Mos i blini lule do te mendoje se e keni tradhtuar!

Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!
Nje buqete me lule eshte dhurate klasike per dashuri. Por, nje dhurate e tille befasuese nuk do ta kete efektin e deshiruar. Shumica e femrave do te mendonin se partneri i tradhton. Rreth një e katërta e femrave janë të bindura se dhurimi i befasishëm i luleve është shenjë e sigurt se partneri i tradhton. Përveç luleve, femrat dyshojnë edhe në rast të dhuratave të tjera: ëmbëlsirat- zakonisht mendojnë se mashkulli i ka gënjyer diçka; ndërsa darkën romantike do ta përshkruajnë si paralajmërim për lajme të këqija.

Rreth 3 000 meshkuj dhe femra, pjesëmarrës të një studimi, u janë përgjigjur pyetjeve se si i përjetojnë dhuratat nga partnerët, ndërsa rezultatet tregojnë se dyshimi në raport me dhuratën është proporcional me shumën e parave të shpenzuara për blerjen e saj. Ndoshta keni pasur qëllime të mira, mirëpo do ta përjetoni ferrin në martesë, nëse i keni blerë një dhuratë të shtrenjtë, sepse dyshimi është shumë më i madh.

Edhe meshkujt, edhe femrat mendojnë se dhurata e shtrenjtë është vetëm tentativë për lehtësimin e ndërgjegjes pas tradhtisë, ndërsa gjysma e meshkujve të anketuar pranojnë se kanë hequr dorë nga dhuratat e shtrenjta, sepse të dashurat e tyre janë bërë paranoike. Nga ana tjetër, një e katërta e femrave kanë pranuar se të dashurit u kanë dhuruar diçka të bukur, kur kanë bërë diçka të keqe. Autorët e studimit rekomandojnë që dhurata “e pafajshme” është torta. Një pjesë tortë nga ëmbëltorja nuk do të shkaktojë dyshim dhe, njëkohësisht, nuk do të shkaktojë goditje të madhe në kuletë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama