Mos e teproni me lavderime

Mos e teproni me lavderime
Ka shume libra me keshilla per prinder, por kjo ne vend qe te krijoje lehtesi, ndonjehere krijon konfuzion. Ka disa libra qe keshillojne lavderime sa me te shpeshta per femijet, por a eshte e dobishme nje gje e tille? Disa studime te reja kane treguar se lavderimet e teperta, te llojit: “Shume mire e ke bere kete detyre, je i mençur”, te nxenesit mund te çojne edhe deri te rezultatet e keqija ne shkolle. Studimi ku kane marre pjese 400 nxenes amerikane te klases se peste te shkolles fillore, ka treguar se femijet qe lavderohen per shkak te inteligjences se tyre, jane te prire qe te evitojne detyrat e veshtira, meqe jane mesuar qe te jene te pranueshem vetem nese japin rezultat te mire.

E, meqe detyrat e veshtira mund te çojne deri te mossuksesi, ato thjeshte evitohen. Per kete shkak, me mire eshte qe femijen ta lavderojme per mundin qe ka bere, e jo vetem per rezultatin qe ka arritur.

Gjumi dhe te mesuarit permendsh

Ne menyre qe te jene te shendetshem dhe te mençur, femijet duhet te flene sa duhet. Vetem nje ore me pak gjume ne dite, ndikon ne renien e perqendrimit, si dhe ne shtimin ne peshe.

eshte fakt se nxenesit e tashem flene mesatarisht nje ore me pak sesa femijet para 30 viteve. eshte pare se, ne rast se nuk kane fjetur sa duhet, nxenesit e klases se gjashte japin rezultatin e nxenesve te klases se katert, derisa shume studime boterore tregojne edhe se mosfjetja sa duhet çon deri te shtimi ne peshe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama