Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar ka më shumë mundësi të jenë të lumtur në marrëdhënien e tyre kur mbushin 40 vjeç...
Sipas një sondazhi britanik, suksesi në jetë dhe lumturia në marrëdhënie vijnë pasi keni mbushur 30 dhe 40 vjeç. Në këtë sondazh u pyetën 2000 persona dhe u nxor përfundimi se femrat e shijonin rininë dhe beqarinë kur ishin 23 vjeç, ndërsa meshkujt kur ishin 25.
Përsa i përket shëndetit, mosha 30-vjeçare është më e mira, pasi njerëzit e lënë pas stilin e shfrenuar të jetesës dhe nisin të kujdesen më shumë për veten.
Mosha kur njerëzit janë më të lumtur me marrëdhënien e tyre është ajo 40-vjeçare. Mes kësaj moshe, 38 vjeç dhe 42 vjeç, arrijnë sukseset profesionale në përgjithësi.