Prandaj, fiksoni mirë 6 rastet kur nuk duhet ta mendoni të mbani dietë. Kështu, mos mbaj dietë nëse…
... pret ciklin
Në këtë periudhë trupi ka nevojë për hekur, vitamina dhe kri¬përa minerale, por këto elementë mund të ndodhen edhe në ato ushqime të cilat janë armike të linjave, siç janë p.sh., ëmbëlsirat, çokollatat, djathërat etj.
... sapo je ndarë nga një lidhje
Në këtë situatë, trupi është i dobët, njësoj si pas një gripi të keq. Prandaj nuk do ishte shumë e mirë për ju dhe organizmin tuaj që, menjëherë pas një krize mërzie apo depresioni, të mbani dietë.
... je ftuar për drekë
Apo po pret ditën e një feste, në këtë rast, mbaje dietën një herë tjetër, në një moment
më të përshtatshëm. Sepse, edhe pa vetëdi¬je bëhen shumë shkelje 'të vogla' që rrezikojnë të zbehin rezultatet e arritura.
... koha është e keqe
Kur prishet koha, trupi sekreton më shumë Acht, një harmon që rrit ankthin dhe zvogëlon prodhimin e endorfinave (substanca që të bëjnë të ndihesh mirë).
... duhet të bësh një test ose provim
Kur je shumë e ngarkuar, trupi vë në lëvizje adrenalinën, harmon që nevojitet për të nxjerrë jashtë të gjitha energjitë që kemi, dhe sjell dëshirën për të ngrënë, mbi të gjitha ëmbëlsira.
... po shkon me pushime
Pushimet dhurojnë disa ditë të qeta, prandaj do e keni shumë të lehtë të tundoheni nga ushqimet e ndryshme.