Kërkuesit po fillojnë të njohin kaq thellë bimët, aq sa nuk kanë më nevojë për transgjenikën për të siguruar rezistencë ndaj thatësirës, vlerë më të madhe ushqyese dhe kohëzgjatje. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se qytetërimet tradicionale tona janë plot me cilësie latente. Në vend që të fusin një gjen bakteri rezistent ndaj murtajës, shpesh është e mundur thjesht të aktivizohet një kapacitet i lindur.
Na ishte njëherë, në epokën e optimizmit teknologjik, një ekip i vogël biotek me emrin Calgene. Themeluesit e tij vunë bast mbi një domate. Nuk bëhej fjalë për një domate si të gjitha të tjerat, por për Flavr Savr, një ekzemplar gjenetikisht i modifikuar për të zgjidhur problemet e modernizmit. Kur të gjithë jetonim në fshatra, sigurim i domateve të freskëta dhe me erë ishte i lehtë. Për t’i çuar në treg, të pjekura e plot lëng, mendonin fshatarët. Por më pas metropolet i kanë asgjësuar bujqit e vegjël dhe ka filluar pretendimi për t’i pasur gjatë gjithë vitit produktet tona të preferuara. Sot domatet në pjesën më të madhe të tyre kultivohen në një hemisferë tjetër. Mblidhen jeshile dhe piqen gjatë rrugës nëpër të gjitha supermarketet e të gjithë botës. Mbledhja e domateve në këtë mënyrë, përpara se të kenë marrë dozën e duhur të ushqyesve, dikujt do t’i dukej zgjedhja më e mirë. Po si do t’ia bënin ndryshe që ta duronin udhëtimin e gjatë pa u kalbur?
Flavr Savr ishte alternativa ndaj praktikës së përhapur: Një domate që piqet në fushë dhe që mbetet e pandryshuar gjatë transportit. Shkencëtarët e Calgene kishin futur në genomën e saj një gjen që vononte tendencën ndaj plakjes. Stratagjema kish funksionuar, të paktën për sa i përket kohëzgjatjes së produktit në banakët e frutave dhe zarzavateve. Armiqtë e OGM-ve e mbiquajnë Flavr Savr-in "Frankenfood" (lojë fjalësh më emrin Frankenshtajn). Dhe në pritje të vendimit mbi domaten biotek nga ana e Food and Drug Administration amerikane, Jeremi Rifkin promovoi Pure Food Campaign, duke e vonuar me tri vjet miratimin nga ana e FDA-së dhe duke shpërthyer një lëvizje proteste që u përhap në të gjithë Evropën. Kur më së fundi domatja mori miratimin, u zbulua se Calgene nuk ishte aspak e preokupuar për aromën e saj. Jo vetëm që kish një aromë të papëlqyeshme, por ishte e shpifur. Më keq akoma, ishte një shkatërrim për fushat, mjaft e ekspozuar ndaj patologjive dhe pak pjellore. Calgene shpenzoi më shumë se 200 milionë dollarë për ta përmirësuar, por rezultati i vetëm qe se doli me këpucë të kuqe, duke përfunduar për t’u thithur nga Monsanto. Por kërkimi i fanta–domates nuk kish mbaruar aty. Flavr Savr u zhduk (edhe Monsanto në fund e braktisi projektin), por ndërkohë shkencëtari izraelian Nakum Kedar kish punuar në heshtje për një zgjidhje alternative.
Nëpërmjet kryqëzimeve të ndryshme, kërkuesi në fakt kish arritur të siguronte një specie pjellore dhe erëmirë, në gjendje të piqej në fushë dhe për të mbetur më pak e paprekur gjatë transportit. Kish gjetur edhe një partner ekspert i marketingut që të patentonte domaten dhe arrinte në tregun amerikan me mbulesën e duhur publicitare. Ky hibrid, sot i prodhuar dhe i shitur në të gjithë botën nga marka të ndryshme, ia detyron suksesin e tij njohurive të thella të Kedarit lidhur me genomën e domates. Një kompetencë e tillë ka mundësuar përpunimin e një procesi më të sofistikuar, por më pak kontradiktor, duke inauguruar erën e bujqësisë inteligjentë. Historia e Flavr Savr është një shembull pothuajse emblematik i parabolës OGM. Dhjetë vjet më parë, manipulimi gjenetik konsiderohej një mrekulli potenciale që do t’i bënte fshatarët të kursenin para, të ulnin çmimet e produkteve dhe të reduktonin dëmet ambientale të shkaktuara në mënyrë të pavullnetshme nga Revolucioni i Gjelbër (lëvizje që kish shtuar të korrat, por njëkohësisht kish gjeneruar një përdorim të shfrenuar plehrash kimike e pesticidesh). Ekspertët e gjenetikës theksonin se mund të na garantonin një bollëk akoma më të madh njësish me rreziqe të pakta për ekosistemin, thjesht duke futur në genomat e kulturave të ndryshme një copës apo dy të DNA-së së species tjetër (sipas një procesi të njohur si transgjenik).
Në disa raste, OGM-të e kanë mbajtur premtimin. Kanë shtuar prodhueshmërinë e kompanive bujqësore amerikane pa pasur nevojë për t’ju drejtuar herbicideve dhe substancave potencialisht toksike. Dyqanet ku blejmë janë plot: Çdo produkt ushqimor përmban deri në 70 për qind GM, kryesisht misër e sojë. Akoma më mirë është ecur në kultivimet e llojeve jo të ngrënshëm. Merrni pambukun: Parazitët e adhurojnë, muzika folk është plot me referime ndaj epidemive të llojit. Kjo implikon një përdorim masiv pesticidesh. Prodhuesi më i madh botëror i pambukut, Kina, ka llogaritur viktima të ndryshme patologjish që rrjedhin nga efekti toksik i substancave të tilla. Në vitin 1996, Monsanto ka lançuar pambukun Bt, një OGM në të cilin është futur një gjen i bakterit Bacillus Thuringiensis si pengues i brendshëm për parazitët. Futja e farërave të reja e ka reduktuar përgjysmë nevojën për pesticide dhe shëndeti i fshatarëve ka nxjerrë avantazhe të konsiderueshme.
Kështu, për prodhuesit, OGM-të shumë shpejt janë mirëpritur, kurse konsumatorëve u është dashur pak për t’ia kuptuar beneficet. Ambientalistët i kanë damkosur si krijime jonatyrore të destinuara të shkatërrojnë kultivimet tradicionale dhe të dëmtojnë organizmat tanë. Evropa i ka kundërshtuar me të gjitha mënyrat, përveç ndalimit, duke i dhënë origjinë një lufte ekonomike globale që i ka kushtuar Amerikës miliarda në rënie eksportesh. Është edhe në vetë Shtetet e Bashkuara që këto ushqime e kanë pasur jetën e vështirë: Në muajin mars konteja kaliforniane e Mendoçinos ka arritur deri sa ka vendosur që t’i deklarojë të jashtëligjshme. Armiqtë e OGM-ve kanë gjetur aleatë në disa shkencëtarë që i dënojnë kolosët e korporatave që qëndrojnë prapa sektorit të transgjenikës, të parin ndër të gjithë Monsanton. Kompania e famshme “Biotek” ka vënë nën patentë jo vetëm dy segmentet GM, por edhe të gjithë procesin e nevojshëm për t’i prodhuar, gjë që i ka dhënë origjinë monopolit virtual që ngadalëson rinovimim: Askush nuk mund të luajë qetësisht me gjenet pa preokupuar për dëshirën e gjigantit. Diskutimi na çon tek bujqësia inteligjente.
Kërkuesit po fillojnë të njohin kaq thellë bimët, aq sa nuk kanë më nevojë për transgjeniken për të siguruar rezistencë ndaj thatësirës, vlerë më të madhe ushqyese dhe kohëzgjatje. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se qytetërimet tradicionale tonat janë plot me cilësie latente. Në vend që të fusin një gjen bakteri rezistent ndaj murtajës, shpesh është e mundur thjesht të aktivizohet një kapacitet i lindur. Konkluzion: Bujqësia inteligjente premton një revolucion të kryer me metoda të padiskutueshme dhe sidomos jo të patentueshme. Mendoni shartimet dhe hibridimet që fshatarët kryejnë prej shekujsh, duke i besuar vetëm instinktit, duke mësuar nga tentativat e gabimet, duke dhuruar, falë dhe pak fati, mrekulli si tangeli, kungujt gjigantë, kastraveci pa bërthama.
Gjithçka qëndron në zëvendësimin me rastësi të një diturie të saktë të rolit që çdo gjen luan në ekzistencën e bimës. Sot shkencëtarët arrijnë t’i sigurojnë karakteristikat e dëshiruara me një të shkelur syri, ndërsa në të kaluarën na duheshin të paktën 10 vjet. Jo vetëm kaq: Mund të krijohen specie që më parë pa transgjenikën as nuk i imagjinonim. Pararoja e ushqimit përbëhet nga fruta e zarzavate në të njëjtën kohë natyrore dhe mbinatyrore. Mund ta përkufizojmë "superorganike": Kultivime erëmira, të bollshme, të sigurta dhe ushqyese që nuk kanë nevojë për plehra e pesticide. Një ushqim i brezit të ri që bën të kënaqur prodhues, konsumatorë, aktivistë dhe institucione. Praktikisht çdo mbledhje ekzistuese në botë gëzon një bankë të dhënash gjenetike korresponduese të përbërë nga farërat e mijëra specieve të tjera lidhura. Deri më tani bëhej fjalë vetëm për libra të braktisur në pluhur. Kurse sot përparimet e gjenetikës dhe të information technology, në termat si të fuqisë të përpunimit, aq dhe të kapacitetit të magazinimit, kanë bërë katalogë në të cilat klasifikohen jo vetëm aspektet e shumëfishta karakteristike të varieteteve të veçantë, por edhe teknikat për t’i aktivizuar e përhapur.
Një prej instrumenteve më të dobishëm për bujqësinë biologjike është treguesi i DNA-së. Bëhet fjalë për një shenjë lidhur me një porcion të veçantë të kromozomit, që u lejon kërkuesve të individualizojnë ekskluzivisht gjenin përgjegjës të një karakteristike specifike. Falë treguesit, pjesa më e madhe e punës mund të zhvillohet në laborator, duke kursyer kohë dhe para pa pasur nevojë të eksperimentohet në fushë. Një herë i izoluar aspekti i dëshiruar, përdoren teknika tradicionale si kultura (në të vërtetë kultivimi i filizave në një medium të pasur me ushqyes deri kur nuk janë mjaft të fortë sa për të mbijetuar të vetëm). Në variante të veçantë, është e mundur të kryqëzohen me sukses edhe specie të lidhura larg midis tyre që në kushte të ndryshme nuk do të kishin dhënë fryt. Është e rëndësishme të nënvizohet se shpesh varietetet e egra janë ato që paraqesin cilësitë më të mira në raste të tilla. Filizi mund të nxirret e kultivohet në laborator. Një teknikë tjetër, e quajtur si "kultura e anterës", mund të jetë ajo që të sigurojë një bimë të kryer duke filluar nga një qelizë e vërtetë stamenite.
Në krahasim me metoda të kësaj natyre, transgjenika duket një lojë fëmijësh. Në realitet ekziston një lidhje: Bujqësia inteligjente është bashkimi me më të mirën e organikës. Mund t’i japë për të ngrënë të gjithë botës, të shpëtojë Tokën dhe t’i japë fund monopolit të patentave. Është i bindur edhe Robert Gudman, ish-drejtor shkencor i “Calgene” që tani punon për “McKnight Foundation” në mbikëqyrjen e një programi prej 50 milionë dollarësh për financimin e kërkimit genomik në vendet në rrugën e zhvillimit. “Opinionet e përhapura lidhur me OGM-të tashmë janë një kujtim”, komenton ai. “Shkenca tashmë ka ecur më tej”. Nga mesi i viteve tetëdhjetë, një e diplomuar në Shkenca Bujqësore në Cornell University pranoi një detyrë që askush tjetër nuk do të kish dashur ta kishte. Emri i saj Suzan Mçouch. Detyra e besuar? Të përpilojë një hartë prej 40 mijë gjenesh që përbëjnë genomën e orizit. Njëherazi e përfunduar, në vitin 1988, kjo punë do të ishte një gur themeli në historinë e kërkimit shkencor. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, po bën të tronditen monopolet korporativë të sektorit. Përpara shfaqjes së Mçouch orizi, ushqim kryesor për të varfrit e pothuajse të gjithë botës, dukej i dënuar me harresën shkencore. Kompanitë qenë të interesuar vetëm për misrin dhe grurin, baza të ushqimit perëndimor. Por dihet: Hartat e bëra mirë i ndryshojnë gjërat, ashtu si kur gjeologët, duke shikuar hartat e Amerikës Jugore e të Afrikës, kuptuan se ekstremet e të dyja kontinenteve përputheshin, duke i dhënë jetë teorisë së tektonikës së pllakave. Harta e Mçouch ka qenë njëlloj e ndritshme. Kërkuesit kanë konfirmuar me genomat e misrit e të grurit dhe kanë zbuluar se tri speciet, ashtu si drithërat e tjera që së bashku me to përbëjnë dy të tretat e ushqimit njerëzor, kanë një pasuri gjenetike shumë të ngjashme.
Kërkimet tashmë të kryera mbi misrin dhe grurin mund të përdoreshin kështu për t’i kuptuar më mirë ushqimet thelbësore për popullsinë e Botës së Tretë. Një gjen i individualizuar në cilëndo prej specieve mund të lokalizohej edhe tek të tjerat. Karakteristikat e njërës mund të zgjeroheshin edhe tek të tjerat: Në qoftë se një varietetet i caktuar i grurit është veçanërisht rezistent ndaj murtajës, edhe orizi mund të bëhet i tillë, duhet vetëm të arrish të aktivizosh këtë pjesë. Aktualisht Mçouch, që ka mbetur tek Cornell, po punon për mundësitë e kryqëzimit midis orizit të butë dhe kushërinjve të tij të egjër. “Disa gjene mund t’i shtojnë të korrat”, shpjegon ajo, “dhe mund të sigurohen farëra më të mëdha që i japin jetë bimëve me përmasa më të mëdha”. Vite e vite bujqësie joshkencore pa dashur kanë fshirë shumë gjene të dobishëm, duke i zvogëluar mbrojtjet natyrore të plantacioneve. Qëllimi i Mçouch është që të rikuperojë një kompleksitet të tillë magjik.
Shkencëtarë të të gjithë botës po marrin shembull nga puna e saj. Në Kinë, kërkuesi Deng Qiyun, i frymëzuar nga shkrimet e kësaj studiueseje, ka përdorur shënjuesit molekularë në kryqëzimin midis një kushëri të egër të orizit me një hibrid prodhimi kombëtar, duke siguruar një shtim prej 30 përqindësh të të korrave (më shumë se çdo rezultat tjetër i arritur ndonjëherë gjatë Revolucionit të Gjelbër). Në Indi, më të varfrit nuk mund ta lejojnë kullimin e tokave, dhe kështu të kultivojnë orizi, por për të kënaqur nevojat e një popullsie në rritje të vazhdueshme prodhimi kombëtar i këtij drithi duhet patjetër të dyfishohet brenda vitit 2025. Një kërkues nga Bangalore di si t’ia arrijë. Quhet H. E. Shashidhar dhe ka kataloguar gjenet e varieteteve të ndryshme për të përpunuar kryqëzime në gjendje që t’i japin jetë një superorizi hiperpjellor. Në Afrikën Perëndimore, disa fshatarë kanë krijuar Nerica-n, një oriz i mrekullueshëm që bashkon aspektet më të mira të varianteve aziatike e afrikane: Rritet i harbuar, u reziston epidemive dhe thatësirës, si dhe përmban 31 për qind proteina më shumë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për të prodhuar oriz të ri për vendet në rrugën e zhvillimit. Irwin Goldman, Docente e Ortikulturës në University of Wisconsin-Madison, kujton rëndësinë themelore të punimeve të Mçouch si burim frymëzimi për studimet e tij mbi karotën, qepujkën dhe panxharsheqerin.
Nëpërmjet një procesi kompleks manipulimi gjenetik mbi një panxhar, ka zbuluar një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe shijen e të gjitha specieve vegjetale. Gjenet e panxharit të sheqerit kodifikojnë dy pigmente që i përkasin klasës kimike të betalinës. Kur janë të pranishëm të dy, panxhari i sheqerit është i kuq. Duke çaktivizuar një gjen, gjë që mund të ndodhë edhe me një ndryshim natyror, bëhet i artë. Duke u aktivizuar me periudha në faza të ndryshme të zhvillimit, shfaqen kanale. Jo se të kesh një panxhar sheqeri me kanale është e rëndësishme në vetvete (varietete të ngjashme ekzistonin qysh në shekullin e XIX-të në Itali). Më domethënëse është se Goldman ka arritur të identifikojë gjenet me të cilat shoqërohet aspekti dhe për të kuptuar si t’i manipulosh. Një ditë, mund t’i nxjerrësh diçka po aq të dobishëm të orizit në betacaroten që organizmi ynë e transformon në vitaminë A. Prej vitesh, inxhinierët tentojnë ta fusin këtë drithë në Azi, ku mungesa e vitaminës A provokon miliona raste verbimi çdo vit. Krijimi i variantit Gm nuk ka qenë i lehtë, ka qenë i domosdoshëm futja e dy gjeneve të dafodilit, por akoma më e vështirë ka qenë pranimi nga ana e njerëzve. Ashtu si në rastin e Flavr Savr, Golden Rice ka tërhequr tërbimet e lëvizjes Frankenfood duke shtënë në lak rreth 70 patenta. Një ekuivalent natyror nuk do të kish hasur të njëjtat dizavantazhe. Një iniciativë tejet largpamëse? Ndoshta nga momenti që për sa na rezulton nuk ekziston një oriz që përmban betacarotene. Por nuk mendonin as që karotat të përmbanin vitaminë E, përpara se ta zbulonte Goldman. Duke studiuar genomën e karotës, Goldman pikërisht i ka zbuluar disa varietete ekzotike (të verdhë, të portokalltë, të kuq e deri dhe të purpurt) që prodhojnë vitaminë E. Për të shfrytëzuar një karakteristikë të tillë mjafton të izolohen gjenet përgjegjës dhe të kryqëzohen variantet e egra me ato të zakonshme.
Pasuria gjenetike e vegjetaleve është zbuluar përveç një miniere të pambarueshme antioksiduesish, të përbërë na squfuri, tanina, të gjithë faktorë që ndriçojnë ngjyrën dhe forcojnë shijen, të humbura me kalimin e shekujve. Shumë prej këtyre aspekteve jo vetëm parandalojnë kancerin dhe shtojnë vlerën ushqyese, por shërbejnë edhe t’i përmirësojnë erën duke i mbrojtur njëkohësisht bimët nga epidemitë. Sot e dimë sesi t’i rikuperojmë këto cilësi dhe mund ta bëjmë me shpejtësi. Kompanitë shpesh harxhojnë vite për të afirmuar një varietetet të ri. Për të rikuperuar paranë e investuar, shesin farëra që nuk i transmetojnë tiparet e paralajmëruara nga korrja në korrje, duke i shtrënguar fshatarët që t’i blejnë sërish çdo vit. Bujqësia inteligjente është më e shpejtë dhe më ekonomike: Pjesa më e madhe e punës zhvillohet në laborator, duke kursyer kohë dhe para. Kërkimet e Goldman financohen nga universiteti, gjë që mundëson të shkartohen pa apel tentativat e keqarritura. Studimet, të kryera në bashkëpunim me bujqit dhe tregje lokale, kanë si rezultat prodhimin e farërave me polenim të hapur, një version bujqësor i open source. Richard Jefferson është një muzikant pararojë amerikan që jeton në Australi, si dhe President CAMBIA-s (Center for the Application of Molecular Biology to International Agriculture), një institut kërkimor i Canberra-s më qëllimin që të zbatojë në bujqësi një revolucion analog me atë të open source të prodhuar në informatikë nga Linus Torvalds dhe Richard Stallman, sipas filozofisë për të cilën "çdo teknologji novatore duhet të jetë publike".
Në qoftë se Goldman dhe Mçouch synojnë tejkalimin e OGM-ve nëpërmjet metodave që përdorin inxhinierinë gjenetike, Jefferson preferon një qëndrim më të drejtpërdrejtë. Për më tepër, të tre shfrytëzojnë njohjen e thelluar të genomave të bimëve për të krijuar variante gjithmonë të rinj. Por ndërsa dy të parët studiojnë hartat gjenetike për të konceptuar kryqëzime të reja, ky i fundit i përzier letrat në brendësi të vetë genomës. Nuk fut asgjë të re. Për të transgjenika është një “shkencë e mërzitshme”, por nuk është aspak kundër manipulimeve. Vetëm preferoj që t’i mësojë çdo bime të veçantë që t’i shfrytëzojë potencialitetet e veta të fshehura pa asnjë ndihmë të jashtme. Jefferson është bërë i famshëm në vitin 1985 me zbulimin e GUS-it, një gjen reporter që në bashkëpunim me gjene të tjera aktive prodhon variacione morfologjike. E ka shpërndarë falas në universitete dhe laboratorë pa fitim, por u ka kërkuar miliona kompanive biotek. Të gjitha këto para i ka përdorur për të themeluar CAMBIA-n, institutin që projekton teknologji për të ndihmuar shkencëtarët e vendeve në rrugën e zhvillimit në krijimin e varieteteve të reja ushqimore pa shkelur patentat OGM. Inxhinieria transgjenike e trajton genomën njëlloj me software-in, sikur të përmbante një kod binar. Në qoftë se do që një organizëm të paraqesë një të dhënë aspekt, futet një gjen. Por genoma është shumë më komplekse se një software informatikë. Kodi binar mund të shprehë vetëm dy vlera (1 ose 0), ndërsa DNA-ja përfshin katër të tilla (A,C,T, e G). Jo vetëm kaq: Genoma është në ndërveprim të vazhdueshëm me veten për prodhimin e atyre që teoricienët e kompleksitetit i përkufizojnë sjellje emergjente. Karakteristikat e një organizmi shpesh nuk janë rezultat i reagimit ndaj aktivitetit të një gjeni të veçantë, por produkt i një marrëdhënieje me shumë faktorë. Ja përse DNA-ja është akoma në pjesën më të madhe të saj një entitet misterioz. Jefferson synon që ta dominojë këtë magmë të padallueshme me një teknikë që e quan transgenomikë.
Një njeri është i ndryshëm nga vëllezërit e tij, pasi në fazën e riprodhimit cilësitë kromozomike të prindërve kanë shkuar të rikombinohen në skema specifike dhe ta dallueshme nga individi në individ. E njëjta gjë vlen edhe për bimët. Jefferson ka manipuluar gjenet fillestare në mënyrë që të veprojnë si ndërprerës që herë pas here aktivizojnë apo çaktivizojnë cilësitë latente të një specieje. Me të ashtuquajturën metodë Hart, përzien genomën (pa asnjë penetrim) për ta shtyrë të imitojë aspektet tipike të kultivimeve të tjera. Ëndrra e fundit e Jefferson-it është e ashtuquajtura apomiksi apo klonim i bimëve. Objektivi është ai i mësimit të specieve të ndryshme të klonojnë veten e tyre. Kur bimët do të arrijnë të prodhojnë farëra gjenetikisht identike me veten, nuk do të ketë më nevojë për të blerë çdo vit farëra hibride. Jefferson e të tjerë mbështesin se tashmë kanë individualizuar rrugë të ndryshme për ta arritur këtë objektiv, por konkurrenca është e zjarrtë dhe askush nuk është i gatshëm të zbulojë veçanti. Problemi i vërtetë nuk është dhe aq të përpunojë një metodë, sesa më shumë ta çojë përpara në një botë të dominuar nga patentat. “Nuk jam një optimist teknologjik se boll të shpikësh diçka të re që gjithçka të ecë mirë”, komenton Jefferson. “Modalitetet e prezantimit vlejnë jashtëzakonisht shumë”. Ideja e tij është ajo që të krijojë një lëvizje open source për bioteknologjitë.
Institutet e bamirësisë duhet të futen në konsorciume për të krijuar platforma dhe garantuar përdorimin e lirë të teknologjive të reja kërkuesve të enteve publike e private. Shfrytëzimi tregtar i produkteve finale do të jetë i mirëpritur, por teknologjia bazë, ta quajmë sistemi operues, duhet të jetë i lirë për këdo. Hapi i parë: Publikimi i krejt të dhënave të CAMBIA-s. Do të tentohej të krahasohej ky projekt me betejën e Linux kundër Microsoft, me Monsanto-n si ekuivalent të kolosit të kompjuterëve. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një iniciativë të fortë e të decentralizuar. Bujqësia është një prej sektorëve më dispendiosi di attività umana. Mbjellim qindra specie bimësh për të siguruar një të korrur të vetme. Shkatërrojmë ekosisteme të tëra me pesticide, plehra, harxhime uji dhe emisione traktorësh. E bëjmë akoma dhe akoma. Bujqësia organike e shkatërron këtë rreth vicioz. Është vetëm një manikotë mbi plagë, por në qoftë se i shtojmë kompetencat bioteknologjike, atëherë mund t’i japë jetë diçkaje të jashtëzakonshme. Në genomat e bimëve është shkruar sesi natyra prej shekujsh mbretëron e qeveris dhe kërkuesit e të gjithë botës po mësojnë jo vetëm t’i lexojnë këto informacione, por edhe t’i rikodifikojnë. Kjo nuk do të thotë se aventura është e destinuar automatikisht për sukses. Era e re e ushqimit nuk do të fillojë me një Big Bang teknologjik, por kjo është edhe një e mirë.
Ngjarjet e papritura janë të vështira për t’u menaxhuar. Një rinovim gradual dhe konstant do të mundësojë që të ndërmerren iniciativat e duhura të marketingut. Opinioni publik është një entitet kompleks si genoma dhe po aq i vështirë për t’u kontrolluar. Kompetencat shkencore janë. Në qoftë se ekonomia do të arrijë të shpjegojë mirë se çfarë është, dhe çfarë nuk është, superorganika, produktet e rinj do të ndryshojnë jo vetëm mënyrën tonë të të ngrënit, por edhe atë me të cilën lidhemi me planetin në të cilin jetojmë.
Përgatiti: Armin Tirana : Gazeta Metropol