eshte ambasadori amerikan John L. Withers II qe i dorezon çmimin sot pasdite ne rezidencen amerikane, asaj gruaje e cila gjate nje viti "ka deshmuar guxim" ne nje mision shoqeror apo nje detyre te perditshme ne mjedisin shqiptar.
Çmimi me kete emer eshte pagezuar po gjithashtu nga Withers II, i cili prej kohesh ka pohuar se eshte i mbushur me respekt perballe figures se Kokalarit per kontributin ajo ka dhene ne fushen e ideve politike dhe per modelin etik qe krijoi ne nje kohe te veshtire per burra dhe njerez te lire dhe shume here me te veshtire per femren. Ne kete kuptim ky model e le te hapur drejt sferave humane vleresimin per gra te guximshme.
Nese kerkojme nje motiv per "Musine Kokalari - Woman of Courage Award", nje fare pergjigje nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara, e gjen tashme ne shenimin e tij te 8 marsit ne Gazeten "Shekulli": "Nuk kane fuqi te mbinatyrshme, por perfaqesojne ate çka eshte e shkelqyer, frymezojne te tjere dhe kane perkushtim me pasion ndaj sjelljes se ndryshimit brenda komuniteteve ku sherbejne.
8 marsi eshte nje dite e caktuar per te nderuar femrat ne Shqiperi dhe ne mbare boten si Heroina te Perditshme qe zbulojne shtigje te reja dhe kapercejne pengesa, nderkohe qe rendin drejt perparimit dhe begatise per brezat qe do te vijne."
Çmimi qe jep ambasada e SHBA-ve ne Tirane eshte ne kuadrin qe tradites per Muajin e Gruas, siç njihet muaji mars ne vendin e origjines se çmimit ne fjale.
Por eshte hera e pare qe ky çmim merr emrin e nje gruaje ne kultures vendase.
Ka disa muaj qe nje grup pune i ambasades punon per dite e sotme.
Ne nentor 2009, pas nje vizite disaditore ne Gjirokaster, Withers II, u shpreh i mallengjyer per Musine Kokalari. Kishte bere nje vizite ne shtepine e saj te lindjes. Ai shprehu keqardhjen qe kjo grua "eshte denuar, burgosur, internuar dhe persekutuar nga regjimi komunist per shkak te mendimit politik dhe krijimtarise te saj ndryshe nga klishete e imponuara nga regjimi i asaj kohe te veshtire".
Nga katedra akademike dhe universitare Musine Kokalari (1917-1983) eshte cilesuar pioniere e levizjes se feminizmit ne Shqiperi dhe per kete i referohen aktivitetit te saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.
Themeloi Partine Socialdemokrate ne vitin 1943, dhe shkruante ne gazeten "Zeri i Lirise", organ i partise. Ishte pjesetare e grupimit te opozitar antikomunist "Bashkimi Demokratik Shqiptar" (1946), nje aleance e Partise Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistences dhe me Grupin Monarkist. Me 12 nentor 1944 u pushkatuan pa gjyq vellezerit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Ajo u denua me 20 vjet heqje lirie, beri 16 vjet burg, 22 vjet ne internim. Vdes nga tumori me 1983.
Eshte autore e veprave "Siç me thote nena plake" botim i vitit 1939 me rrefenja, gojedhena, shenime dhe recenca mbi etnografine e traditen popullore. Kokalari ka kontribuar shume ne studimet etnografike, ashtu si dhe ne ato letrare e gjuhesore..
Me 1944 botohet "Rreth vatres" dhe "Sa u tund jeta" 1945. Me 2000 botohet nje permbledhje e shkrimeve, artikujve, eseve dhe kujtimeve me titull "Si lindi Partia Demokratike". Ne 2004 u botuan 60 ese te sajat nen titullin "T'isha nje lule".
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve shpalli ne vitin 2006 Çmimin "Musine Kokalari" per shkrimtaren me te mire grua te vitit. Thuhej se çmimi kishte per qellim qe te nxite letersine e shkruar nga grate, dhe ne kete menyre t'i jepte nje dore rolit te gruas ne shoqeri. Çmim qe nuk u dha kurre, sepse konkursi nuk u be
Kokalarit i jane akorduar nga Presidenti i Republikes medalja "Martir i Demokracise" (Pas vdekjes) dhe Titulli "Nderi i Kombit".
Elsa Demo : Gazeta Shekulli