Zhoze Murinjo bëhet sërish pjesë e tabloidëve anglezë, por këtë herë jo për protagonizmin e tij në botën e sportit, por për vajzën e tij 19-vjeçare, Matilde. Shtypi anglez shkruan se Matilde duket se ka shqetësuar babain e saj me djalin që po shoqërohet.
Pak ditë më parë vajza e tij ka udhëtuar nga Londra në Lisbonë me Dani Graham për t'a njohur me qytetin dhe gjyshërit.
Sipas tabloidëve anglezë, Murinjo nuk duket i kënaqur me shoqëruesin e vajzës, pasi i duket shumë feminist.
Paçka se djali është rritur në njërën nga shkollat më të mira britanike, rezultatet e tij lënë shumë për të dëshiruar.
Mediat shkruajnë se ish-trajneri i Çelsit e ka takuar disa herë të riun duke e paralajmëruar që mos të luajë me vajzën.