Muzeu 1 mln euro dhe donatoret private

Muzeu 1 mln euro dhe 'donatoret private'

Plot 970 mijë euro do të kushtojë restaurimi i “Shtëpisë së Gjethes” e cila do të kthehet tashmë në një muze. Do të shpenzohet kjo shumë për shtëpinë e famshme të spiunëve por ashtu siç ndodhi edhe me restaurimin e kryeministrisë, nuk njihen donatorët. Nga 970 mijë euro, 670 mijë jepen nga “donatorë privatë” apo bashkëpunime ndërkombëtare. Qeveria shqiptare do të japë 300 mijë për rindërtimin e godinës dhe në çmimin total prej 970 mijë eurosh nuk përfshihen kostot operative. Por çështja që prodhon më shumë pyetje është dhurimi i këtyre parave nga privatët. Përveçse ata ngelen anonimë, përse po e bëjnë këtë dhurim? Çfarë do të marrin ata në këmbim? Edhe rindërtimi  i godinës gjithashtu duket se ka një vlerë të ekzagjeruar (300 mijë euro), ndërkohë 150 mijë euro do të përdoren për kondicionimin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama