Një nivel i njëjtë mund të përdoret për shkallën e volumit të muzikës që mund të shërbejë si sfond në ambientin e punës, sugjeron profesor Ravi Mehta, nga Universiteti i Ilinois, i cili ka studiuar faktin se si zhurma që është në sfond ndikon në tru gjatë zhvillimit të detyrave të ndryshme. Zhurma në sfond, për të pasur efektin e dëshiruar në produktivitetin e punës duhet të jetë në një nivel të duhur. Zhurmat e larta shpërqendrojnë, ato të ulëtat nuk stimulojnë mjaftueshëm mendjen. Prandaj, në nivelin 70 db të zhurmës gjendet çelësi ideal për të stimuluar kreativitetin në një ambient pune, – thotë prof. Mehta.
“Një nivel i moderuar i zhurmës, jo vetëm që rrit kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve, por çon në zhvillimin e produkteve inovative në disa mjedise pune, – shpjegon prof Mehta. – Rezulton se rreth 70 decibel është niveli i duhur”. Nëse shkohet përtej këtij niveli, zhurma është shumë e fortë, dhe fillon të ndikojë negativisht në krijimtarinë tuaj. Kjo është ajo që mund të quhet e mesmja e artë.