Mozaiku i krijuar me 1 milionë kokrra kafeje nga artisti Saimir Strati është bërë pjesë e rekordëve Guinnes. Ky mozaik është më i madhi në botë i këtij lloji, dhe për realizimin e tij artisti shqiptar Strati ka përdorur 140 kg kafe. Mozaiku portretizon një baterist japonez, një këngëtar amerikan, një balerin brazilian, një baterist amerikan dhe një fizarmonicist evropian. Ky është edhe çmimi i gjashtë Guinnes që shkon për artistin Saimir Strati.