Muzeu Kombetar “i lakmuari” i turisteve

Muzeu Kombetar, “i lakmuari” i turisteve
Deri tani, prilli shenon edhe numrin me te madh te vizitoreve, qe shkon deri ne 5100 persona. Mirepo jo gjithcka perkthehet ne lek, pasi me se 2000 vizitore kane qene vetem nxenes e te tjere akoma jane vizitore te ekspozitave te herepashershme qe hapen ne mjediset e muzeut. Por, pavaresisht ketyre, nje gje eshte e sigurt, se etja e te huajve per te pare brendine e tij eshte po aq e madhe sa edhe per te njohur natyren e mrekullueshme te Shqiperise, per te cilen edhe vijne ne vendin tone. Jane kryesisht agjencite turistike qe i sjellin ne muze turistet, dhe jo rralle godina e muzeut eshte e pushtuar prej tyre.

Teksa vizitonte pavijonet e muzeut, nje turist kanadez u shpreh: “Kureshtja per te mesuar dicka me shume per heroin tuaj kombetar, Skenderbeun, por te njohur nderkombetarisht per bemat e tij na shtyn te ndalemi gjate ne kete pavijon. Dhe pse pavijonet e tjere te ketij muzeu jane po aq interesante dhe me objekte qe per syrin tone jane te reja”.

Po aq kureshtje ka edhe per te vizituar nje tjeter pavijon, ate te gjenocidit te diktatures. Nuk ka shume objekte qe te cojne ne ate kohe ne fakt, pasi eshte nje pavijon i improvizuar “ne shpejtesi e siper”, por emrat pafund te shkruar ne muret e muzeut ngjallin nje lloj kureshtje. Jane viktimat e regjimit komunist, tela me gjemba dhe nje qeli e improvizuar per te sjelle ne vemendje dhunen e ushtruar ndaj tyre. Krahasuar me vitin e shkuar, duket se nuk ka ndonje rritje te numrit te vizitoreve, por kjo vetem per keta muaj qe kane kaluar. Piku i turisteve eshte ne muajt qe vijne, sidomos pergjate korrikut, kur agjencite turistike vlojne nga vizitoret qe kerkojne te njihen me shume me vendin tone. Dhe pse pjesa me e madhe e tyre pergjate muajve te nxehte shkojne drejt bregdetit, muzete nuk jane aspak larg vemendjes se tyre.

Numri i vizitoreve ne Muzeu Historik Kombetar per vitin 2008 :

Janar 1199

Shkurt 2586

Mars 2969

Prill 5072

Maj 4000

Nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama