Mos lejoni qe t’ju roberoje te teren!

Mos lejoni qe t’ju roberoje te teren!
Humbja e identitetit personal është kurth i rrezikshëm i çdo lidhjeje, së cilës duhet t’i shmangeni. për ç’gjë ju ndihmojnë pesë këshilla të rëndësishme.

* Mos i harroni shoqet me të cilat jeni shoqëruar para se të shfaqej në skenë ‘ai i vërteti’. Planifikoni daljet e rregullta ‘femërore’ dhe bisedat në mbrëmjet e vonshme. Shikoni si po jetojnë miqtë tuaj.

* Shmanguni lëvdatave të tepërta në adresë të të dashurit tuaj. Natyrisht, mund të tregoni se mburreni me të gjitha sukseset e tij, mirëpo nëse vazhdimisht flisni për të, atëherë do të bëheni person monoton!

* Mos ia impononi të dashurin shoqërisë suaj. Ju, ndoshta, jeni e mahnitur me të, mirëpo për miqtë tuaj ai është vetëm një djalë ‘i ri’. Lëreni miqtë tuaj ta vlerësojnë vetë, në daljet tuaja të përbashkëta. Nëse nuk i impresionon, mos insistoni të ndryshoni mendimet e tyre, kjo veç sa do të thellojë jazin.

* Kurrë mos e ndërpritni mirëmbajtjen, vazhdoni edhe më tej të dukeni bukur, siç keni vepruar deri më tani.

* Ruani qëndrimet personale. Nëse dikur ju kanë pëlqyer hamburgerët, ndërsa i dashuri juaj vegjetarian mundohet t'ju bindë që të mos hani asgjë që nuk është e shëndoshë dhe
ju i ndërpritni, atëherë kjo është e tepërt! Është mirë të jeni transparente në shfaqjen e mendimeve, sepse pikërisht mendimet dhe bindjet tuaja personale ju kanë bërë të tillë çfarë jeni.

Me gjasë, në saje të tyre, ju i keni pëlqyer të dashurit tuaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama