Mullixhiu francez zgjidh krizen e makaronave te Kombetares

Mullixhiu francez zgjidh krizën e makaronave të Kombëtares

David Rujet, një mullixhi 28 vjeçar francez, është i punësuari më i ri Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi gjatë kësaj jave, ai duhet të prodhojë dhe dorëzojë në hotelin e përfaqësueses 75 kilogram makarona. Ai ka një punishte të vogël në Languidik, ku prodhon makarona të cilat vlerësohen shumë nga ekspertët gastronomikë të zonës, ndërsa ka zgjidhur një krizë të mirëfilltë për stafin kombëtares dhe hotelin ku po qëndron ajo në krahinën e Bretanjës.

languidic-euro-2016-il-fournit-des-pates-lequipe-dalbanie

Rujet tregoi për mediat franceze se kishte qenë shume i lumtur që kishte marrë një urdhër për një dërgesë ekspres. "Kombëtarja shqiptare dhe stafi i saj po qëndron te hoteli "L'Agapa Perros-Guirec". Më telefonuan në pasditen e të hënës: u nevojitej në mënyrë urgjente një sasi makaronash për 50 persona", shpjegoi ai.

David dhe gruaja e tij Ella, i hynë punës dhe brenda mëngjesit të ditës së mërkurë, kanë dorëzuar në hotelin e kombëtares rreth 35 kilogram makarona. "Unë ndoqa kërkesën e skuadrës, duke prodhuar makarona të ndryshme. Ata ushqehen me pasta në çdo vakt ndaj u duhen 5 kilogram për çdo vakt".

Rreth 40 kg të tjera do të dorëzohen deri të premten, në mënyrë që kontingjenti shqiptar të ketë sasinë e nevojshme të makaronave deri për fillimin e javës së ardhshme.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama