancial dukej se do te behej realitet. Vetem e ashtuquajtura krize e skemave piramidale te vitit 1997, qe coi ne nje muaj trazirash civile, e permbysi koncesionin me shumice te bregdetit qe do tu jepej nje numer ndertuesish. Ne 1998-99, pas mbledhjeve publike te nisura nga Fondacioni Butrinti dhe me mbeshtetjen e Edi Rames, Ministri i Kultures, u nis nje projekt i ri per ta bere efektivisht Butrintin si nje destinacion madhor kulturor per ekoturizmin - nje vend ku do te shfaqej identiteti i ri i Shqiperise. Qendror per kete ishte programi per t'i zgjeruar kufijte e Butrintit, duke ruajtur peizazhin e tij te lagunes dhe ate bregdetare; duke mbajtur ate qe anetaret shqiptare te seminarit te pare e percaktuan si “magjia dhe misteri i vendit”.
Qeveria fillimisht ishte skeptike. Deri ne Korrik 1999, Kryeministri pretendonte se duhet te ndertohej nje aeroport turistik ne Butrint. Sidoqofte, propozimet e Fondacionit Butrinti u mbeshteten nga UNESCO, e cila formalisht e ndryshoi regjistrimin nga 20 ha ne 29 km² dhe nga Ministria e Kultures se Edi Rames, i cili krijoi Parkun Kombetar te Butrintit me zyren e tij te administrimit. Me krijimin e Parkut Kombetar, UNESCO ka dhene fonde per zhvillimin e programeve te komunitetit vendor dhe nje program arsimimi; Banka Boterore ka dhene nje grant te qenesishem per te mbeshtetur zhvillimin institucional te Parkut; Bashkimi Evropian ka votuar ne mbeshtetje te zhvillimit infrastrukturor ne menyre qe te terhiqet, kontrollohet, asistohet menaxhimi i vizitorit dhe siguria e qendres arkeologjike; Fondacioni Shinto, Worldmate, ka rindertuar shkollen e fshatit ne Vrine dhe hyrjen jugore te Parkut; dhe fondacioni Leventis ka mbeshtetur ngritjen e nje muzeu te ri.
Ne kundershtim me gjithe veshtiresite, Shqiperia ka nje projekt modern te ndjeshem ndaj ekologjise, duke i garantuar qendres se vetme arkeologjike te Trashegimise Boterore nje mjedis te mbrojtur dhe, ne nje faze te paralizes politike dhe mungeses se investimeve, duke e bere ate nje nga asetet paresore te vendit. Afersisht 30 mije udhetare ditore te huaj e kane vizituar qendren arkeologjike ne vitin 2005 dhe, ne menyre me kritike, 30 mije shqiptare dhe kosovare. Bashkepunimi refleksiv midis Ministrise shqiptare te Kultures (me autoritet legjislativ kombetar) dhe OJQ-ve te huaja (qe punojne me burokracite e agjencive kryesore nderkombetare) ka provuar nje aleance kritike per arritjen e nje te ardhmeje vertet te re, te rendesishme per kete pjese te vecante te bregdetit mesdhetar.
Tani, megjithate, Butrinti perballet me nje kercenim te ri po aq qellimkeq sa dhe zhvillimi i fshatrave turistike ne vitin 1996. Butrinti ka marre nje synim te ri nacionalist. Sot ai mbetet po aq magjik sa ishte ne vitet 1990, por eshte vendosur qe ta mbyse statusi i tij nderkombetar dhe kombetar ne rritje. Te ardhurat e tij ne rritje nga bileta duhet te riinvestohen tek parku, ne menyre qe ceshtje baze si konservimi vjetor si dhe sistemi i transportit, parkimi i veturave, dhe tualetet e mjaftueshme te jene te pandryshuara dhe te pershtatshme. Nga ana tjeter duke sherbyer si agjent ndryshimi Fondacioni Butrinti, qendra arkeologjike konservohet mire, ka mirembajtje te mire ditore, posedon panele informacioni te dukshme, ka nje muze terheqes dhe lidhet me rrugica qe te cojne ne hinterland. Vec kesaj, eshte fokusi i germimeve te kerkimit inovator, bashke me mesimdhenien per studentet. E thene thjeshte, dimensioni qe mungon eshte ceshtja e menaxhimit te trashegimise kulturore. Autoritetet shqiptare duhet te investojne akoma, duke u besuar OJQ-ve te huaja qe ta bejne kete gje per ta. Investimi kerkohet jo vetem thjesht ne infrastrukture per te plotesuar sfiden e numrit te turisteve gjithnje e ne rritje, por edhe per stafin qe ka nevoje per trajnimin baze ne menaxhimin per te mirembajtur rrethanat, qe e bejne Butrintin terheqes dhe qe cojne ne turizmin e nje shkalle te tille te vecante.
Fondacioni Butrinti punoi aktivisht me operatoret e udhetimeve dhe gazetaret per te ngulitur parkun ne mendjet popullore. Operatoret greke te udhetimeve ne fillim rezistonin dhe vizitoret e huaj ishin shokuar vertet nga qendrimi i policise dhe doganes greke ndaj shqiptareve. Kjo eshte permiresuar mjaft ne vitet e fundit dhe me kete permiresim fluksi i turizmit eshte rritur vazhdimisht me perfitim te ndersjellet per te dy vendet. Po keshtu, kthimi i Butrintit ne nje destinacion turistik per shqiptaret perfshinte ndryshimin e qendrimeve te vendosura. Me fillimin e aktiviteteve ne teater si dhe me bombardimin e nderhyrjeve te medias, qendra arkeologjike eshte rritur dhe eshte destinacioni i pare i te gjithe nxenesve te Shqiperise dhe aseti kryesor i trashegimise kulturore te vendit - i krahasueshem me Stonehenge ne Mbreterine e Bashkuar ose Partenonin ne Greqi.
Qe ne fillim Fondacioni perfshiu konservuesit ne projekt duke e ngarkuar me vezhgimin e gjendjes te te gjithe monumenteve nga arkitekti i konservimit, Richard Andrews ne vitin 2002. Fatkeqesisht, praktika konservuese ne Shqiperi ka vonuar te zbatoje praktikat me te mira bashkekohore. Ajo eshte shume nderhyrese sipas tradites midis lufterave perkunder te qenit minimale dhe e kthyeshme. Kjo nderlikohet nga prania e tenderimit te punes dhe me kete, perfshirja e arkitekteve dhe kontraktoreve te interesuar vetem ne rezultatet financiare. Me statusin ne rritje te Butrintit dhe te ardhurat ne rritje, u ndermoren projektet qe shkelnin parimet e minimalizmit dhe rikthyeshmerise dhe ende hartimi i nje strategjie te qendrueshme te konservimit sic parashikohet ne plane te ndryshme, mbetet nje sfide e qendrueshme.
Duke reflektuar per aspektet praktike te ketij projekti, mund te nxirren dy konkluzione kryesore. Se pari, turizmi tani eshte thelbesisht nje force ekonomike globale. Kjo eshte nje zone komplekse, por sidoqofte, per nje vend si Shqiperia, ka gjase qe ajo te perfaqesoje 20% te te ardhurave te saj brenda 15-20 vite. Thene thjesht, ne nivelin qeveritar, keshilla e dhene nga te gjithe agjencite kryesore ne dekaden e kaluar, nuk ka qene vec skandaloze.
Skema e zhvillimeve bregdetare eshte tenderuar me ofertuesit me te ulet duke mos marre parasysh te ardhmen e vendit. Po keshtu, agjencite kryesore te trashegimise kulturore kane ofruar pak me shume se udhezime te pakuptueshme per klasen qeverisese shqiptare, e cila, pa trajnim, nuk i ka kapur rrethanat aktuale ne kete fushe. Ky qendrim ndaj te huajve eshte shokues disa here dhe pengues ne menyre te pandryshueshme. Se dyti, per te krijuar nje lloj produkti te trashegimise kulturore qe i pershtatet tregut global kompleks ne rritje, nevojitet bashkepunimi midis te gjithe aktoreve. Shpjegimi i konceptit te konservimit te qendrueshem peshkatareve apo kultivuesve te bostanit kerkon durim dhe qellim, qe u mungojne organizatave qeveritare. Me fjale te tjera, vendet si Butrinti kerkojne mbrojtes te lokalizuar qe konfrontohen me entet shteterore burokratike dhe sigurojne ne menyre rigoroze qe te perdoren praktikat me te mira nderkombetare.
Disa data
27 Tetor 1997 Vizita e Misionit tw UNESCO-s pwr tw raportuar mbi gjendjen e Butrintit
15 Dhjetor 1997 Komiteti pwr trashwgiminw kulturore Botwrore e pwrfshin Butrintin nw listwn e
trashwgimive kulturore nw rrezik.
4 Korrik 1998 Kwshilli i Ministrave e vuri Butrintin nw varwsinw direkte tw Ministrisw sw Kulturws dhe aprovoi ngritjen e njw zyre Koordinimi dhe menaxhimi nw Sarandw me njw drejtor pwrgjegjws pwr Butrintin.
25 Shtator 1998 UNESCO dhe Fondacioni Butrinti pwrshkojnw kufijtw e rinj tw propozuar.
1 Korrik 1999 Emwrohet Drejtori i parw i Parkut Kombwtar tw Butrintit nga Qeveria shqiptare.
Prill 2000 Merret konfirmimi nga qeveria pwr zgjerimin e zonws sw Trashwgimisw Botwrore.
Prill 2001 Publikimi i Planit te Menaxhimit nga Fondacioni Butrinti
2002-2004 Nderprerje e bashkepunimit me Parkun. Mungesa e kontrollit coi ne nje takim urgjent te UNESCO-s ne Sarande ne Prill 2005
Korrik 2003 Regjistrimi si zone e mbrojtur RAMSAR
Janar 2005 Fondacioni Butrinti mundesoi punesimin e specialisteve te rinj ne park
Korrik 2005 Konservimi i Pallatit te Trikonkes. Krijimi i rrugezave mjedisore se bashku me guiden perkatese. Vendosja e paneleve informuese per sitin.