Muller-Meta Shqiperia eshte nje partner i rendesishem i BB-se qe ka shenuar progres

metaTIRANË, 31 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, eshte takuar gjate vizites se tij ne SHBA me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha si ujësjellës-kanalizime, transporti, energjia, etj.

Kryetari i Kuvendit, Meta, vlerësoi bashkëpunimin që ekziston midis institucionit të Kuvendit dhe Bankës Botërore, duke u ndalur veçanërisht tek projektet i kësaj të fundit për parlamentet. Po ashtu, ai vlerësoi rritjen e bashkëpunimit mes stafit të Kuvendit dhe atij të Bankës Botërore sa i përket rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me publikun.

Gjithashtu, Meta nënvizoi nevojën për thellimin e reformave në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë së vendit.

Ndërsa, Zv/presidenti i Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller, u shpreh se Shqipëria është një partner i rëndësishëm i BB-së, partner i cili ka shënuar progres të qenësishëm gjatë viteve të fundit". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama