Mrekullite natyrore rrezikojne te zhduken

Mrekullite natyrore rrezikojne te zhduken
Nëse ngrohja globale do të vazhdojë Pengesa e Madhe Koralore do të zhduket brenda vitit 2030. Por nuk është vetëm kjo mrekullia natyrore në rrezik; ja lista e 10 vendeve që duhet të vizitohen përpara se të jetë shumë vonë.

Pengesa Koralore – Një prej ekosistemeve koralore më origjinale në botë mban në gjirin e vet peshq të madhësivë dhe llojeve nga më të ndryshmet. Por kjo mrekulli ka pësuar dëme të mëdha në vitin 1998 me një humbje prej 50 përqind të koraleve të saj në shumë zona.

Shtrati i lumit në Kongo - Pyjet tropikalë atje prodhojnë 40 përqind të oksigjentit të botës dhe shërbejnë si një mjet jetësor ushqimi, bimësh mjekësore dhe mineralesh.Sipas OKB-së, nëse nuk merren masa urgjente dy të tretat e pyjeve do të zhduken brenda vitit 2040.

Deti i Vdekur - Eshtë pika më e ulët e Tokës dhe ka dhjetë herë më shumë kripë se sa të gjithë ujërat e tjera detare nëpër botë. Po ashtu ky det ka minerale terapeutikë. Në 40 vitët e fundit Deti i Vdekur është reduktuar në një të tretën e tij dhe niveli është ulur 80 këmbë.

Everglades - Kjo tokë e lagësht, gjithsej 2.5 milionë hektarë, që gjendet në Florida, rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të ndotjes prej fermave, mësymjes së kafshëve dhe zhvillimit të pakontrolluar.

Madagaskar - Më shumë se 80 përqind e Florës dhe faunës së Madagaskar nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës, falë miliona viteve izolim në Oqeanin Indian. Por nëse nuk bëhet asgjë për të shpëtuar ishullin e katërt më të madh në botë, atëherë pyjet e tij do të zhduken brenda 35 vjetësh.

Maldive - Kombi më i pasur me pengesa koralore dhe peshq është në rrezik zhdukjeje. Kështu përmendim peshkun Napoleon, apo peshkaqenin Leopard që mund të humbasë njëherë e përgjithmonë. Por shkencëtarët mendojnë se ka shumë shpresë për Maldivet, pasi ngrohja globale do të vazhdojë të shkrijë akujt dhe do të rrisë nivelet e detit.

Polet - Fenomenet natyrale më unike dhe sugjestionuese, ajsbergët, aurorat dhe kafshët e rralla si pinguinët, arinjtë polarë dhe balenat gjenden në këto pika të globit. Por Woods Hole Oceanographic Institute njofton se 80 përqind e popullsisë së pinguinit perandor në Antarktidë do të zhduket nëse ngrohja globale do të vazhdojë më këto ritme.

Rajasthan-Ranthambore - Zona indiane është një prej vendeve mnë të mira në botë për të parë tigrat. Popullsia botërore e tigrave ka rënë në 3200 lloje e pjesa më e madhe e tyre jeton në Indi. Nëse nuk do të merren masa të menjëhershme felini i madh mund të zhduket brenda pak dhjetëvjecarëve.

Pylli i Tahumanu - Në këtë zonë të Perusë jetojnë papagaj dhe krijesa të tjera në rrezik zhdukje si përshembull armadilët gjigantë, gatopardët apo xhaguarët. Ky pyll i magjishëm në zonën e quajtur Nëna e Zotit është në rrezik zhdukjeje për shkak të prerjes ilegale të pemëve.

Shtrati i lumit Yangtze - Krijesat ekzotike si pandat gjigante, delet e kaltra gjenden në këtë zonë. Por ndërtimi i digës Three Gorges me vlerë 24 miliardë dollarë duket se do të ketë një impakt negativ për ujërat dhe botën e kafshëve atje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama