Muzeu vend pelegrinazhi. 7.500 shqiptare ne 1 dite pane armet e Skenderbeut

Muzeu, vend pelegrinazhi. 7.500 shqiptare ne 1 dite pane armet e Skenderbeut
Muzeu Historik Kombëtar, aty ku prej së enjtes janë ekspozuar reliket e Skënderbeut është kthyer në vend peligriniazhi. Janë mijëra shqiptarë kanë mabajtur radhë prej mëngjesit të së premtes për të hyrë në mjediset e muzeut për të parë ekspozitën ku gjenden 2 shpatat, përkrenarja, gravura dhe kodeksi i jetës së heroit tonë kombëtar. Kërshëria dhe emocionet lexohen qartë që në hyrjen e këtij institucioni ku ende vijon të jetë i shtruar tapeti i kuq ceremonial.

Shkallët e muzeut jashtë dhe ato që të çojnë në sallën e ekzspozitës janë të tejmbushura. Ndërsa përpara vitrinës ku janë ekspozuar 2 shpatat dhe përkrenarja ka radhë. Të mëdhenj e të vegjël qëndrojnë në radhë për të qëndruar vetëm 20 sekonda përpara e tyre e për të parë ç’të munden në këtë moment…Punonjësit e Muzeut Kombëtar janë të detyruar t’i largojnë pas pak sekondash vizitorët pasi nëse të gjithë do të qëndronin për minuta të tëra, aq sa do të dëshironin, me siguri radhët do të ishin tepër të gjata.

Burime pranë muzeut na tregojnë se deri në orën 17.00 të së premtes, kanë vizutuar ekspozitën rreth 7.500 vizitorë. Ndër ta nxënës, studentë dhe shqiptarë të tjerë ardhur nga të gjitha qytetet e vendit. Disa prej tyre shprehen të emocionuar pasi kanë parë vetëm për pak sekonda këto objekte unike që kanë mbërritur nga Muzeu i Vienës në Tiranë.

“Është moment shumë emocionues-thotë një vizitore. Ato pak sekonda që mund t’i shohim, duket sikur je përpara një statuje madhështore dhe në fakt për ne, këto armë janë madhështore për historinë tonë. Ne si shqiptarë nuk mund të mos përjetojmë emocione te veçantë”. Shumë nxënës ka pasur përgjatë gjithë ditës dhe 3 djem, jo më shumë se 15 vjeç kanë zgjedhur t’i vizitojnë armët dhe përkrenaren që në ditën e parë të ekspozimit të tyre, të paorganizuar me shkollën e cila sikundër tregojnë, do e vizotojë ekspozitën një tjetër ditë. “Sapo dëgjuam lajmin se kanë ardhur armët e Skënderbeut menduam të vinim pas shkollë për t’i parë. Ne kemi mëshuar në histori për këtë hero dhe është ndoshta shanci i vetëm në jetë për t’i parë këto armë në Tiranë”-thotë njëri prej tyre.

Kjo është vetëm dita e parë e ekspozimit të armëve dhe përkrenares së Skënderbeut në Tiranë, e pritet që kur 45 ditët që ato do të qëndrojnë të ekspozuara në Tiranë, të jenë drejt fundit, të jenë qindra mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe treva të tjera shqiptare që të organizuar apo jo të vizitojnë këto objekte të rralla, simbole dhe trashëgim nga heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama