Mrekullia binjaket lindin ne nje muaj distance

Mrekullia, binjaket lindin ne nje muaj distance
Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Milano. Një 41-vjeçare ka lindur dy binjakë, që, si asnjëherë më parë, kanë dalë në dritë në një distancë prej një muajsh. Kështu, binjaku i parë ka lindur më 18 mars dhe binjaku i dytë ka lindur ekzaktësisht një muaj më vonë, më 18 prill. Fëmija i parë në fakt ka lindur në muajin e pestë e gjysëm, ndërsa vëllai i tij një muaj më vonë. Për këtë arsye, ata kanë lindur nën peshën normale, përkatësisht 650 gram dhe 1.080. Aktualisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën, edhe pse janë në terapi intensive.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama