Midis tyre, padyshim vendin e parë e ka opera "Flauti magjik", me simbolizëm muzikor të paarritshëm. Kjo opera është komentuar shumë që nga viti 1791, kur u kompozua nga Mozarti si një operë që shpreh qartë prirjet masoniste të kompozitorit. E ndoshta jo thjesht për këtë simbolikë që ka opera “Flauti magjik”, por dhe për faktin se ajo konsiderohet si një nga kryeveprat e Mozartit, është përzgjedhur si premiera që do të çelë sezonin artistik të Teatrin e Operas dhe Baletit.
Dhe për ta sjellë për herë të parë në skenën shqiptare këtë vepër gati-gati të paarritshme, është përzgjedhur regjisori gjerman Stefan Neugebauer, i cili vetëm një muaj më parë eksperimentonte në skenën e Akademisë së Arteve në një laborator dashurie pyetjen shekullore: Kush tradhtoi i pari: femra apo mashkulli. Një vepër e dramaturgut francez Marivaux, e shkruar në vitin 1744 me titullin te “Grindja” (La Disputa) që rezultoi e suksesshme në skenën e Akademisë. E me sa duket, gjermani Stefan Neugebauer do të guxojë sërish, mbase dhe do të eksperimentojë për të sjellë për herë të parë në skenën modeste të Teatrit të Operas dhe Baletit, një kryevepër operistike siç është “Flauti Magjik”. Ndoshta për vështirësitë që mbart vënia në skenën e kësaj opere, regjisori ka zgjedhur që në kast të jenë këngëtarë lirikë të huaj dhe shqiptarë, ku padyshim peshën më të madhe do ta mbajnë të huajt.
Opera “Flauti Magjik”, i cili që nga premiera e parë në vitin 1791 arriti suksesin e saj më pas në shumë skena të botë. Për herë të parë në skenën shqiptare, kjo opera aq e komentuar si një vepër që idealizon masonerinë do të vihet në shtator me rastin e çeljes së sezonit artistik të TKOB-së. Mbi libretin e shkruar nga Emanuel Schikaneder është realizuar edhe filmi me të njëjtin titull “Flauti Magjik”, ku një nga protagonistët e këtij filmi është edhe sorpanoja shqiptare Teuta Koço.