“Acidi ursolik është një përbërës natyror interesant dhe gjendet në lëkurën e mollës”, tha kërkuesi Christopher Adams.
Rëndësia e lëkurës së mollës është zbuluar nga Adams, i cili vendosi të kërkonte për një ilaç që pengon humbjen nga muskujt, mbajtjen e njerëzve më të fortë me moshën dhe largimin e vështirësisë për shërimin e të moshuarve.
“Humbja muskulore është një shoqërues i shpeshtë i sëmundjeve dhe i plakjes. Ajo zgjat shtrimin në spital, vonon rikuperimin dhe pengon njerëzit për të shkuar në shtëpi. Nuk është e kuptuar mirë dhe nuk ka ilaç për të. Por duket se acidi ursolik po jep rezultate të mira me eksperimentet që kemi zhvilluar deri tani”, ka thënë Adams.